Reagon kreu i Kuvendit Armët kimike të Sirisë në Shqipëri? Meta: Përgjegjësi aq sa na mbajnë supet

0
43

Florenc Drizari

Meta : “Shqipëria ka marrë e do të marrë  të gjithë përgjegjësitë  që ajo është në gjendje të mbajë  dhe padyshim që gjithçka do të diskutohet e  e do te vendoset në një proces tepër transparent

 

untitled“Shqipëria ka marrë e do të marrë  të gjithë përgjegjësitë  që ajo është në gjendje të mbajë”. Kjo ishte një pjesë e deklaratës qe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, bëri një ditë më parë lidhur me shkatërrimin e mundshëm të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Sipas kreut të Kuvendit, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ky proces pritet të jetë transparent para publikut. Aktualisht në Shqipëri është hapur një debat i gjerë për importin e mundshëm të armëve kimike nga Siria, dhe demontimin e tyre pranë Uzinës së Lëndëve Plasëse (ULP), në Mjekës të Elbasanit. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duket se është nga të paktët zyrtarë të lartë brenda mazhorancës që është shprehur publikisht për këtë ccështje, ndërkohë që më herët dy deputetët, Besnik Bare nga radhët e PS-së dhe Mesila Doda nga demokratët, kanë mbajtur qëndrime kundër importit të këtyre armëve në Shqipëri.

Deklaratët e z. Meta mbi ccështjen e importit të armëve kimime, erdhën pas takimit informal që ai pati një ditë më parë me Kryeministrin Rama, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ndërkohë, burime brenda PS-së, thonë se zyrtarë të lartë amerikanë kanë pasur edhe gjatë pasdites në ambientet e selisë rozë.

I pyetur nëse ka ndryshuar qëndrim lidhur me deklaratën e mëparshme për mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri, z. Meta tha në një prononcim për mediat se:

U shpreha dhe më parë se kjo ishte një bisede informale ku folëm për çështje të ndryshme. Për s ai përket çështjes dhe kapaciteteve të vendit tonë, unë i qëndroj deklarimit që kam bërë, që Shqipëria do të marrë gjithë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj”, deklaroi Meta. I pyetur se a është i të njëjtit mendim edhe z. Rama përsa i përket këtyre kapacitetve, kreu u Kuvendit citoi se:

“Shqipëria ka marrë e do të marrë  të gjithë përgjegjësitë  që ajo është në gjendje të mbajë  dhe padyshim që gjithçka do të diskutohet e  e do te vendoset në një proces tepër transparent, nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar këtë proces”, – tha Ai.

Në lidhje me mungesën e transparencës ndaj debateve të fundit që janë hapur për këtë ccështje nga ana e qeverisë, z. Meta tha se nuk është ccështje transparece dhe deklarimet publike janë të mjaftueshme për momentin për informimin e publikut.

Deklarata e kryeparlamentarit Meta u bë në fund të takimit informal të zhvilluar në ambientet e hotel “Sheraton” me kryeministrin Edi Rama, ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në lidhje me ccështjen e iportit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, shoqëria civile ka ndërmarrë edhe disa protesta, duke kundërshtuar demontimin e tyre në vendin tonë.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe organizata të tjera të shoqërisë civile kanë kundërshtuar vendimin e mundshëm të qeverisë për të lejuar asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri. Ambientalistë, ekspertë të mjedisit, artisë dhe qytetarë të ndryshëm protestuan dy ditë më parë para Kryeministrisë, duke i bërë apel qeverisë “Rama” që të mos miratojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shkatërruar municionet siriane në Shqipëri.

 

 

 

Rama, homazhe në Ditën e Kujtesës për ushtarët britanik

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në ceremoninë e Ditës së Kujtesës zhvilluar pranë memorialit të ushtarëve britanikë.

Kryeministri nderoi kujtimin e ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftë së Dytë Botërore. Ai zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë memorialit të ngritur në Parkun Kombëtar të Tiranës.

Në ceremoninë e përvitshme, organizuar nga ambasada britanike në Tiranë, merrnin pjesë personalitete të larta të politikës shqiptare, diplomatë të huaj, etj.

Ushtarët britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945, ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.