Manovrat me depozitat dhe kredinë, ja si rritin fitimet bankat

0
201

Ervin Kaduku

 

Statistikat e bankës qendrore nxjerrin hapur mënyrën se si po shtojnë të ardhurat institucionet bankare të nivelit të dytë nga paratë që depozitojnë shqiptarët në to

 

 

leket jashteDiferenca midis normës mesatare të interesit të kredive që japin institucionet bankare në Shqipëri dhe interesit të depozitave në monedhën vendase përbën fitimin bruto të bankave të nivelit të dytë nga aktiviteti i zakonshëm. Bazuar në të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë, vihet re se norma e depozitës në lek është ulur më shumë se norma e kredisë, nga ku mund të arrihet në përfundimin se fitimi i bankave nga aktiviteti i tyre normal (pranim depozitash dhe dhënie kredie), është rritur.

“Open Data Albania” ka kryer një hulumtim mbi normën e depozitave dhe kredive në Shqipëri bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 7 vitet e fundit. Norma e kredisë është një tregues i normës mesatare të kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë për afate të ndryshme. Ndërkohë norma e depozitave është një tregues i normës mesatare të depozitave të vendosura në bankat e nivelit të dytë për afate të ndryshme. Diferenca midis normës mesatare të kredive dhe depozitave përbën fitimin bruto të bankave të nivelit të dytë nga aktiviteti i zakonshëm.
Në dhjetor të vitit 2007, norma mesatare e kredisë mbi 5-vjet në lek ishte 13.72%, dhe në fund të qershorit 2013 ishte 10.25%, pra një ulje prej 3.5%. Në të njëjtën kohë, norma e depozitës 1-vjeçare në 2007 në lek ishte 6.33%, ndërsa në fund të qershorit 2013 ishte 4.59%, pra një ulje prej 1.7%.
Fenomeni vihet re edhe në kreditë dhe depozitat e dhëna në monedha të huaja (ato kryesore USD dhe EUR). Edhe në këtë rast midis viteve 2007-2013, për kreditë në USD dhe EUR norma mesatare e interesit ka rënë përkatësisht me 1.9% dhe 0.9%, ndërsa norma e depozitave ka rënë me 2.4% dhe 2%.

Pra edhe në monedhat e huaja, bankat sigurojnë një marzh fitimi më të lartë krahasuar me 7 vjet më parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency