Logjikë antiekonomike, Alitalia ofron shërbim me bileta 72 euro më shtrenjtë

0
330

Ervin Kaduku

Ministria e Transportit po afron kompani të transportit ajror që kërkojnë shifra shumë të larta, duke tentuar të krijojë hapësirë për miqtë e qeveritarëve, nga Italia në Kosovë

 

 

alitaliaKompania ajrore italiane Alitalia do të njohë biletat e kompanisë shqiptare Belle Air, duke bërë transportin e udhëtarëve drejt Italisë. Por, gjatë një konference shtypi, përfaqësuesi i Alitalia-s për Shqipërinë, Marco Quagliarella, tha se vetëm me një shtesë prej 72 eurosh udhëtarët mund të shkojnë në destinacionet e tyre të mëparshme përfshirë dhe Brukselin dhe Londrën.

“Po impenjohemi ndërkohë edhe për të zgjidhur vështirësitë e pasagjerëve shqiptarë që prej 1 jave patën probleme me fluturimet e kompanisë Belle Air. Për këtë ne kemi dhënë disa tarifa preferenciale ku me 72 euro plus ata mund të fluturojnë në të gjitha destinacionet me Italinë, përfshi këtu edhe në tri linjat e reja që janë Venecia, Verona dhe Bolonja si dhe ato ekzistueset. Po ashtu biletat e tyre njihen edhe për fluturimet drejt Brukselit dhe Londrës”, – tha Marco Quagliarella, përfaqësuesi i Alitalia për Shqipërinë

Pra, është e qartë se Belle Air ka ofruar deri tani çmimet më të përshtatshme për qytetarët shqiptarë dhe për këtë shteti shqiptar e kë mbytur në borxhe pa fund.

Po kush janë operatorët e rinj që po përgatiten të hyjnë në transportin ajror të vendit?

Kompania Alitalia dhe Air One kanë që prej 1 jave dhe do të vijojnë që të kryejnë nga 114 fluturime në javë nga Shqipëria në Itali, u tha dje në konferencën e shtypit, që jo rastësisht është bërë në rezidencën e ambasadorit Gaiani. Alitalia dhe Air One janë të kredhura në borxhe dhe kohët e fundit as kompania Air France, që u ofrua për të blerë aksionet e saj, nuk pranoi t’u vendosë atyre një vlerë të caktuar, duke i konsideruar thjesht si “junk” që në gjuhën e biznesit ndërkombëtar nënkupton aksione pa pikë vlere.

Po kështu, pronari i gazetës “Zëri” të Kosovës, i njohur për sulmet e tij pa princip kundër Sali Berishës, ka gjetur një dritare të hapur në qeverinë “Rama” për të hyrë në Shqipëri, nëpërmjet një kompanie të krijuar pikërisht më datë 4 dhjetor synon të ndajë “tortën” e fluturimeve shumëmiliardëshe. Fjala është për kompaninë Fly Albania.

Këto lëvizje, që presin të marrin edhe bekimin e qeverisë tregojnë qartë se pse dhe kush synon ta largojë Belle Air-in nga tregu i fluturimeve civile në Shqipëri, pas një historie teje të suksesshme biznesi.

 

Shtesa

  “Belle Air” zotëronte rreth 53% të tregut, që përkohësisht do të mbulohet nga kompanitë “Alitalia” dhe “Air One”, por në afatin e gjatë kjo pjesë tregu lakmohet edhe nga biznesmenë të tjerë. Deri tani, janë tre kompani që kanë bërë kërkesë për t’u licencuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Kompania “United Balkan Airlines” rezulton e themeluar më datë 16 Gusht të këtij viti. Sipas të dhënave të ekstraktit bazë në QKR, kjo shoqëri zotërohet në masën 51% nga ortaku Fatmir Çelepija, ndërsa kuotat e mbetura i takojnë dy shtetasve turq, Aydin Kiziltan në masën 45% dhe Ali Batuhan Karatas, në masën 4%.

Aydin Kiziltan njihet si drejtues i kompanisë “World Focus Airlines”, një kompani fluturimesh e themeluar në vitin 2005 në Turqi. Edhe ortaku tjetër turk Ali Batuhan Karatas ka qënë menaxher në disa kompani ajrore në Turqi dhe më pas pronar i kompanisë së ofrimit të shërbimit fluturimeve charter dhe shërbimeve aeroportuale, “BNK Aviation”.

Kompania e dytë që është regjistruar në muajt e fundit dhe ka bërë kërkesë për të nisur fluturimet është “Fly Albania” Ajo është regjistruar më datë 16 Tetor dhe kontrollohet në pjesë të barabarta nga dy sipërmarrës kosovarë, Abdullah Tajari dhe Nerimane Ejupi.

Nerimane Ejupi është pronare e “Eurokoha”, agjenci udhëtimesh që kontrollon kompaninë kosvare të fluturimeve “Kosova Airlines”. Ajo, së bashku me Remzi Ejupin, njihen si partnerë biznesi të Behgjet Pacollit dhe u arrestuan në vitin 2012 në Kosovë, me akuzën për pastrim parash në blerjen e Hotel “Grand” në Prishtinë.

Veç dy kompanive të reja, në treg po tenton të kthehet edhe operatori më i vjetër shqiptar i fluturimeve, “Albanian Airlines”. Kësaj kompanie ju hoq licenca nga autoritetet e aviacionit civil në vitin 2011, me motivacionin e mospërmbushjes së standardeve të sigurisë. Albanian Airlines nisi një betejë ligjore, duke akuzuar autoritetet shqiptare se po e penalizonin për favorizuar “Belle Air”.

Tentativat e për rikthim dështuan, edhe për shkak të problemeve ligjore të pronarit turk të kompanisë, Ali Evsen. Tashmë, “Albanian Airlines” është marrë sërish nën kontroll nga shoqëria “Advanced Construction Group”, që zotërohet në masën 100% nga biznesmeni sirian Yahia Farwati.

“Advanced Costruction Group” e pat blerë “Albanian Airlines në vitin 2008 nga familja kuvajtiane Al Kharafi, por e shiti vetëm pak muaj më vonë te biznesmeni turk Ali Evsen. Yahia Farwati është shtetas sirian që prej vitesh ushtron aktivitet biznesi në Shqipëri në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë. Përveçse sipërmarrës, Yahia Farwati është konsull nderi i Sirisë në Shqipëri.

 

 

Përfaqësuesi i Alitalia-s

“Po impenjohemi ndërkohë edhe për të zgjidhur vështirësitë e pasagjerëve shqiptarë që prej 1 jave patën probleme me fluturimet e kompanisë Belle Air. Për këtë ne kemi dhënë disa tarifa preferenciale ku me 72 euro plus ata mund të fluturojnë në të gjitha destinacionet me Italinë, përfshi këtu edhe në tri linjat e reja që janë Venecia, Verona dhe Bolonja si dhe ato ekzistueset. Po ashtu biletat e tyre njihen edhe për fluturimet drejt Brukselit dhe Londrës”, – tha Marco Quagliarella, përfaqësuesi i Alitalia-s për Shqipërinë.

 

 

Kompanitë e reja të fluturimit

Kompania Alitalia dhe Air On” kanë që prej 1 jave dhe do të vijojnë që të kryejnë nga 114 fluturime në javë nga Shqipëria në Itali, u tha dje në konferencën e shtypit, që jo rastësisht është bërë në rezidencën e ambasadorit Gaiani. Alitalia dhe Air One janë të kredhura në borxhe dhe kohët e fundit as kompania Air France, që u ofrua për të blerë aksionet e saj, nuk pranoi t’u vendosë atyre një vlerë të caktuar, duke i konsideruar thjesht si “junk” që në gjuhën e biznesit ndërkombëtar nënkupton aksione pa pikë vlere.

Po kështu, pronari i gazetës “Zëri” të Kosovës, i njohur për sulmet e tij pa princip kundër Sali Berishës, ka gjetur një dritare të hapur në qeverinë Rama për të hyrë në Shqipëri, nëpërmjet një kompanie të krijuar pikërisht më datë 4 dhjetor synon të ndajë “tortën” e fluturimeve shumëmiliardëshe. Fjala është për kompaninë Fly Albania.

 

 

 

Shpëtimi i fundit – Tregu i Krishtlindjeve

 Biznesi me tregjet e Krishtlindjeve lulëzon. Planifikimi për tregjet e Krishtlindjeve fillon që në muajin shkurt.

Peter Schrade përkulet nën topat prej qelqi varur që varen nga tavani i tezgës së tij në tregun e Krishtlindjeve dhe i shpjegon në anglishte të përsosur klientes se si është prodhuar ky top qelqi. Qelqpunuesi ofron në tezgën e tij shumë perla qelqi, të gjitha të prodhuara me dorë bashkë me të shoqen.

“Në tre muajt e fundit të vitit ne bëjmë rreth gjysmën e shitjeve vjetore”, – tregon Peter Schrade. Për topat dhe zbukurimet e tjera për Krishtlindjet ai po punon që prej muajit maj. Por mjeshtëria e tij është në gjendje të keqe, sepse importet e lira nga Kina u krijojnë probleme artizanëve gjermanë.

Në tregun e Krishtlindjeve në Këln vijnë turistë nga Franca, Anglia apo Holanda dhe çdo vizitor shpenzon aty mesatarisht rreth 30 euro për zbukurime për Krishtlindjet. Anne nga Skocia tregon se aty nuk tregje të tilla dhe se tregjet gjermane janë mjaft të njohura në Skoci.

 

Pa Krishtlindjet zejtarët që përpunojnë xhamin do të kishin marrë fund

Edhe Peter Schrade përfton prek klientëve ndërkombëtarë. “Në Gjermani qelqpunuesit janë duke u zhdukur, por kjo zeje vlerësohet shumë prej amerikanëve dhe britanikëve”, – tregon ai. Schrade punon prej 30 vjetësh si qelqpunues dhe edhe si shitës në tregjet e Krishtlindjeve. Qiraja për tezgën shkon në disa mijëra euro, dhe ai ka investuar para edhe për skulpturat e qelqit dhe prodhimet e tjera. Por këto investime janë të rëndësishme për të mbijetuar.

Tregu i Krishtlindjeve para Katedrales së Këlnit, ku ka stendën edhe Peter Schrade është ndër më të vizituarit në Gjermani. Në këtë treg ka 150 stenda. Në vitin 1995 në Këln kishte tre tregje Krishtlindjes, sot ka shtatë. Monika Flocke vendosi para katër vjetësh që ta linte profesionin e avokates dhe të merrej me organizimin e tregut të Krishtlindjeve para Katedrales. “Krishtlindjet lidhen me emocione dhe një projekt të tillë nuk mund ta bësh nisur vetëm nga interesa ekonomike”, – tregon ajo.

 

Traditë 600-vjeçare

Planifikimi për tregjet e Krishtlindjeve fillon që në muajin shkurt. Tregtarët bëjnë kërkesat për stendat, fillon organizimi i programit festiv etj. Këtë vit Monika Flocke ofron edhe një smartphone-app dhe internet falas që njerëzit të informohen për tregun dhe aktivitetet. Ajo dhe partneri i saj në biznes kanë investuar disa milionë euro për këtë biznes dhe sipas mendimit të saj do të duhen rreth 10 vjet që tregu të fillojë të nxjerrë fitime. Asaj i duhet që çdo pesë vjet të rinovojë licencën.

Tradita e tregjeve Krishtlindjeve në Gjermani është pothuajse 600-vjeçare. Tregu më i vjetër gjerman i Krishtlindjeve është Striezelmarkt në Drezden, i cili mbush këtë vit 579 vjeç. Edhe në Drezden biznesi me tregun e Krishtlindjeve lulëzon. Në vitin 2000, në Drezden kishte vetëm katër tregje Krishtlindjesh, këtë vit ka njëmbëdhjetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency