Kim Kardashian në publik me North West

0
139

kim kardashianPas lindjes së vogëlushes North West, ylli televiziv Kim Kardashian ka preferuar mos ta ekspozojë atë në publik. Shumë kanë qenë kuriozë për ta parë Kim në krahë me vogëlushen dhe më në fund kjo gjë ndodhi. Ajo është shfaqur për herë të parë në publik me vogëlushen North. Ditën e djeshme Kim së bashku me partnerin e saj kane West dhe me vogëlushen bukuroshe kanë shijuar momentet e relaksit së bashku në Sanata Barbara. Kim është treguar mjaft e dashur ndaj vajzës duke e mbajtur gjithë kohës në krahë dhe duke e mbuluar me puthje.

Edhe Kanye West është treguar një baba i përkushtuar ku siç duket në foto ai po shtynte karrocën e bebes. Ata kanë qenë të veshur “casual”, ndërkohë që janë dukur në harmoni të plotë.

 

Neymar, kërcim gjysmë-nudo në reklamën e re

Moda e reklamimit të veshjeve intimeve nga ana e yjeve të futbollit ka pësuar rritje javët e fundit. Braziliani i Barcelonës Neymar ka postuar në rrjetin social “Instagram” një video, ku shihet duke kërcyer gjysmë i zhveshur, me të brendshmet me ngjyrat e flamurit të vendlindjes së tij, në reklamën e re.

Të njëjtën gjë bëri ditë më parë edhe ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili reklamoi linjën e tij të veshjeve të brendshme, CR7 underwear.

 

Claudia Romani, tifozja seksi e Milanit

Claudia Romani ka realizuar disa shkrepje me telefonin e saj para ndeshjes mes Barcelonës dhe Milanit. Skuadra e saj e zemrës humbi me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në Spanjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency