Nejmari kalon kohën e lirë në Majami

0
119

David+Beckham+Neymar+YVMFhO-p8LsmDuket se ylli më i ri i Barcelonës di si ta shfrytëzojë sa më mirë kohën kur është jashtë fushës, prandaj shpesh ai bëhet edhe objektiv i fotove apo dhe i lajmeve “gossip”. Kjo, pasi vetë Nejmari është një personazh që ka një imazh shumë të njohur edhe në Amerikë. Kësaj radhe lojtari nuk ka qenë me skuadrën e Barcelonës, por me atë të Brazilit, që do të përballet në një miqësore ndaj Hondurasit. Delegacioni i kombëtares së Brazilit nuk ka dashur të humbasë magjinë e NBA-it dhe ka qenë në “American Airlines Center” për të parë nga afër fitoren e Majami Hit përballë Miluoki Baks. Futbollistët e “Seleçaos” e shijuan ndeshjen, gjë që shihet qartë, ndërkohë ylli i Barcelonës pati rastin të takohej edhe me ish-kapitenin e Anglisë, Devid Bekam. Kjo nuk është hera e parë që takonte ikonën angleze, pasi ka pasur edhe raste të tjera ku ata janë fotografuar bashkë. Brazili luan të dielën, në orën 01:00 miqësoren e radhës kundër Hondurasit. Duket se lojtari do të jetë që nga minuta e parë në lojë, duke parë edhe formën e mirë të cilën apo kalon te klubi tij. Performanca e lojtarit duket se nuk ka ngelur pa u parë nga Skolari, që e shikon edhe si liderin e ri të skuadrës.

 

 

Hënes qan dhe premton besnikëri

Duket se Hënes do t’i shërbejë gjithmonë Bajernit dhe për këtë e ka premtuar nën lot. Ai u shpreh në konferencë duke thënë se gjithmonë do ta vlerësojë skuadrën dhe do ta ndihmojë sa herë që ka nevojë. “Do t’i shërbej klubit derisa të marr frymë, por për këtë më duhet një mandat i qartë nga ju. Nuk e kam marrë asnjëherë në konsideratë hipotezën e largimit sepse klubi nuk ma ka kërkuar asnjëherë. Gjëja më e rëndësishme për mua është shoqëria dhe jo gazetat ekonomike. Gjithsesi, drejtuesit janë ata që kanë në dorë votën dhe unë jam këtu për të kërkuar që ata të më japin kompetenca të plota për të vijuar punën”, – u shpreh ai. Fjala e tij Hënes ua adresoi anëtarëve të asamblesë gjatë mbledhjes së përvitshme të bordit drejtues ku ishte i pranishëm edhe administratori i deleguar Rumenige. Kajzeri nuk e kurseu mbështetjen kundrejt presidentit dhe kjo situatë shkaktoi reagimin e Hënes. “Jam shumë i prekur jo vetëm për mbështetjen e Rumeniges, por edhe atë të anëtarëve të bordit drejtues. Në fjalën time dua të nënvizoj edhe disa fakte. Asnjëherë nuk kam fshehur të dhënat financiare për të evituar pagesën e taksave. Unë personalisht kam paguar miliona euro gjatë viteve të fundit në formë taksash për shtetin. Kam dhuruar rreth 5 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit, madje kam dhuruar çdo fitim nga të ardhurat e ndeshjes për 60-vjetorin tim të lindjes. Gjithsesi, nuk jam këtu për të justifikuar fajin tim sepse e pranoj që edhe unë kam bërë gabimet e mia”, – e përfundoi fjalimin e tij Hënes që në këto ditë është ven nën akuzat për mos pagimin e taksave.

 

 

Spanja dhe Argjentina prezantojnë uniformat e reja

Spanja ka prezantuar uniformën e re që do të përdorë në Brazil 2014. Kampionët në fuqi të botës do të paraqiten në botërorin e ardhshëm me një të re: pantallonat nuk do të jenë më blu dhe uniforma do të jetë e gjitha e kuqe. Kapiteni i përfaqësueses iberike, Iker Kasijas, deklaroi: “Uniforma e re na pëlqen shumë. Do të shkojmë në Brazil me motivim të lartë. Duam të arrijmë diçka të rëndësishme dhe të rishkruajmë historinë”. Në këtë mundësi të re që i jepet në Brazil 2014 edhe Argjentina, siç kanë bërë Spanja dhe Kolumbia, prezantoi uniformën e re me të cilën do të tentojë të shpallet kampione e botës për të tretën herë në histori. Nuk dallohen ndryshime të shumta krahasuar me fanellën e mëparshme, madje dizajni i ri paraqet më fuqishëm pasionin argjentinas, kombëtaren e futbollit, ikonën më patriotike dhe më të rëndësishme të këtij kombi. Më i dallueshëm është efekti vizual që jep bluza me një flamur që valëvitet nga era. Dallohet gjithashtu një kontrast mes të bardhës dhe të kaltrës. Për herë të parë uniforma e re do të provohet në një ndeshje miqësore kundër Ekuadorit, që do të zhvillohet këtë të premte në Nju Xhersi.

 

 

Ikardi i shpall dashurinë Uanda Naras

Duket se sulmuesi po kalon kohë të mirë si në karrierë, por edhe në dashuri. Bëhet fjalë për Mauro Ikardin që ka thyer heshtjen nëpërmjet profilit të tij në “Twitter” për sa i përket lidhjes së tij me Uanda Nara ish-bashkëshortja e Maksi Lopez, duke konfirmuar zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit në revistat rozë në Argjentinë dhe Itali. “Të dua. Nuk është e lehtë për tu shpjeguar kjo ndjenjë sepse kam zbuluar që këto dy fjalë sjellin në ndjenjë pa limit”, – ka shkruar në “Twitter” 21-vjeçari i Interit. Uanda Nara, që tashmë është 26 vjeç, u martua në vitin 2008 me bomberin e Barcelonës, Milanit dhe Katanias dhe vetëm para pak ditësh kanë anonçuar divorcin e tyre. Falë lidhjes së tyre kanë ardhur në jetë tre fëmijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency