Komisioni i Jashtëm “Armët kimike” rikthejnë debatet për Gërdecin, replika mes Ruçit, Mediu dhe Dades

0
128

Florenc Drizari

Mediu: Nuk dua që të ndodh as Gërdec më. Dade: Po pra, si ish-ministër i di më mirë këto gjëra.

 

komisioni-i-jashtemDebateve mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me transparencën mbi çështjen e importimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, nuk i shpëtuan as deputetët e Komisionit të Jashtëm. Debatet nisën kur kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kërkon thirrjen për të raportuar mbi ketë çështje Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mediu tha se situata në fjalë po evoluon nga dita në ditë dhe ende shqiptarët dhe opozita nuk e dinë në mënyrë të qartë pozicionin e qeverisë shqiptare. Por i këtij mendimi nuk ishte kreu i grupit parlamentare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili tha se kur të ketë ngjarje mes qeverisë dhe aleatëve të saj, do të informohet si opozita, ashtu edhe opinioni publik.

“Unë po e shtroj këtu në komision. Po them, ka mundësi që ky komision ti thërras? Se do vijë edhe Ministrja e Mbrojtjes. Do flasim shqip apo jo? Unë po them se meqenëse do vij dhe Ministrja e Mbrojtjes, në qoftë se ka djieni të na thotë që dhe ne të dimë se ku qëndron problemi. Ju dhe kur iu flet shqip, iu duket sikur iu flet turqisht”, – deklaroi Mediu. Por kaq mjaftoi që kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Date të rihapte “debatet e vjetra” me z. Mediu, lidhur me ngjarjet e disa viteve më parë për tragjedinë e Gërdecit.

Debatet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës nisën gjatë diskutimeve për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”.

Aktualisht nga ana e opozitës ka akuza në drejtim të qeverisë, lidhur me mungesën e transparencës ndaj debateve për importin e mundshëm të armëve siriane në Shqipëri. Krerët e opozitës kanë etiketuar Kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Metën, se po përfitojnë nga kjo çështje për të krijuar një situatë konflikti me aleatët dhe SHBA. Dy ditë më parë kryetarin i opozitës, Lulzim Basha për sa i përket debatit për armët kimike, tha se SHBA nuk mund të kërkojnë nga aleatët e tyre atë që nuk mund ta bëjë vetë. Për këtë lideri i opozitës iu referua kujdesit që amerikanët kanë në fushën e sigurisë dhe tek marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Lidhur me importin e armëve kimike të Sirisë drejt vendit tonë, prej disa ditësh Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqëria civile kanë mbajtur disa protesta para Kryeministrisë dhe para ambasadës Amerikane. Gjithashtu protesta nga qytetarë të ndryshëm janë mbajtur edhë në qytetin e Elbasanit dhe pranë Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës – pak km larg këtij qyteti.

Duke iu referua edhe deklaratave të krerëve të mazhorancës, sipas tyre ende nuk ka një marrëveshje mes Shqipërisë dhe aleatëve të NATO-s, për çështjen e armëve kimike të Sirisë. Sipas Qeverisë, çdo iniciativë do të merret lidhur me këtë çështje, do të shikohet në raport me interesat e qytetarëve dhe kushteve mjedisore.

 

Debate në Komisionin e Jashtëm për armët kimike dhe çështjen e Gërdecit

Mediu: Mendoj sepse gjërat evolojnë çdo ditë.
Ruçi: Jo s’ka evolim. Kur të këtë evoluim sigurisht që do t’iu themi.
Mediu: Sipas jush s’ka, unë bëra një propozim. Me mirë thuaj që s’dua
Ruçi: Jo mo s’ka, s’dua këtu.
Mediu: Ti nuk mund të gjykosh për atë që kërkoj unë. Unë po iu them që ka diskutime që ka bërë Kryeministri, që ka bërë me ju. Nuk është kjo marrëdhënia.
Ruçi: Kryeministri dje s’ka thënë as më shumë, as më pak seç ka thënë Ministri i Jashtëm.
Mediu: Kam shumë repsekt për ju, por mos bëni zëdhënësin e  Kryeministrit
Ruci: I është referuar tërësisht asaj që ka thënë ministri në Komisionin e Jashtëm. Që të kërkosh sërish Ministrin e Jashtëm në komision ka një procedurë, lexo rregulloren.
Mediu: Unë po e shtroj këtu në komision. Po them, ka mundësi që ky komision t’i  thërras? Se do vijë edhe Ministrja e Mbrojtjes. Do flasim shqip apo jo? Unë po them se meqenëse do vij dhe Minsitrja e Mbrojtjes, në qoftë se ka djieni të na thotë që dhe ne të dimë se ku qëndron problemi. Ju dhe kur iu flet shqip, iu duket sikur iu flet turqisht.
Dade: Më vjen mirë qe jeni kaq i shqetësuar për këtë problem.
Mediu: S`ka si të mos jem.
Dade: Po pra si ish-ministër, i di më mirë këto gjëra.
Mediu: Po i di dhe më mirë se ty madje
Dade: Di dhe garancitë. E ke dhe nga përvoja
Mediu: Po dhe nga përvoja e kam, ndaj po ta them. Nuk duhet të ndodhin gjëra që s`duhet të
ndodhin ta dish mirë. Edhe nga përvoja e kam.
Dade: Nuk besoj se e keni fjalën për Gërdecin
Mediu: Po të kthehem me gjuhën që e meriton. Nuk dua që të ndodh as Gërdec më. Dhe prandaj po ta shtoj zonja Dade.
Ruçi: Mos e ngri zërin njëherë. Jeni në opozitë
Mediu: E para nuk të marr leje as ty e asnjë tjetri për tonin e zërit tim. More vesh. As ty dhe asnjë tjeri si marr leje.

 

Crown Agents”, Cani raporton tek Ekonomia

Komisioni për Ekonominë miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”

Drafti i qeverisë u prezantua nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe zëvendësministri i Financave, Ervin Mete.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, për marrëveshjen me “Crown Agents” ka theksuar se në të janë parashikuar penalitete, nëse kompania nuk realizon objektivat. Sipas Canit, kompania “Crown Agents” ka eksperiencë të gjatë në sektorin e doganave.

“Kontrata  me “Crown Agents” është 2-vjeçare dhe në varësi të ecurisë ajo mund të përsëritet. Nëse nuk arrihen të ardhurat, penaliteti ndaj kompanisë është 25 % më pak të 8.5 milionë eurove”- tha Cani.

Ai ka theksuar se synohet riformatim i doganës, rritje e të ardhurave dhe të luftohet korrupsioni në dogana. Pas debatit Komisioni për Ekonominë dhe Financat e miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Projektligji në fjalë ka për qëllim menaxhimin sa më efikas dhe në kohë të mbledhjes së detyrimeve doganore. Shoqëria ndërkombëtare “Crown Agents Limited” nëpërmjet një propozimi ka paraqitur gadishmërinë dhe potencialet e saj për asistencë në marrjen e masave emergjente dhe  afatgjata në këtë drejtim.

Në vijim, anëtarët e komisionit drejtuan pyetje në lidhje me penalitetet që parashikohen në rast mosrealizimi të objektivave të vendosur nga ana e kompanisë, me koston totale të kontratës, harmonizimi i asistëncës së ofruar nga Crown Agents me projektet e asistencës doganore të financuara nga Bashkimi Europian, etj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency