Gruaja më e shëndoshë në botë humb mbi 350 kg

0
141

me e shendoshaNë vitin 2008, Mayra Rosales gjeti vend në titujt kryesorë të lajmeve, jo vetëm për peshën, por edhe sepse u akuzua për vrasjen aksidentale të nipit të saj 2-vjeçar, të cilin e kishte shtypur me peshën e trupit të saj. Rosalesit, e cila në moshën 27-vjeçare peshonte 545 kilogramë, iu bë e qartë atëherë nga mjekët se nuk do të jetonte edhe shumë nëse nuk do të niste një dietë radikale. E vendosur për ta fituar betejën me vdekjen dhe e shkatërruar nga përgjegjësia për vdekjen e të nipit, Rosales pranoi të niste dietën nga e cila duhet të humbte të paktën 50 kilogramë në vit. Në fund të 2013-s, pasi iu nënshtrua edhe një operacioni për largimin e dhjamit të tepërt, Rosales peshon tashmë “vetëm” 180 kilogramë. Ndonëse është ende dukshëm obeze, të paktën mund të rikthehet të shijojë një shëtitje, pas vitesh të tëra të kaluara duke ngrënë në krevatin e ndërtuar qëllimisht për të.

 

Regjisorin kinez e kërkon policia, ka shumë fëmijë

Zhang Yimou, regjisori i njohur kinez është shpallur në kërkim nga policia për shkak se “ka shumë fëmijë”. Autoritetet kineze do ta dënojnë për shkeljen e ligjit që detyron çiftet të mos kenë më shumë se një fëmijë, raportojnë sot mediet.Sipas zërave, Yimou ka shtatë fëmijë me gra të ndryshme.  Agjentët e policisë së Ëuxi, provincë jo larg Shangait, nuk kanë arritur të gjejnë atë dhe bashkëshorten e tij, Chen Ting. Yimou, i nderuar me çmimin Ariu i Artë në festivalin e filmit në Berlin dhe i njohur si ideatori i ceremonive të hapjes dhe mbylljes së Olimpiadave të Pekinit në 2008, rrezikon të paguajë një gjobë prej 19 milionë eurosh.

 

Shtëpia e mallkuar

Qyteti i vjetër Todorovo, në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës është i njohur me “shtëpinë e vet të mallkuar”. Banorë e tij thonë se gjatë natës nga “shtëpia e mallkuar” dëgjohen zëra të frikshëm, krisma dhe klithje të tmerrshme. Afër kësaj shtëpie, gjoja, prishen pajisjet teknike, telefonat etj. Të gjitha dyert dhe dritaret e kësaj shtëpie janë të mbyllura me dërrasa Legjenda thotë se në atë vend gjenden varret. Në fund të shekullit 19 –të imamët myslimanë planifikuan që aty të ngrinin një shkollë. Hoxhallarët vendosën tendat, qëndruan disa net dhe pastaj përnjëherë e heshtas u larguan nga Todorovo përgjithmonë. Shtëpia e parë në “themelet e mallkuara” është ndërtuar në fillimin e shekullit të shkuar. Ajo u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore e u dogj tërësisht gjat LDB-së, thotë 81 vjeçari Kadir Ibriçiq. Trollin e shtëpisë e kishte blerë Husein Bashiq. Vëllai i Huseinit, Hasani vendosi të ndërtojë sërish edhe pse familja e kundërshtonte. Gjatë luftës së fundit në Bosnjë u pushtua nga ushtarët dhe ata morën nga shtëpia orenditë dhe ia thyen të gjithë xhamat serbët. Pas kësaj aty nuk u vendos askush për shkak të rrëfimeve për “shtëpi të mallkuar, thotë Kadir të cilët vazhdojnë të rrëfehen.

 

Bebja “e vdekur” qan pak para djegies në kremator

Një bebe e sapolindur kineze, e deklaruar e vdekur nga doktorët, është “ringjallur” dhe ka shpëtuar veten duke qarë me të madhe pak para djegies në kremator.  Ngjarja u shënua në provincën e Anhu, në Kinë, ku një i sapolindur ka nisur të qajë me të madhe ndërsa po përpiqeshin ta fusnin në kremator, bëjnë të ditur mediat kineze. Prindërit e bebes vetëm njëmuajshe, pasi doktori ua deklaroi fëmijën e vdekur, ia besuan trupin e të voglit një agjencie funerale. Por punonjësit e agjencisë shtangën kur bebja në duart e tyre nisi të qante me të madhe.  Bebja do të digjej dy ditë pasi doktori e shpalli të vdekur të voglin.  Dyshohet se doktori e ka deklaruar gabimisht të vdekur beben. Pas “ringjalljes”, spitali i bëri transfuzion gjaku foshnjës dhe zbuloi se bebja vuante një nga çrregullim në aparatin e frymëmarrjes.  Sipas mediave kineze, lidhur me këtë çështje, një mjek dhe një infermiere janë pezulluar nga puna. Por, raportohet se shëndeti i foshnjës vijon të mbetet ende i rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency