Kosovë, Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut ENEMO: Zgjedhjet në veri të administruara në mënyrë efikase

0
121

Publikohet raporti paszgjedhor, problematikë mbetet votimi familjar, si dhe abuzim të mjeteve shtetërore nga një numër i zyrtarëve publikë adresuar qytetarëve, kryesisht atyre të punësuar në institucionet publike

Prishtinë

ENEMO, konferenca per shtypRrjeti evropian i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve (ENEMO) vlerësoi dje se rivotimi i pjesshëm në Mitrovicën e Veriut është administruar në mënyrë efikase dhe është realizuar në atmosferë të qetë në të gjitha Qendrat e Votimit, me disa mangësi procedurale. Sipas ENEMO-s, institucionet përgjegjëse për sigurinë kanë bërë përpjekje domethënëse për sigurimin e një numri adekuat të forcave të sigurisë në Mitrovicën e Veriut dhe, në të njëjtën kohë ata kanë arritur të sigurojnë parakushte të sigurta dhe të qeta që votuesit të shprehin të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të lirë dhe paqësore. “Vëzhguesit e ENEMO-s përsëri kanë vërejtur abuzim të mjeteve shtetërore nga një numër i zyrtarëve publikë adresuar qytetarëve, kryesisht atyre të punësuar në institucionet publike. Ushtrimi i fushatës politike në afërsi të vendvotimeve, si dhe materiali i fushatave politike të subjekteve politike kanë qenë mjaftë të dukshme në shumë vendvotime”, thuhet në deklaratë. Sipas ENEMO-s, në bazë të të dhënave të mbledhura në terren, vendvotimet janë mbyllur në kohë dhe materiali nga të gjitha Qendrat e Votimeve është marrë nga OSBE dhe pastaj është transportuar për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë për numërim. Bazuar në raportet e marra nga vëzhguesit, votimi familjar ka mbetur akoma një sfidë në shumë vendvotime. Sipas tyre, atmosfera gjatë Ditës së Rivotimit ishte e qetë dhe paqësore në shumicën e VV. Forcat e sigurisë kanë qenë prezentë në hyrje të çdo Qendre të Votimit dhe nuk është raportuar për asnjë incident të madh. Gjatë këtij rivotimi, dispozitat ligjore për identifikimin e dokumenteve të votuesve legjitimë janë respektuar kryesisht nga të gjitha KVV. Prandaj, votuesit me dokumente të huaja ( kryesisht serbe), janë lejuar të votojnë, nëse kanë qenë në Listën e Votuesve, kanë shtuar ata. Në të njëjtën kohë, ENEMO ka vërejtur një numër votuesish që kanë ardhur në grupe të organizuara, kryesisht të përbërë nga qytetarë të punësuar në institucionet publike në Mitrovicën e Veriut. Shumë votues nga këto grupe nuk kanë qenë pjesë e Listës së Votuesve në VV të cilin e kanë vizituar, prandaj kanë votuar me kusht. Vëzhguesit e ENEMO-s e kanë vlerësuar procesin e votimit kryesisht si shumë mirë (5) dhe mirë (20). Pas mbylljes të të gjitha vendvotimeve, materialet zgjedhore, bashkë me kutitë e votave, janë dërguar në QNR në Prishtinë për numërim, nën përcjelljen e OSBE, për shkaqe sigurie. Edhe pse procesi i numërimit nuk është bërë në VV, si pasojë e transparencës më të lartë se zakonisht në  QNR, vëzhguesit e ENEMO-s kanë pasur rastin të shohin shumicën e kryerjes së procesit të numërimit nga KVV në punë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency