Sulltanesha Hyrrem, 547 mijë euro për një ndërrim pelenash

0
173

sulltanesha hyrremProtagonistja e telenovelës “Sulejmani i Madhërishëm”, Meryem Uzerli, është shndërruar në një figurë mjaft të dashur në të gjitha vendet ku transmetohet seriali. Ajo është shumë e kërkuar dhe imazhi i saj paguhet shtrenjtë.

Sulltanesha Hyrrem ka firmosur një kontratë nga e cila përfiton plot 547 mijë euro, në këmbim të shfaqjes në një reklamë. Produkti që flokëkuqja bukuroshe do të reklamojë janë pelenat për fëmijë. Aktorja e famshme do të ndërrojë pelenat e një bebeje femër për disa sekonda.

Meryem Uzerli është shprehur mjaft e lumtur për këtë, duke thënë se edhe vetë pret një vajzë dhe kjo përvojë do ta ndihmojë shumë kur të lindë foshnjën.

 

Sophia Loren vazhdon të shkëlqejë

Në 50-vjetorin e kalendarit “Pirelli”, mes shumë modeleve të reja, ishte e pranishme edhe Sophia Loren, e cila duke gjykuar nga fotot është e vështirë të besohet se është 79 vjeçe. Gjashtë vite më parë, Sophia kishte pozuar për kalendarin duke u bërë modelja më e vjetër e pranishme në të, ndërsa këtë radhë ishte thjesht e ftuar në mbrëmjen e zhvilluar në Milano të Italisë ditën e enjte.

 

 

 Rita Orës i “rikthehet” buzëqeshja

Pas problemeve shëndetësore që pati në fillim të kësaj jave në Majami, Rita Ora është rikthyer në Britaninë e Madhe dhe sipas mediave angleze gjendja e saj është shumë e mirë. E veshur e tëra në të zeza dhe me syze të gjelbra, Rita është parë e buzëqeshur, në kthimin në shtëpinë e saj.

22-vjeçarja u dërgua në spital ditën e hënë, pasi po realizonte fotografitë për fushatën e linjës së modës “Material Girl” të Madonnës dhe bijës së saj, Lourdes.

 

 

“Forbes”: Top 10 këngëtarët më të paguar

Madonna është këngëtarja më e paguar në botë, me 125 milionë dollarë. Pas saj vjen Lady Gaga, me 80 milionë dollarë. Ndërsa në vendin e tretë është këngëtari i rock-ut, Bon Jovi, me 79 milionë dollarë. Klasifikimi është bërë nga revista prestigjioze amerikane “Forbes”.

Në këtë listë bëjnë pjesë vetëm këngëtarët që jetojnë ende, sepse ndryshe vendi i parë do të merrej nga Michael Jackson me 160 milionë dollarë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency