Moda e dimrit, tendencë skoceze

0
173

2012-06-19-Sarah_McGiven_Fashion_Blog_Whistles_Pre_Fall_2012_Collection_Leather_Work_Outfits_Print_Shirt_Dress_Suit-thumbFantazia ikonike nga Skocia futet në koleksionet më “cool” të vjeshtë/dimër, duke shënuar kështu kthimin e një stili të madh për tartan. Kthehet në modë tartan, stampa tipike skoceze që prej vitesh të tëra bën pjesë në traditën e tekstilit të Mbretërisë së Bashkuar. Tartani lind si një dizajn i veçantë në një material të leshtë. Ndërsa ky dizajn ishte menduar për një material vetëm të leshtë, sot është bërë një stampë “cool” që merr jetë në materialë të ndryshme, në veshje të ndryshme.

Kthimi i tartanit

Dimri 2014 shënon përfundimisht kthimin e stampës së famshme skoceze, fillimisht e veshur vetëm nga rock girls që dëshironin t’i jepnin pak tone punk britanik stilit të tyre. Tashmë tekstura tartan kthehet në modë, duke marrë një vlerë fashion, sidomos pas modeleve të shumta skoceze që kanë sfiluar në koleksionin e dimrit gjatë javës së modës më shik. Për disa emra gjejmë tartan në linjat fall/winter tek Moschino, Alberta Ferretti dhe Jil Sander, si dhe në firmat low cost si H&M, Zara dhe Mango, që fusin veshje me stampa tartan për të respektuar fashion diktat të vëna nga maison-ët.

Si të veshim stampën skoceze

Stampa skoceze, për sa e bukur dhe e veçantë, tenton të na “thyejë” pamjen. Kështu që bëni kujdes me pantallona shorts në tartan, që u shkojnë vetëm atyre që kanë një fizik të hollë dhe këmbë të gjata. Por mund të vishni pa frikë këmisha dhe fustane, për t’i zgjedhur në modele dhe në linjat që ju përshtaten më shumë siluetës suaj.

Është e pamundur të qëndrosh pa i pasur në gardërobë ato stampa kuadrate që kanë bërë për vete çdo koleksion fashion, nga ato të prezantuara në pasarelat e modës internacionale tek brand-et më komerciale. Por cilat janë veshjet me këto stampa të cilat nuk duhet t’i humbasim dhe mbi të gjitha si t’i kombinojmë në mënyrë perfekte?

Një tendencë e madhe e sezonit të kaluar, tartan kthehet protagoniste dhe këtë herë e bën në variantin e saj klasik, e kuqja e flaktë. Të gjithë e njohin stampën e kësaj pëlhure. Cilat do të jenë veshjet “must have”? Të synosh për një fund tartan është zgjedhja më e përgjithshme, por ajo që nuk duhet t’ju mungojë absolutisht në gardërobën tuaj janë streçet me këtë stampë, për t’i kombinuar me një maksi-pulovër të zezë dhe çizme bikers, për të realizuar një look perfekt.

Një veshje tjetër është dhe xhaketa, nëse është një blazer, si ajo që sugjeron koleksioni Moschino, apo një pallto, si modelet e menduara nga Stella McCartney. Nuk duhet ta humbni edhe nëse kërkoni një look me të vërtetë të veçantë dhe të sofistikuar, krijimet tartan që karakterizojnë koleksionin e ri të Fausto Puglisi, i cili e ka pasuruar me perçina dhe elemente të arta.

Dhe si çdo tendencë që respektohet, nuk mund të mungojnë edhe fustanet me këtë stampë. Mes këtyre spikasin shumë modele, të gjata apo të shkurtra. Shumë të bukura paraqiten edhe fustanet mini të Saint Laurent, modelet me pëlhurë të errët nga Ralph Lauren por edhe fustanet mini nga Denny Rose janë shumë glamour. Aksesorët tartan zënë një vend të rëndësishëm. Këpucë, çanta, foulard, bizhu dhe shumë aksesorë të tjerë.

Por si kombinohet tartani?

Propozimi klasik me një veshje në ngjyrë të zezë, i cili rezulton gjithmonë fitues në çdo rast, sepse stampa skoceze vetë nga natyra është energjik. Në alternativë mund të zgjidhni edhe të bardhën, për një look të freskët dhe të shndritshëm ose mund të guxoni me një ngjyrë më të theksuar, si e verdha.

 

 

Çizmet e gjata, ja më të veçantat e këtij dimri

Të sheshta, me taka ortopedike, taka normale, te hapura para… Ja cilat do të jenë disa nga tendencat më të veçanta dhe më të çuditshme të çizmeve të këtij dimri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency