Hipotekimi i apartamenteve, ja procedura e plotë

0
983

Qytetarët mund ta bëjnë vetë hipotekimin, pa ndihmën e ndërtuesve

Tarifat për shërbimet e hipotekës

 

pallate-te-reja-300x224Janë të shumë qytetarët që kanë blerë një apartament në Tiranë, por ende nuk kanë në dorë hipotekën, dokumentin që i bën pronarë legjitimë. Procesi i hipotekimit “ka ngecur”, për shkak të ndërtuesve. Një pjesë e mirë e tyre nuk e ndjekin procedurat deri në fund, ndërsa një pjesë tjetër e ndërtuesve e kanë të pamundur të bëjnë hipotekimin për shkak të problemeve ligjore, mospagesës së taksave apo detyrimeve ndaj shtetit. Atyre ndërtuesve, të cilët kanë aplikuar për hipotekim, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje disa herë për të përfunduar procesin. Për ato apartamente të cilat nuk mund të hipotekohen për faj të ndërtuesve, regjistrimi mund të bëhet nga vetë blerësit e banesës. Çdo qytetar i cili ka nënshkruar një kontratë shitblerjeje me pronarin e pallatit fillon regjistrimin e shtëpisë së tij në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme. Ligji i ri për hipotekimin e apartamenteve u jep mundësi qytetarëve që të marrin në një periudhë 1-mujore certifikatën e pronësisë. “Në rast se bllokimi i Hipotekës ka ardhur pasi ndërtuesi nuk ka paguar taksat, qytetari, mund të shkojë direkt në Hipotekë për të regjistruar apartamentin. Regjistrimi i objekteve me leje, ndërtimi apo leje legalizimi, nuk do të kushtëzohet me paraqitjen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vërtetimeve, të lëshuara nga administrata tatimore, me të cilat provohet shlyerja e detyrimeve tatimore të subjektit investitor apo ndërtues të objektit”, – thuhet në udhëzimin për hipotekimin e apartamenteve. Të dhënat nga ZRPP-ja tregojnë se vetëm në Tiranë janë rreth 45% e pallateve të pahipotekuara.

 

Rastet e veçanta

Në rastet kur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka pezulluar kërkesat për regjistrim apo ka kufizuar veprimet mbi pasuritë e paluajtshme të llojit ndërtesë me arsyetimin se mungon leja e shfrytëzimit, Ministria e Drejtësisë mbledhë dhe evidenton, nëpërmjet ZRPP-së, të gjitha rastet e kërkesave për regjistrim të kësaj kategorie të paraqitura pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë. Po kështu Ministria e Drejtësisë i përcjell listën dhe të dhënat e të gjitha rasteve të evidentuara strukturës përgjegjëse në Bashkinë Tiranë. Më pas bëhet regjistrimi rast pas rasti nga ZRPP, pas pajisjes me leje shfrytëzimi nga Bashkia Tiranë. Në rastet kur zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë ka pezulluar regjistrimin e pasurive të paluajtshme të llojit ndërtesë me arsyetimin se dokumentet kanë mospërputhje dhe në vijim, kërkuesi i regjistrimit ka filluar procedurën për marrjen e lejes së legalizimit nga ALUIZNI, Ministria e Drejtësisë i përcjell listën dhe të dhënat e të gjitha rasteve të evidentuara pranë ALUIZNI-t nëpërmjet Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Po kështu i kërkohet ZRPP-së regjistrimin e banesave dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

 

Tarifat që aplikohen në hipotekë

 

1   Lëshim i certifikatave të pasurisë   1.500 lekë
2   Kërkesë për regjistrim të pronësisë të pasurisë së paluajtshme   700
3   Kërkesë për regjistrimin e pjesëtimit të ndarjes ose të bashkimit të pasurive të paluajtshme   700
4   Kërkesë për konsultim të kartelës dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme   700
5   Kërkesë për informacion zyrtar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për individët dhe institucionet   800
6   Kërkesë për lëshim të kopjes së certifikatës së pasurive të paluajtshme   800
7   Kërkesë për saktësimin e kufijve   2.500
8   Kërkesë për përgatitjen e dokumenteve në gjykatë ose organ tjetër administrativ   900
9   Kërkesë për regjistrim për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje të pasurisë së paluajtshme   3.500
10   Kërkesë për regjistrim hipoteke, hipoteke ligjore   1.000
11   Kërkesë për regjistrim për fshirje hipoteke, hipoteke ligjore   1.000
12   Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një vendimi gjykate, të një akti administrativ   1.000
13   Kërkesë për regjistrim servituti, marrëveshje kufizuese   900
14   Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një servituti, marrëveshje kufizuese   900
15   Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme   800
16   Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi   700
17   Kërkesë për korrigjimin e gabimeve materiale në kartelë   700
18   Kërkese për lëshim kopje kartele harte treguese ose pjesë të saj   1.000
19   Kërkese për fotokopje të dokumenteve të pasurive të paluajtshme për çdo faqe   200
20   Lëshim vërtetim pronësie (negative)   300
21   Lëshim vërtetim pronësie   1.500
22 a)   Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane pa rilevim e azhurnim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive   5.000
22 b)   Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane me rilevim e azhurnim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive   8.000
23 a)   Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë deri l 000 000 lekë   7.500
23 b)   Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë 1 000 001 deri në 10 000 000 lekë   15.000
23 c)   Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë mbi 10 000 000 lekë   25.000
24   Regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme në zonat rurale   30,000
25   Regjistrim provizor i karabinasë   6.500

 

 

Në një muaj zbulohen 750 punonjës në të zezë në Tiranë

Informaliteti në tregun e punës mbetet problemi kryesor i ekonomisë shqiptare. Vetëm nga kontrolli i fundit i bërë gjatë këtij muaji nga Inspektorati Shtetëror i Punës, rezultuan 840 subjekte që punonin të palicencuara dhe nuk kishin deklaruar e siguruar asnjë punonjës. “Janë rreth 11.105 subjekte të kontrolluara të cilët kanë rreth 40 mijë punëmarrës pra punonjës. Nga këta janë 540 subjekte të cilët punojnë krejtësisht në kushte informale. Nuk janë të regjistruar në qendrën kombëtare të regjistrimit, por nuk janë edhe të licencuar edhe në organet tatimore. Ka rreth 1400 punonjës të cilat janë kontribuues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore”, – tha Dritan Ylli, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës. Inspektorati ka gjobitur 9 prej këtyre bizneseve, ndërsa pjesa tjetër i ka kaluar për masa Drejtorisë së Tatimeve. Gjobat e vendosur shkojnë deri në 50-fish të pagës së punonjësve. Në Tiranë, është numri më i madh i punonjësve në të zezë. Nga 1400 të tillë të evidentuar nga Inspektorati gjatë këtij muaji, 750 rezultojnë të punojnë në kryeqytet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency