Bashkëbisedimi me gazetarët Berisha: Rama-Meta po instalojnë shtetin policor

0
182

Florenc Drizari

Berisha: Rama se gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike

 

berIsh – Kryeministri Berisha ka akuzuar kren u qeverisë Edi Rama se po instalon një shtet policor. Gjatë një bashkëbisedim që Ai zhvilloi një ditë më parë me gazetarët, tha se Rama po përpiqet të bëjë rolin e kryehetuesit.

“Jam sot kretu prer tre shprehur shqetesimin tim tre madh se nre mernyrern mre tre habitshme po ecet jo drejt konsolidimit tre shtetit ligjor por mjerimisht po ecim drejt shtetit policor. Rrugës dhe modelit të vetëm që Edi Rama di të ndertojë.”- tha Ai.

Gjithashtu Berisha foli për zhvillimet e qeverisë në 60 ditë punë të saj, kohë të cilën Ai e cilësoi si tronditëse. Berisha tha se policët janë shndërruar në mercenarë ku nuk pyetet më për ligj e gjykata. “Pak më shumë se 60 ditë bazuar në parimin klasik të shtetit policor parim të cilin kjo mazhorancë e ka vendosur në programin e qeverisë, bazuar në këtë parim ka zhvillime tronditëse. Sot në një kohë të shkurtër gjen policë të shndërruar në mercenarë që nuk pyet për ligj, gjykata, prokurori por pryet vetëm për vullnetin, paranojën e krye gjykatësit krye hetuesit Edi Rama.”- deklaroi ndër të tjera Berisha.

Duke bërë një analizë të 60 ditëve tëpara të qeverisjes ish- kryeministri akuzoi qeverinë se po jep urdhëra për të prishur ndërtimet me leje.

“Edi Rama do të jetë vetë Kushtetuta, për të Kushtetuta në letër është rreckë që ai e ndryshon si të dojë. Me vendim të qeverisë Rama- Meta bëhen të pa qenë nenet për pronen, për banesat dhe një seri vendimesh. Të gjitha këto saksionojnë mbrojtjen e pronës private, paprekshmërinë e banesës vetëm në mënyrë të parashikuar me ligj. Në dhunim të këtyre neneve policë mercenarë pa leje, pa autorizim, bastisin banesa , plaçkisin dhe dhunojnë qytetarë. Ata me urdhër të kryekreut nuk lejojnë banorët të hyjnë në shtëpinë e tyre dhe u kërkojne banoreve leternjoftime per te hyre ne apartamentin e tyre të hipotekuar.”- deklaroi Berisha.

Sipas Berishës ne jemi i vetmi shtet në Europë dhe botë që me vendim qeverire dhe në kundrshtim të Kushtetutës, është hequr fotoja zyrtare e presidentit. “Nuk jemi një por dy gjysma shteti. Kjo sepse qeveria ka hequr foton e presidentit. Ndersa Parlamenti Meta-Rama mban foton e presidentit.”- deklaroi ai.

Berisha foli dhe për protestën kundër armëve kimike. Ai deklaroi se protesta nuk kishte asnjë mesazh anti- amerikan. “Protesta nuk kishte asnjë mesazh anti-amerikan. Nuk mund të them me shumë siguri por kjo është gjenerata më pro amerikane. Në këtë protestë ata i dhanë një mesazh të shkëlqyer shoqërisë dhe politikës shqiptare dhe është një fat i madh që kjo gjeneratë e tregoi veten.”- u shpreh Berisha.

Gjithashtu Berisha akuzoi kryeministrin Rama se gënjeu Shtëpinë e Bardhë dhe Kancelaritë e botës për çështjen më të mprehtë të axhendës botërore siç janë armët kimike.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency