Trendet e reja për vjeshtë-dimër 2014

0
192

Dolce-Gabbana-Fall-Winter-2013-2014-Fashion-Show-at-Milan-Fashion-Week-7Koleksionet e dizajnerëve të njohur janë vetvetiu femërore, tradicionale, klasike dhe elegante. Këtë vjeshtë dhe dimër do ta zbusin nuancat e buta rozë, të cilat janë të rezervuara për pallto dhe xhaketa të shkurtra, ndërsa e bardha ‘e përlyer’ vetëm do të përmbush look-un tuaj në tërësi. Edhe pse dizajnerët përdorin ngjyra të forta për fustane e pantallona, pjesa e epërme është e rezervuar për ngjyra më të lehta. Palltot që duken aq të ëmbla ju çojnë në botën e romantikës dhe gjallërojnë sezonin e vjeshtës dhe dimrin e ftohtë. Ky trend mund të shihet tek fytyrat e njohura të dizajnerëve të njohur, si: Christian Dior, Miu Miu, Carven, Chanel, Mulberry, Nina Ricci, Rodarte. Nga e kuqja, jeshilja, e kaltra, të çelëta dhe ngjyra të zeza, ky sezon do të sjellë: nga tradicionalja deri tek modernja, tani vjen printi i inspiruar nga Tartani skocez. Koleksionet: Stella McCartney, Céline and Saint Laurent, Louis Vuitton, Lanvin, Jean Paul Gaultier, Dolce & Gabbana.



Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency