Rusia me hotel në hapësirë në vitin 2016

0
36

hotel

Njerëzit e pasur dhe të famshëm janë gjithnjë në kërkim të vendeve të reja dhe ekzotike për ti kaluar pushimet e tyre.

Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Orbital Technologies, një kompani ruse i ka prezantuar planet e saj për të ndërtuar njërin nga hotelet më ekzotike ndonjëherë. Ideja e tyre për të krijuar një hotel në hapësirë për përdorim komercial është edhe në formë metaforike por edhe në kuptimin e plotë të fjalës, jashtë kësaj bote. Hoteli i quajtur zyrtarisht Commercial Space Station, do të jetë në gjendje për të akomoduar 7 mysafirë në katër kabina. Hoteli do të jetë i vendosur në orbitën e tokës, në një lartësi prej 350 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Mysafirët do të jetë në gjendje për t’u çlodhur në pikën zero të gravitetit dhe mund të kalojnë kohën duke shikuar TV, shfletuar internetin, apo duke fjetur (si horizontalisht, ashtu dhe vertikalisht). Në këtë hotel nuk do të rrjedh uji, që do të thotë se pastrimi i mysafirëve do të bëhet duke përdorur peceta dhe madje tualetet do t’i transportojnë mbeturinat nëpërmjet hudhjes nga ajri. Ushqimi do të përgatitet në Tokë, që nënkupton së i njëjti fillimisht do të jetë i ngrirë dhe i tharë, përpara se të servohet në hotel. Një tjetër pengesë (për konsumatorët) është edhe ndalimi i konsumimit të alkoolit. Pushime ka vetëm një paketë standarde për mysafirët, e cila kushton afër një milion dollarë. Kjo paketë përmban një qëndrim 5 ditor në Stacionin e Hapësirës Ekonomike dhe udhëtim dy ditor në dhe nga Stacioni Hapësinor nëpërmjet raketës Soyuz. Sipas Orbital Technologies, ndërtimi i hotelit është duke vazhduar dhe i njëjti do të jetë gati për inaugurim në vitin 2016.

 

Shkencëtarët: Toka mund të goditet më shpesh nga asteroidet

Sipas shkencëtarëve, Toka ka gjasa që të goditet më shpesh nga asteroidët. Paralajmërimi vjen pas rastit të fundit, kur një asteroid u rrëzua në qytetin rus Chelyabinsk duke shkaktuar dëme të mëdha dhe plagosur rreth 1 mijë persona. Kjo gjë, sipas shkencëtarëve ndodh një herë në 100 apo 200 vjet, por tani rrëzimi i asteroidëve me masë sa ai që u rrëzua në qytetin rus mund të ndodhë më shpesh. Ata thonë se asteroidët mund të godasin Tokën çdo dekadë apo dy dekada. Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Ontarios u botuan në revistën ‘Nature’. Kurse kompania ‘Sky surveys’ ka vëzhguar rreth 95% të asteroidëve më të mëdhenj me gjerësi 1 kilometër dhe që vërtiten pranë Tokës, dhe sipas saj nuk llogaritet që këta asteroidë të godasin Tokën së afërmi.

Së shpejti, komunikimi i telefonave të mençur pa asnjë rrjet mobil?!

Projekti Serval, softueri i hapur i të cilit u mundëson telefonave të mençur të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë SMS pa përdorur ndonjë rrjet mobil, shihet si shumë tërheqës për zhvillimin e një pajisje e cila do t’i ngjante një ruteri, e cila do ta bënte qasjen e re të komunikimit edhe më praktike.

Përmes një fushate me të cilën synohet mbledhja e 300 mijë dollarëve për zhvillimin e Mesh Extender, që mundëson krijimin e rrjeteve lokale ad-hoc, të cilat krijohen nga Serval për tu zgjeruar në distanca më të largëta. Pajisja gjithashtu e bën të mundur për telefonat që të bashkohen në rrjetet e përbashkëta pa u modifikuar nga kufizimet e mbetura për lidhje në ëi-Fi, në sistemin operativ mobil të Google. Aplikacioni mobil i Serval për platformën Android mund të shkarkohet falas. Ndërsa funksionimi i aplikacionit është zhvilluar në atë mënyrë që telefonat lidhen me njëri tjetrin duke përdorur rrjetin ëiFi, duke krijuar një rrjet “mesh” në të cilin secila pajisje mobile mund të jetë një pikë e cila e ndihmon tjetrën për transferimin e të dhënave mes vete.