Protestë kundër armëve kimike, Sazan Guri: Shqipëria s’është kosh plehrash

0
168

 

Arvizu: Po punojmë me Shqipërinë për pajisje të specializuara, ekspertizë dhe personel të trajnuar

Maqedoni, reagojnë ekspertët: Erërat rrezikohen të vijnë deri në Shkup

 

protesta1Qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar ditën e djeshme kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri. Protesta u organizua nga Aleanca Kundër Importit të Lëndëve Kimike dhe para Kryeministrisë pjesëmarrësit i kanë kërkuar Kryeministrit Rama të mos i sjellë ato armë në vendin tonë. Ambientalisti Sazan Guri ka ngritur zërin kundër armëve kimike duke theksuar se e vendosin shqiptarët dhe jo qeveria. “Jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Shëndeti i familjeve është i rëndësishëm. Shqipëria nuk është kosh plehrash i Evropës”, – u shpreh Sazan Guri. “Para zgjedhjeve, opozita e atëhershme që sot është mazhorancë, ngriti zërin kundër importit të mbetjeve. Është logjikë e çmendur të na kërkojnë të pranojmë mbetje kimike”, – u shpreh analisti Mustafa Nano. Ambientalisti Sazan Guri tha se janë “shqiptarët ata që vendosin për shëndetin e tyre” dhe këto armë nuk kanë pse të asgjësohen në Shqipëri. Pjesëmarrëse në protestë ka qenë edhe një vajzë nga Siria, e cila gjatë gjithë protestës ka ngritur zërin kundër ardhjes së “lëndëve helmuese”, siç i quajti ajo. Protestat, sipas AKILH, do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim, ku të hënën paralajmërohet një protestë akoma më e madhe para Kryeministrisë.

Ambasadori Arvizu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur të flasë për çështjen e ardhjes së armëve kimike në Shqipëri. Gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës, Arvizu theksoi se është OKB, organizata e cila do të merret me këtë çështje. “SHBA vlerëson pozitën e fortë që ka marrë qeveria e Shqipërisë për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për programin e eliminimit të armëve kimike të Sirisë. U përket të gjitha kombeve përgjegjëse, edhe SHBA-së dhe Shqipërisë, që të gjejnë një mënyrë efektive dhe brenda kohës, që të jemi bashkëpunues për të eliminuar kërcënimet, që krijohen prej programit të armëve kimike të Sirisë. SHBA dhe Shqipëria janë anëtarë krenarë të NATO-s dhe vetëm 26 kombe të tjera kanë të njëjtin status”, – u shpreh Arvizu. Më tej ambasadori amerikan theksoi se shpreson “që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të vazhdojë”. “Duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe partnerë të tjerë të përgjegjshëm, po shohim mënyra për të kontribuar, si për pajisje të specializuara, ekspertizë, personel të trajnuar, asistencë financiare ose me burime. Të gjitha këto për t’u marrë me këtë kërcënim ndërkombëtar që shkaktohet nga programi i armeve kimike të Sirisë”, – përmendi Arvizu. Po dje, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili i ka kërkuar prefektit të Qarkut dhe të gjitha institucioneve të tjera që të mos i çojnë armët kimike në uzinën e Mjekësit.

Mediat e huaja

Prej disa ditësh mediat e huaja e kanë bërë fakt ardhjen e armëve kimike në vendin tonë. Madje, ato kanë shkuar dhe më tej, duke zbuluar rdhe rrugën që do të bëjnë këto armë për të ardhur në Shqipëri. Ditën e djeshme kanë reaguar edhe ekspertët e fushës në Maqedoni, duke thënë se ardhja e armëve kimike në Shqipëri do të jetë edhe një problem për shtetin fqinj. E përditshmja “Utrinski” ka marrë në pyetje ekspertë maqedonas të sigurisë, të cilët janë shprehur të shqetësuar. “Jo vetëm sistemi ekologjik, por edhe shëndeti i qytetarëve do të jetë në rrezik serioz nga shkatërrimi i armëve kimike siriane”, – ka paralajmëruar profesori universitar i sigurisë dhe ish-shefi i Shërbimit Sekret Ushtarak, Vladimir Pivovarov. Sipas tij, në Shqipëri, por edhe në asnjë vend të rajonit nuk ka lokacione të specializuara për asgjësimin e sigurt të armëve kimike. Mbetjet e rrezikshme nga shkatërrimi mundet që me ndihmën e erërave të shpërndahen me kilometra nga epiqendra e shkatërrimit dhe të ndikojnë tek shëndeti i njeriut, gjegjësisht në mushkëritë e bardha.

 

 

 

Inspektorati i Punës, zbulohen punëtorë dhe subjekte të paregjistruara

Prej një jave Inspektorati Shtetëror i Punës ka nisur kontrollet për përgatitjen e regjistrimit të subjekteve. Sipas ISHP-së, në kontrollet që janë bërë deri më tani, në Tiranë janë evidentuar 78 subjekte të palicencuara, si dhe 149 punonjës të padeklaruar. “ISHP ka evidentuar në terren gjithsej 640 subjekte me 2800 punonjës, nga të cilët 78 subjekte rezultojnë të palicencuara në Qendrën Kombëtarë të Licencimit. Ndërkohë që 149 punonjës të konstatuar në këto subjekte figurojnë të padeklaruar dhe të pasiguruar”, – tha Daniela Hasani, zëdhënëse e Inspektoratit të Punës. Inspektorati Shtetëror i Punës sqaron se kontrolle po zhvillohen edhe tek ato subjekte që kanë kërkuar lejen e regjistrimit. Qëllimi i kontrollove, sqaron ISHP, po bëhet për t’i thënë fund informalitetit, për këshillat e sigurisë, për të parandaluar aksidentet në punë si dhe për parandalimin e sëmundjeve profesionale. “Do të kontrollohen subjektet në të gjithë vendin, me ngritjen dhe sigurimin e këshillave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Detyrim ky që rrjedh nga ligji i sigurisë dhe shëndetit në punë. Funksionimi i këtyre këshillave ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale si dhe krijimin e një mjedisi të denjë për punonjësit shqiptar”, – u shpreh Hasani.

 

Forumi Evropian i Aftësisë së Kufizuar, letër Presidentit Bujar Nishani

Forumi Evropian i Aftёsisё sё Kufizuar i ka dërguar një letër Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Organizata e pavarur përfaqësuese e 80 milionë qytetarёve evropianё me aftёsi tё kufizuara ka bërë me dije Presidentin lidhur me vendimin e pabazuar të marrë nga një komision pёrzgjedhёs i ngritur pranë institucionit pёr pёrjashtimin e Presidentit tё KKPAK, Sinan Tafaj, nga lista e konkurruesve qё plotёsojnё kushtet ligjore pёr kandidatё nё Gjykatёn e Lartё tё Shqipёrisё. “Dëshirojmë tё shprehim shqetёsimin tonё tё thellё pёr kёtё situatё dhe i kёrkojmё Shkёlqesisё Suaj ta adresojë atë, brenda kompetencave të Tij institucionale, me stafin teknik dhe ligjor pёrgjegjёs pёr kёtё vendim. Dr. Sinan Tafaj ёshtё njё anёtar i shquar i organeve tona statutore si nё Forumin Evropian tё Aftёsisё sё Kufizuar edhe nё Bashkimin Evropian tё tё Verbёrve qё pёrfaqёson personat me aftёsi tё kufizuara nё marrёdhёniet institucionale me Komisionin Evropian dhe Kёshillin e Evropёs. Nё kёtё kuadёr, kredencialet ligjore, profesionale e morale tё dr. Sinan Tafajt pёrbёjnё një burim tё çmueshёm ekspertize pёr partnerёt socialë evropianë dhe pёr lёvizjen evropiane dhe ndёrkombёtare tё tё drejtave tё aftёsisё sё kufizuar. Forumi Evropian i Aftёsisё sё Kufizuar i bёn thirrje Shkёlqesisё Suaj tё marrё tё gjitha masat e duhura pёr tё siguruar qё dr. Sinan Tafaj, i cili ёshtё njё nga personalitetet tona mё tё shquara nё fushёn profesionale ligjore, ashtu si edhe pёrfaqёsues i rёndёsishёm i komunitetit tё personave me aftёsi tё kufizuara nё Shqipёri dhe nё Evropё, tё lejohet tё marrё pjesё nё kushte tё barabarta me konkurrentёt e tjerё nё zgjedhjen e anёtarёve tё rinj tё Gjykatёs sё Lartё tё Republikёs sё Shqipёrisё”, – thuhet në letrën drejtuar Presidentit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency