Studiuesi britanik i sportit, humb 12 kg për 24 orë!

0
142

peshaKa humbur plot 12 kilogramë peshë brenda vetëm një dite! Shumëkush do të dëshironte ta realizonte një dëshirë të tillë por kjo nënkupton stërlodhje të trupit dhe prekje në kufijtë e skajshëm të qëndresës së organizmit. Këtë e ka bërë atleti dhe studiuesi britanik i sportit, Ross Edgley, 28 vjeç. Ai ka provuar të gjitha veprimet që janë në funksion të humbjes së skajshme të peshës. Angazhimin maksimal fizik për të shkaktuar sa më shumë djersitje Ross e ka kombinuar me pirjen e materieve që nxisin urinimin si kafeina, vitamina C dhe uji. Me kombinimin e këtyre faktorëve dhe nën mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekut, ai i ka humbur 12 kilogramë brenda ditës, shkruan dailymail.co. Me këtë rast ai ka thënë: Unë shpresoj se ky eksperiment u ndihmon njerëzve për të krijuar një raport më të mirë në mes të vetes dhe peshës. Njëkohësisht nga kjo përvojë  njerëzit duhet të kuptojnë se pesha nuk është pasojë vetëm e yndyrave trupore por edhe e shumë faktorëve tjerë, ka thënë Ross Edhley.

Para fillimit të ushtrimeve ai ka peshuar 95 kilogramë ndërsa pas përfundimit, 83 kg. Por, duke qenë se 50 deri 70 % e peshës së trupit përbëhet nga uji, e tëra që ka bërë Ross ka qenë humbja e 12 litrave ujë, siç thotë ai.

 

Etna hedh lavën vullkanike në lartësi 600 metra

Të shtunën  ka ndodhur shpërthimi i ri i vullkanit më aktv në Evropë, atij Etna, që shndriti qiellin mbi pjesën më të madhe të pjesës lindore të ishullit të Sicilisë në Itali. Raportohet se shpërthimi që dje në mëngjes ka filluar të qetësohet nuk ka rrezikuar fshatrat rrëzë vullkanit, andaj nuk pati as evakuim të popullatës. Sipas raporteve mediale, vullkani mbrëmë ka hedhur lavën deri në 600 metra lartësi. Aeroporti në qytetin e afërt Catania ka njoftuar se dy sektorë të fluturiemev që kalojnë mbi vullkanin janë mbyllur për fluturime, por që megjithëkëtë të gjitha aterrimet dhe ngritjet në ajër të aeroplanëve po zhvillohen normalisht.   Shpërthimi i fundit më i madh i vullkanit Etna ka ndodhur në vitin 1992.

 

Vogëlushi që lufton kancerin bëhet Batman

Mijëra njerëz janë tubuar të premten në San Francisko për të ndihmuar një vogëlush, i cili vuan nga leukemia, për të realizuar ëndrrën e tij – të jetë Batman vetëm për një ditë.  Miles Scott, pesë vjeç, ka marrë pjesë në ngjarje anembanë qytetit, duke luftuar krimet e simuluara. Miles, pos tjerash, ka çaktivizuar një bombë false, për të shpëtuar një ekip basketbolli. E gjithë ngjarja është organizuar nga Fondacioni “Make a Ëish”. Miles pritet të përfundojë trajtimin trevjeçar në qershor. Babai i tij, Nick Scott, ka falënderuar organizatën dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në realizimin e ëndrrës së Miles-it. “Puna” e Miles-it është lavdëruar edhe nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency