Motivet më të tmerrshme për seks

0
156

seks_par2_625Pikëllimin, hakmarrjen, kontrollin… nuk do të duhej t’i merrnit si pretekst për të bërë diçka në llogari të dikujt tjetër.

Seksi nuk do t’i tregojë ish-partnerit se çfarë ka humbur, pikëllimi nuk do të shërohet me seks nëpërmjet një personi tjetër, ndërsa as seksi me një person që është i dashuruar me ju nuk do t’jua kthejë vetëbesimin.

…nga hakmarrja

Pas ndarjes së dhimbshme është e domosdoshme ta pranoni faktin se lidhja midis jush ka përfunduar dhe se duhet të distancoheni në mënyrë emocionale. Ta inicioni seksin me personin që dikur e keni dashuruar e tash e urreni është njëri ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni. M’u për këtë veprim, ju përsëri do të jeni në një rreth pikëllimi nga ndjenjat tuaja dhe do ta keni shumë të vështirë të niseni tutje.

…për ta shmangur pikëllimin

Pikëllimi si arsye për seks mund të jetë edhe si rezultat i egos së lënduar apo një dashurie të pafat. Një lidhje e tillë, vetëm për seks, është vetëm humbje kohe, sepse kështu mund ta lëndoni anën tjetër, e cila mund të kërkojë diç më shumë se sa vetëm kontakti fizik.

… nëpërmjet seksit deri te kontrolli

Motivi për të pasur seks në të cilin njëra anë mbetet e lënduar, mund të shihet si ide e keqe. Edhe pse ju në mënyrë absolute do ta dominonit dhe kontrollonit një lidhje të tillë, aty nuk do të gjeni kënaqësi, sepse nuk ka respekt.

…dikush ju ka tradhtuar dhe tash ju u hakmerreni të gjithëve

Nëse mbështeteni në manipulim dhe kërkoni të hakmerreni për tradhtitë e dikurshme, nuk do të arrini shumë larg. Mund të ndodhë që përsëri ju do të vuani më shumë.

…për shfrytëzim

Për seks zakonisht, në raste të tilla, zgjidhet dikush që nuk është në “nivelin tuaj”, e shërben vetëm sa për t’iu hakmarrë dikujt tjetër, i cili ju ka lënduar dikur. Mos e bëni një gjë të tillë, sepse pas një periudhe kohore më pak do ta vlerësoni veten tuaj, pikërisht shkaku i këtyre veprimeve, pa marrë parasysh se sa mirë jeni ndjerë atëherë.

 

A dëshironi që me të vërtetë partneri t’ju thotë gjithçka?

 

Sinqeriteti nuk fillon në marrëdhënien ndaj partnerit, por duke filluar me vetveten.

Nganjëherë është e vështirë të jemi të sinqertë me veten tonë, sepse shpeshherë nuk e dimë se çfarë duam saktësisht, apo ndoshta edhe nuk duam t’i pranojmë dëshirat tona të sinqerta, sepse janë të papranueshme nga shoqëria.

Ku është masa e duhur?

Vetëm atëherë kur i kemi shpjeguar dëshirat dhe pritjet tona karshi partnerit, mund të jemi të sinqertë. Por, tash shfaqet pyetja se sa sinqeritet do të ishte masa e duhur.

100% sinqeritet – a duam me të vërtetë të dimë gjithçka?

Të gjithë themi se duam sinqeritet të skajshëm, madje edhe kur marrëdhëniet më intime të jenë në pyetje. Duam të dimë gjithçka se çfarë po sillet nëpër kokën e partnerit: çfarë ka konsumuar për drekë, sa të holla ka shpenzuar rreth aktiviteteve të tij, çfarë mendon për stilin ri të flokëve, a e eksitojnë femrat e tjera. Kur do të kishim qenë të informuara rreth gjithë kësaj, shumë shpejt nuk do të ishim më të kënaqura.

 

 

Çfarë ëndërrojnë femrat, dhe çfarë meshkujt?

Një laborator kanadez ka vendosur të zbulojë se cilat janë ëndrrat më të shpeshta tek të dy gjinitë, kështu kanë kryer hulumtimin në 28 mijë të anketuar në mes moshës 10 dhe 79 vjeçare gjatë 11 viteve.

Rezultatet edhe nuk janë aq befasuese: meshkujt më së shpeshti ëndërrojnë për seks, të paktën kështu pohojnë 85 për qind e të anketuarve, derisa për femrat ëndrra më e shpeshtë është ajo në të cilën dikush i ndjek, që kanë thënë 83 për qind e të anketuarave.

Këto dy ëndrra janë të përbashkëta për pjesëtarët e të dy gjinive, sepse edhe njëra edhe tjetra janë në vendin e dytë të ëndrrave më të shpeshta te gjinia e kundërt – 78 për qind e meshkujve ka ëndrra në të cilat i ndjek dikush, ndërsa 73 për qind e femrave ëndërron për seksin.

Femrat shpesh ëndërrojnë edhe për insektet, vdekjen dhe rënien në provim, derisa meshkujt kanë ëndrra si vrasjet, sulmet e jashtëtokësorëve dhe fuqitë magjike.

Ëndrrat më negative shumica e të anketuarve i kanë pasur gjatë viteve të njëzeta dhe tridhjeta të jetës, ndërsa sipas të dhënave vajzat ëndërrojnë më shpesh se djemtë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency