Aurela Gaçe darkë e 101-shit në Nju Jork!

0
160

Aurela gazeAurela Gaçe ikën në Nju Jork, jo se fama është shtrirë deri atje, por si çdo këngëtar i bashkohet thirrjes së diasporës për ta pasur në një mbrëmje. Mbrëmja familjare që organizohet nga shqiptarët e Nju Jorkut ka ofertën 100 dollarë për tavolinë. Sigurisht Aurela do të këndojë shqip, duke kremtuar 101-vjetorin e pavarësisë në Nju Jork. Njoftimi vjen nga postimet në “Facebook”.

 

 

Genta Ismajli “provokon”: Pas Kosovës ta bëjmë edhe Shqipërinë…!

“Pas Kosovës edhe Shqipëria i bashkohet iniciativës për të jetuar në një mjedis të pastër. Përgëzime për organizatorët e kësaj lëvizjeje, e cila e ka mbështetjen time të plotë. Si ambasadore e iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që më 22 nëntor të dalin në mënyrë masive dhe përfundimisht ta bëjmë Shqipërinë ashtu si e duam të gjithë TË PASTËR SI LOTI. LETS DO IT ALBANIA!!!” Kjo është fjalia që ajo ka postuar në “Facebook” për fansat e saj, duke shndërruar sensibilitetin e saj për Kosovën edhe në një zë të lartë për Shqipërinë. Fansat shqiptarët kanë qenë të shumtë që e kanë miratuar thirrjen e saj, sado të ngjajë pak provokuese.

 

Dudushi tradhtohet emocionalisht para Ramës

Këtë javë gazetari Alban Dudushi kishte thirrur në studion e tij Kryeministrin Edi Rama. Duke përjashtuar garën që gazetarët e emisioneve të TV-ve bëjnë me njëri-tjetrin, shpesh edhe brenda ekraneve ne kemi vëzhguar “emocionet” e tyre. Ka rënë në sy Dudushi, pasi i çmësuar me seriozitetin që jep politika para ekranit, atë e ka tradhtuar gjestikulacioni. Në fakt, Dudushi njihet për “lëvizshmëri” të skajshme kur drejton, por këtë herë ishte tmerrësisht i bezdisur për ekranin. Ja nga emocionet, ja nga bllokimi se me çfarë pyetjesh duhej ta çarmatoste Kryeministrin, Dudushi lëvizte duart, trupin, kokën dhe sytë duke çorientuar publikun. Për të qenë prezantues dinjitoz nuk është nevoja të fokusosh kamerën me sy dhe as të qëndrosh si “i fortë” me duar të hapura mbështetur joestetikisht mbi tavolinë. Dudushi ishte emocionuar, aq sa për t’ia ulur vlerat e prezantuesit, të mos flasim pastaj edhe për gazetarin!

 

 

Ermali Mamaqi skandalizohet: Sa nuk më ra pika, një hamburger 12 mijë lekë në Rogner! E hëngra

Ermal Mamaqi ka provuar të jetë VIP, boss, nga ata që kanë para dhe jo si artist, duke provuar hamburgerin te Rogneri. Sigurisht që ka shijuar gjithçka. Por në “Facebook” impresioni i tij ka kaluar përmasën e kënaqësisë së provuar në një nga hotelet më klas në Shqipëri.

Ja çfarë ka postuar në “Facebook”: “Hengra nje hamburger te Rogneri. Me erdhi fatura 12 mije leke. Sa s’me ra pika… nejse. Vertet pagova shtrenjte per nje hamburger, por tani ndihem krenar. E mbaj ballin lart. Madje tani se si me duken dhe njerezit. Sikur i shof nga lart. Shoket, kur kaloj une thone : – Ky eshte Ai qe ha hamburger 12 mij leksh. Eh… jete bosash. 12 mij lek 1 hamburger”.

Ja ky është Ermali që kishte mbledhur në “FB” për një minutë me qindra “like”, jeta VIP-ash e anës tjetër!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency