Sportistët më të pasur të vitit

0
55

 

Jurges Veizaj

 

tiger_woods_gettyTë jesh sportist nuk do të thotë të jesh vetëm i suksesshëm, por gjithashtu të marrësh edhe fitime. Të ardhura që jo vetëm sjellin një jetesë më të mirë, por të kthejnë madje edhe në një individ që jeton në luks. Këtë efekt e ka edhe sporti, që shpërblen më të mirët. Për shumë vite sporti është kthyer në një industri më vete. Kjo industri nuk bën të pasur vetëm kompanitë, por edhe individët, që janë yje në sportet përkatëse. Duke shfrytëzuar popullaritetin e tyre, këto firma i përdorin për të joshur konsumatorin. Por sportistët më të pasur nuk fitojnë vetëm nga reklamat. Edhe pagesat nga klubet janë në shifra shumë të mëdha. Vlera faraonike që vetëm pak profesione mund t’i marrin. Duke filluar nga Tajgër Uds e deri te Kristiano Ronaldo, yjet e mëdhenj janë jo vetëm të famshëm, por edhe shumë të pasur. Duket se gjithë mundi i tyre është shpërblyer më së miri, duke u dhënë një status dhe rehati shumë të mirë nga ana financiare. Më poshtë do të shikojmë edhe disa nga sportistët më të pasur.

 

Tajger Uds

Mbreti i shifrave të mëdha në sport duket se është akoma golfisti Tajger Uds. Duke luajtur një sport të pasurish, ai vetë është kthyer në një njeri të pasur siç është edhe sporti që praktikon. Golfisti ka fituar 78.8 mln dollarë nga të cilat 65 nga kontrata publicitare. Ndër to veçohen ato me: “Nike” 20 mln $ në vit, “Rolex” 13. 1 mln $. Uds, pas skandalit dhe divorcit të kushtueshëm, gjithmonë ka qenë në qendër të mediave, jo vetëm në anën sportive, por edhe ato personale. Lajme të cilat i kanë dhënë sportistit një popullaritet mjaft të madh, që e ka bërë edhe shumë të kërkuar.

 

Roxher Federer

Roxher Federer, tenist. 71. 5 mln $. Vetëm 6. 5 mln vlejnë fitoret sportive. Kampioni zviceran ka arritur të sigurojë nga kontratat publicitare të ardhura të barabarta me 10-fishin e asaj shume. Federer përveç kontratçs me “Nike” (10 mln ne vit) ka marrëveshje edhe me “Wilson”, “Rolex”, “Gillette”, “Jura”, “Mercedes”, “Credit Suisse”, “Lindt”, “National Suisse”, “Moet&Chandon”. Vitin e kaluar ishte i 5-ti.

Kobi Brajant

Kobi Brajant, basketbollist 61. 9 mln $, nga të cilat 27. 9 vijnë nga të ardhurat sportive, pjesa tjetër nga kontratat publicitare. Mund të veçojmë te këto firmat e mirënjohura “Nike”, por edhe “Coca-Cola”, “Turkish Airlines”, “Leonovo”, “Panini” e “Mercedes-Benz”. Përmirësohet me tri pozicione nga viti i kaluar.

 

Lebron Xhejms

Lebron XHejms, basketbollist, 59. 8 mln $, nga të cilat 17.8 nga aktivitetet sportive dhe 34 mln nga kontratat publicitare. Më fitimprurëset janë “Nike”, “Coca-Cola”, “McDonald’s” e “Samsung”. Ruan të njëjtin pozicion si në 2012-ën. Këto vitet e fundit basketbollisti i talentuar është kthyer në një ikonë të sportit, por edhe i reklamave duke u rritur çdo vit me shifra shumë të mëdha.

 

Dru Bres

Dru Bres, regbist, 51 mln $ nga te cilat 11 nga aktivitete sportive që ai ka me skuadrën e tij. Pjesa tjetër vjen nga 12 kontratat publicitare qe ai ka nënshkruar, mes të cilave: “Nike”, “Procter & Gamble”, “Verizon Wireless”, “Pepsy Co” e “Wrangler”. Është një ndër prurjet e reja në këtë listë. Talenti ka arritur që të bëhet i madh shumë shpejt, duke përfituar kështu edhe shifra shumë të larta.

 

Aron Roxhers

Aron Roxhers, ragbist, fiton në një sezon 49 mln $, nga të cilat 43 mln nga kontrata sportive dhe 6 mln nga ato publicitare. Edhe ky sportist është prurje e re në këtë listë, për shkak se së fundmi regbisti arriti që të nënshkruante kontratën e tij më të re, duke u mbushur kështu me para. Gjithashtu, sportisti tërhoqi edhe vëmendjen e mediave dhe firmave të ndryshme

 

Fill Mikelson

Në listë është edhe një golfist tjetër. Bëhet fjalë për Fil Mikelsonin, golfist, 48.7 mln $, nga të cilat 44 janë grumbulluar falë sponsorëve (“Callaway”, “Barclay’s”, “Kpmg”, “Exxon”, “Rolex” e “Amgen/Pfizer”). Ruan të njëjtin pozicion si në vitin 2012.

 

Devid Bekam

Edhe pse nuk luan më futboll, anglezi vazhdon të mbushë xhepat me shuma të mëdha. Devid Bekam, futbollist në pension tashmë, ka realizuar 47.2 mln$. Nga këto 5.2 mln derivojnë nga futbolli, 42 milionët e tjera nga kontratat publicitare (“Adidas”, “Coty”, “H&M”, “Sainsbury’s”, “Samsung” e “Breitling”). Ruan te njëjtin pozicion si ne 2012.

 

Kristiano Ronaldo

Të jesh një ndër yjet e moment në futboll nënkupton edhe faktin që gjeneron të ardhura të mëdha. Lojtari portugez është një ndër sportistët që ka shumë influencë te publiku dhe e përdor shumë mirë këtë. Kristiano Ronaldo, futbollist, 44 mln $. Të ardhurat janë ndarë gati në mënyrë të barabartë mes pagesave si futbollist: 23 milionë e 21 milionë nga sponsorizimet. Në të njëjtin pozicion si në 2012 është lojtari që aktivizohet te Reali i Madridit.

Lionel Mesi

Edhe katër herë fituesi i Topit të Artë gëzon të ardhura të larta. Lionel Messi, futbollist. Ka arritur që të marrë 41.3 milionë dollarë. Të ardhurat janë ndarë edhe të argjentinasi në mënyrë të barabartë mes pagesave si futbollist: 20.3 milionë dhe marketing (21, sponsori më i rëndësishëm “Adidas”). Ngjitet 1 pozicion krahasuar me vitin 2012.