Mançester rikthehet i frikshëm dhe mposht Arsenal

0
128

Ishte Van Persi në minutën e 27 që do të shënonte golin vendimtar që do t’i jeptë suksesin skuadrës së David Mojes

 

mancesNjë performancë magjike nga një Juanitid magjik. Duke parë të gjithë lojën që bëri skuadra u pa që të kuqtë ishin ata që meritonin që të dilnin nga fusha fitimtar të sfidës. Një sfidë përballë një Arsenal që ka bërë mrekullinë këtë fillim sezoni në Premier Ligë. Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm që i jep skuadrës një motivim mjaft pozitiv në të ardhmen. Skuadra e Mojes u duk më në formë përball nëj Arsenali që dukej pa ide dhe që nuk shfaqi nivelin e lojrave që ka luajtur më parë. Ndërsa skuadra nga Mançesteri u tregua më e qartë në lojë duke arritur të finalizojë me anë të Van Përsi. Përpara ndeshjes do të ishte tekniku Venger ai që do të deklaronte se Van Persi i përkiste akoma topçinjve mirëpo me shënimin e golit dhe festimin duket se hollandezi i tregoi të kundërtën. David mojes e dinte që kjo ishte një ndeshje jetë a vdkje kjo edhe për faktin se nëse nuk arrinin të fitonin as këtë sfidë do të zhyteshin në një “errësirë” të vërtet për sa i përket luftës për titull. Francezi duket se në skuadër kishte bërë zgjedhjete gabuara. kjo pasi kishte vendosur Rosiçki dhe Per Mertesaker që duket se nuk ishin në formëne duhur. Ndërsa në të njëjtën gjëndje ndodhej edhe Mikel Arteta i cili nuk është ndjerë mirë gjatë ditëve të fundit. Ndërsa për sa i përket statistikave në ndeshje do të ishte londinezët ata që do të provonin më shuëm duke u pëprjekur për të barazuar. Skuadra e Venger gjuajti 10 herë drejt portës por që duket se ishte e pafat pasi përballë kishin De Gea që ishte në formë të mirë. Goli do të vinte në minutën e 27 nga hollandezi Van Persi. Sulmuesi do ët përfitonte nga përgjumja e skuadrës së Arsenal dhe do ët ngrihej mbi mbrojtësit kundërshtar për shtyrë topin me kokë drejt portës së Sheznit që nuk kishte se çfarë të bëntë vetëm të shikonte topin në rrjetë. KËshtu lojtari shpërthen në festim duke ngritur në këmbë gjithë tifozët e Old Traford. Më pas lojtari do të zvëndësohej në minutën e 84 nga Felaini duke përfunduar ndeshjen kështu me sukses. Nga ana tjetër miqtë do të ndryshonin Mikel Arteta me Serxh Gnabri. Kështu do të mbyllej edhe sfida e javës më e rëndësishme e Premier Ligës duke i dhënë fitoren skuadrës së djajve. Pas një nisje sezoni katastrofike,Mançesteri ka marrë veten dhe në 9 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë 6 fitore dhe 3 barazime. Junaitid pozicionohet në vendin e pestë me 20 pikë, -5 nga Arsenali.

 

 

Sunderland mposht Siti-n

Hap tjetër fals i Mançester Siti. Skuadra e Manuel Pellegrinit është mposhtur në “Stadium of Lights” përballë Sunderland me rezultatin 1-0. Një gol i Phillip Bardsley në minutën e 21 i dha tre pikë të arta skuadrës që lufton për mosrënien nga Premier League. Me këtë humbje Siti qëndron në kuotën e 19 pikëve duke iu larguar gjithmonë e më tepër luftës për titull, ndërsa tekniku i saj rrezikon seriozisht shkarkimin. Pas kësaj ndeshjeje Sunderland numëron 7 pikë dhe qëndron ende e parafundit në tabelën e klasifikimit.

 

 

Siti me Monako në luftë për Valdes

 

Një “luftë” e vërtetë pritet të shpërthejë për portierin e Barcelonës Victor Valdes, i cili ka deklaruar largimin e tij nga “Camp Nou” në përfundim të këtij sezoni, kur mbaron edhe kontrata e tij. Portieri katalanas, sipas “Daily Star” ka përfunduar në vëmendjen e anglezëve Manchester City-t, të cilët kërkojnë të largojnë Joe Hart, pasi me paraqitjet e tij nuk e ka bindur trajnerin Manuell Pellegrini. Në ndjekje të Victor Valdes, prej kohësh është vënë edhe klubi francez i Monacos, ndërsa për portierin anglez është shfaqur së fundmi në horizont edhe Juventus.

 

Kimi Raikonen mungon në dy garat e fundit

Kimi Raikkonen do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull dhe nuk do të marrë pjesë në dy garat e fundit të sezonit të Formulës 1. Lajmin e bën të ditur gazeta finlandeze “Turun Sanomat”. Piloti i Lotusit, i cili vitin e ardhshëm do të pilotojë një Ferrari, do të humbasë Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Cmimin e Madh të Brazilit.

Në javët e fundit, Raikkonen ka pasur probleme me drejtuesit e Lotusit pasi nuk është paguar dhe javën e kaluar kërcënoi me bojkot të Cmimit të Madh të Abu Dabit, por në fund gjithçka u zgjidh.Operacioni i kampionit të Botës në vitin 2007 do të kryhet në Salzburg të Austrisë dhe periudha e rekuperimit mendohet të jetë rreth një muaj. Ende nuk ka një njoftim nga Lotusi mbi zëvendësuesin e Raikkonen për dy garat e mbetura

 

David Luiz nja hap larg Barcelonës

Sipas asaj që raporton britanikja “Mail on Sunday”, mbrojtësi brazilian i Chelsea-t, David Luiz mund të largohet nga “Blutë” e Londrës gjatë merkatos së janarit për shkak të prishjes së mardhënieve me trajnerin Hoze Mourinjo. Ish futbollisti i Benfikës kërkohet prej muajsh nga Barcelona dhe Special One është gati të japë dritën jeshile për transferimin e tij gjatë merkatos dimërore.Gjithësesi, ende nuk bëhet publike shifra që kërkon Chelsea për kartonin e tij.

 

Marka Marez shpallet kampion bote i Moto GP

Nuk ka patur asnjë surprizë dhe Marc Marquez është shpallur kampion Bote në Moto GP në Cheste të Spanjës, në një garë intensive gjatë 10 xhirove të para ku pati shumë parakalime. Jorge Lorenzo (Yamaha) u nis mirë duke marrë vendin e parë, ndërsa menjëherë pas tij Dani Pedrosa (Honda). Vetëm i treti Marquez, por për të fituar titullin i mjaftonte edhe vendi i pestë.I riu spanjoll me Honda nuk ndërmori asnjë rrezik gjatë garës dhe përfundoi i treti duke siguruar kështu titullin e tij të parë kampion në kategorinë mbretëreshë të motoçiklizmit. MarK Marquez është piloti më i ri në histori që ka fituar një titull në Moto GP (20 vjeç e 266 ditë).

 

Roma çudit ndaj Sasuolo, Milan nuk fiton dot as ndaj Kievos

Kampionati italian na ka ofruar dje suprizat e para të skuadrave të mëdha.Duket se ka ardhur koha që edhe Romanët të lejnë pikë.Kryeqyetetasit bën çudinë në “Olimpico”. Edhe pse luante përballë një skuadre modeste si Sassuolo djemtë e Rudi Garsias kanë bërë një haps fals duke barazuar 1-1. Edhe pse gjetën golin që në minutën e 19 falë një autogoli të miqve vendasit shpërdoruan shumë raste duke e pësuar në minutën e fundit me anë të Berardit. Me këtë barazim Roma ngjitet në kuotën e 32 pikëve por u jep shansin rivalëve të Juventus dhe Napolit, që përballen sot në mbrëmje, ti afrohen.Gjithësesi duhet theksuar se Roma pas 12 javësh numëron 10 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje. Ndërsa Milan nuk mund të fitojë as përballë Kievos në ndeshjen e javës së 12 të Serie A duke konfirmuar edhe një herë tjetër krizën që po kalon klubi kuqezi. Edhe pas një ndeshjeje të dominuar ekipi i Massimiliano Allegrit largohet vetëm me një pikë nga Verona. Kjo pikë nuk i mjafton “Djallit” që pas kësaj jave numëron vetëm 13 pikë.I eleminuari  i parë i kësaj gjëndjeje duket se do të jetë Alegri, i cili tashmë rrezikon seriozisht postin e tij, ndërsa duhet theksuar se në 8 minutat e fundit Milan luajti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Montolivo.Një lojë jo e mirë ngaMilan që duket se po heq shumë keq pasi lojtarët nuk janë në formë, ndërsa tekniku nukpo arrin të gjejë ilaçin që ta kthejë skuadrën në niveline e duhur. kujtojmë që edhe problemet që kanë në tabelë janë një problem më tepër që mund të provokojë ndryshime të mëdha te Milanezët.

 

Presidenti Psg: Mesi shumë i shtrenjtë

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi i tij planifikon ta transferojë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.Gjatë verës është spekuluar se parisienët po mendonin të paguajnë klauzolën prej 250 milionë eurosh në kontratën e argjentinasit, ndërsa si pjesë e marrëveshjes ta përfshinin edhe Thiago Silvan.“Nuk kam folur me Messin, sepse nuk jam i interesuar. Duhet ta pyesni Barçën  jo mua”.“Nuk do të paguaja aq sa thonë se ai vlen. Unë jam një realist dhe shuma e kërkuar është jo reale. Nuk po mendoj aspak për mundësinë e blerjes”, ka deklaruar Al-Khelaifi për AS. Qëkur “Qatar Sport Investment” e bleu PSG-në në vitin 2011, klubi ka shpenzuar rreth 270 milionë euro në transferime.

 

Ronaldo: Luaj më mirë me Bejl

Kohë paqe dhe lumturie të Real. Cr7 ka komplimentuar prezencën e Gareth Bejl si vendimtare për tre golat e tij e tij. Portugezi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme përkrah Uellsianit, Benzemas dhe Khediras, duke iu afruar kështu në tri pikë më afër Barcelonës që udhëton te Betisi sot. “Bejl po bën shumë mirë me ne, me gjithë ekipin. Po luan shumë mirë dhe jam i kënaqur me të”.“Ne kemi filluar të luajmë ngadalë pas golave, por jam i kënaqur me ndeshjen që ai ka bërë. Ekipi po e gjen rrugën e duhur”.“Ne kemi arritur synimin tonë dhe është shumë mirë që arritëm të fitojmë. Ne jemi të kënaqur. Sezoni është duke shkuar mirë falë asaj që po bëjmë”, u shpreh Ronaldo në konferencën pas ndeshjes së fituar.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency