Bursat, nisin aplikimet në çdo fakultet, afatet për dorëzimin e dokumenteve

0
155

 Bursa sipas kriterit ekonomik dhe jashtë kriterit ekonomik

 Mundësi për jetimët dhe shtresat në nevojë

 

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesKanë nisur aplikimet për bursa në të gjitha fakultetet e Tiranës. Sekretaritë mësimore bëjnë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve do të jetë data 15 nëntor. Pas këtij afati nuk do të pranohet kërkesa e asnjë studenti.

 

Kush mund të aplikojë

 

Studentët që janë në vështirësi financiare, që plotësojnë kriterin ekonomik. Studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe plotësojnë kriterin ekonomik. Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Studentët bashkëshortë me fëmijë, që plotësojnë kriterin ekonomik, banues në konvikt. Studentët që kanë statusin e invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe plotësojnë kriterin ekonomik Jashtë kriterit ekonomik: Studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha 10 (dhjeta) (Lista e Notave dhe vërtetim studenti nga sekretaria, fotokopje e kartës së identitetit) Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari. Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit, të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

 

Dokumentacioni që nevojitet

-Deklarata e kryefamiljarit

-Vërtetimi Studentit

-Certifikatë Familjare (Pa asnjë korrigjim)

-Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (Për të gjithë pjesëtarët e familjes, për të vërtetuar nëse përfitojnë ndonjë lloj pensioni)

-Vërtetim i ndihmës ekonomike në emër të kryefamiljarit

-Vërtetim nga Drejtoria e Punës dhe Shanseve të barabarta (Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç dhe që nuk ndjekin studimet e larta me kohë të plotë. Për personat që janë në punë, kërkohet vërtetimi nga qendra e punës.)

-Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme apo rajonale e Tatimeve të vërtetuar nëse keni biznes privat. (Për të gjithë pjesëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç)

-Vërtetim nga Bashkia apo Komuna për të vërtetuar nëse keni biznes privat. (Për të gjithë pjesëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç)

-Vërtetim pasurie nga Hipoteka dhe Drejtoria e Pasurive të Paluajtshme (Për të gjithë pjesëtarët e familjes)

-Studentët me statusin Jetim duhet të sjellin edhe:

a. Certifikatat e vdekjes së prindërve

b. Vërtetimin e Statusit të jetimit

-Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet të sjellin edhe :

-Vendimin e gjykatës për braktisjen nga ana e prindërve

-Studentët bashkëshort me fëmijë, që plotësojnë kriterin ekonomik dhe që banojnë në konvikt duhet të sjellin:

a.         Vërtetimin e konviktit publik

b.         Vërtetimin që janë të dy bashkëshortët studentë

– Studentët me aftësi të kufizuara duhet të sjellin edhe :

a.         Vërtetimin e komisionit që vërteton statusin e Invaliditetit (KMCAP)

b.         Librezën e Invaliditetit

 

Diskriminimi, kërkohet ndryshimi i kodit penal
Gjatë një tryeze në Tiranë të organizuar nga komisionerja për mbrojtjen ndaj diskriminimit të njeriut është kërkuar ndryshimi i kodit penal. Në total 42 ankesa janë depozituar pranë zyrës së komisionerit për mbrojtjen ndaj këtij fenomeni. Por rastet janë edhe më të shumta shprehen ekspertët që mbrojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë që i drejtojnë apel strukturave qeveritare që të ndërmarrin hapa konkretë për të reduktuar këtë dukuri negative. Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta u shpreh se është e nevojshme të bëhen ndryshime në kodin penal, dhe se në kurrikulat mësimore duhet të shmangen pjesët diskrimuniuese për grupet e ndryshme. “Duhet të mbështes nevojën për ndërhyrje legjislative në Kodin Penal dhe eliminimin në programet e shkollave të literaturës që paragjykon kategori të caktuara sociale në vendin tonë. Progres raporti për vitin 2013 është gjithashtu një dokument shumë i rëndësishëm që këshillon dhe orienton të nesërmen tonë në këtë drejtim. Askush nga qytetarët tanë nuk duhet të ketë trajtim të ndryshëm për shkak të bindjeve politike, të orientimit seksual, mundësive ekonomike, të aftësisë së kufizuar apo për çdo shkak tjetër”, – tha Meta. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla është shprehur e gatshme që të përfshihet në politikat arsimore çdo fëmijë, dhe duke integruar në shkolla tekste që luftojnë diskriminimin. “Jemi të vendosur për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, sepse ky është një parakusht për të siguruar cilësinë e jetës. Do të bëjmë që çdo fëmijë, si ai që vjen nga një familje me vështirësi ekonomike, edhe fëmija që ka vështirësi në të nxënë, edhe fëmija që vjen nga komuniteti rom apo nga një komunitet që ka një etni, gjuhë apo kulturë tjetër. Edhe fëmija me aftësi të kufizuar”, – tha Nikolla.
Leku dhe dollari rriten kundrejt euros
Dollari është rritur kundrejt euros, pasi Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën e saj kryesore të interesit në nivelin rekord prej 0.25 për qind. Një euro sot mund të shkëmbehet me 1.33 dollarë. Kjo është vlera më e ulët e saj kundër dollarit në pothuajse dy muaj, transmeton rel. Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën e interesit pas raporteve se norma vjetore e inflacionit në eurozonë ka rënë për 0.7 për qind në tetor. Euroja është monedha zyrtare e 23 vendeve evropiane. Ndërsa në Shqipëri leku vazhdon të jetë në pozita të forta kundrejt euros. Një euro u ble ditën e djeshme me 1.41 lekë dhe ka më shumë se një muaj që leku qëndron në këto pozita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency