Agron Tufa: Instituti, status të dyfishtë, kemi denoncuar krimet – s’ka hipokrizi!

0
139

Intervistoi: Violeta Murati

 

Dje, në sallën e Gjenocidit Komunist, drejtori i ISKPK-së, Agron Tufa, do ta konsideronte si “kalim ylberi” ardhjen dhe mbajtjen e fjalës së përshëndetjes së ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. I ndodhur në këtë raport politik, Tufa në intervistën për “Standard” sqaron pozicionin ligjor të Institutit që drejton. Me status të dyfishtë; i pavarur dhe me votë parlamentare, por edhe me njohje ndërkombëtare, i përfshirë në rrjetet homologe me të njëjtën kauzë, Tufa delegon moralin e ligjit si përgjigje: A do ta shpërbëjë qeveria ISKPK-në?

 

 

agronI konsideruar si një inventar për viktimat e terrorit komunist, botohet volumi i dytë “Fjalori enciklopedik për viktimat e terrorit komunist”, projekt në vazhdimësi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, me pretendimin e realizimit të plotë sipas rendit alfabetik, për ta shteruar lëndën në dhjetë volume. Përmasat e krimit, dhunës, terrorit, shtypjes, si dhe format e përndjekjes që shteti komunist ka ushtruar mbi qytetarë shqiptarë – është informacioni që synon të japë Fjalori. Ndërsa hartimi i tij niset nga një ide e thjeshtë: në mbarim të çdo lufte, veprimi i parë është numërimi i viktimave, hartimi i një liste zyrtare të viktimave. Kjo shpjegohet duke pasur parasysh se nuk ekziston një datebazë e plotë e viktimave që shkaktoi persekutimi komunist, përveç të dhënave të ofruara në vitin 1993.

Dje, në sallën e Gjenocidit Komunist, drejtori i ISKPK, Agron Tufa, do ta konsideronte si “kalim ylberi” ardhjen dhe mbajtjen e fjalës së përshëndetjes së ministres së kulturës, Mirela Kumbaro. I ndodhur në këtë raport, politik Tufa në intervistën për “Standard” sqaron pozicionin ligjor të Institutit që drejton. Me status të dyfishtë; i pavarur dhe me votë parlamentare, por edhe me njohje ndërkombëtare, e përfshirë në rrjetet homologe me të njëjtën kauzë, Tufa delegon moralin e ligjit si përgjigje: A do ta shpërbëje qeveria ISKPK-në?

Në programin qeverisës thuhet se do të ndërtohet një institute evropian për kujtesën kundër krimeve të komunizmit. Deri tani asnjë e dhënë konkrete nuk është vënë në lëvizje, as nuk është shpjeguar nëse bëhet fjalë për një strukturë të re, për të shuar këtë që ekziston apo do të jetë paralele?! E mbështetur me buxhet të shtetit ISKPK ka mandatin deri më 2015.

 

Sapo thatë për ministren Kumbaro se kaloi ylberin duke ardhur në këtë takim të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, a ka domethënie ardhja e saj për jetën e Institutit?

 

Mendoj dhe më vjen shumë mirë që njerëz të një profili civil e zbusin pamjen e ngurtë të kampeve politike. Pikërisht, këta do të jenë faktorët emancipues brenda kampeve politike për të parë esencën e problemeve që mundojnë shoqërinë shqiptare, ndër to kryeproblemin e madh të kaluarës sonë diktatoriale, komuniste. Në fakt me Mirela Kumbaron nuk mësohem dot ta shoh si përfaqësuese e ndonjë qeverie sepse jemi kolegë në zanat, përkthyes, pedagogë etj.

 

U përfshimë në këtë opinion për shkak se në programin e qeverisë së majtë, parashikon diçka institucionale në raport me krimet komuniste. A ju vë në dyshim kjo se, një ditë mund të përballeni me ekzistencën e Institutit që drejtoni? A do të jetë e mundur në të kundërtën të krijohet një strukturë paralele?

 

E kam parë, se në platformën e qeverisë Rilindja është një kapitull tepër i shkurtër krahasuar me zhurmnajën me të cilën interesoheshin para zgjedhjeve socialistët. Por, në fund të asaj thuhet se: ne do t’i japim fund hipokrizive dhe do të ndërtojmë një Institut Evropian të Kujtesës, ku do të dëshmohen krimet gjatë regjimit komunist. E para, lidhet me pyetjen se cila është hipokrizia?! Dhe, e dyta, çfarë po bëjmë ne?!

 

Është injorim i Institutit?

Kam përshtypjen e fortë se, kjo është thjesht çështje obskurance, padije e plotë për ekzistencën e një të tillë, pasi ata kanë pasur një axhendë të ngarkuar me konkurrencë politike. Pastaj nuk janë asi kontigjentë që marrin pjesë në të tilla ngjarje, axhendën e botimeve kulturore, apo veprimtarive që ka bërë vazhdimisht Instituti ynë. Besoj se nuk e kanë ditur këtë.

 

Nëse ndodheni një ditë përballë këtij fakti, që Instituti do ta zyrtarizojnë të pavlefshëm, të mbyllur, dhe do të krijojnë një strukturë po me buxhet të shtetit, cili do të jetë reagimi juaj?

 

Është e pamundur të krijohen dy institute paralele me buxhet shteti. Nëse thyhen të gjitha ligjet, rregullat demokratike të zgjedhjes dhe përfaqësimit- gjithçka mund të ndodhë! Për mua do të ishte, sigurisht, një trishtim i madh sepse projektet që po bëjmë, po bëhen me zemër, dhe nëse mund të kishte njerëz më me zemër sesa ne, atëhere kjo është një çështje që nuk i jap unë përgjigje. Ne, kemi zhvilluar një aktivitet të pandërprerë pa na mbështetur shteti. Edhe gjatë qeverisjes që ishte nuk na ka mbështetur financiarisht projektet tona, ndonëse me ligj kanë qenë të detyruar të na mbështesin. Por nëse kjo bëhet një fakt, atëherë këtë e bëjnë vetëm për hir të krijimit të fondacionit “Qemal Stafa” nr. 2.

 

Së fundi, ka një precedent në Rumani, ku presidenti përmes një letre firmoste shkrirjen e një strukture të ngjashme me Institutin tuaj, që lidhej me krimet komuniste. Ata krijuan një reaksion të menjëhershëm duke ja deleguar shqetësimin homologëve të tyre në Gjermani, ku sigurisht vendimi u kthye mbrapsht. A është Instituti i përfshirë në rrjete të ngjashme, lidhje, bashkëpunime me homologë të huaj po për të njëjtat çështje?

 

Ne kemi një lidhje të mirorganizuar me të gjitha Institutet e Kujtesave Kombëtare për Diktaturat si në Evropën Qendrore dhe Lindore duke përfshirë edhe Rumaninë.

Nëse ndodh diçka e paligjshme ne kemi të lidhur një Konventë marrëveshjeje, të reagimit në rrjet. Ajo është në një vrojtim të hollësishëm të çfarëdolloj arsye që do të tentohet të ndërpresë mandatin e kujtdo, atëherë do të reagojnë njëzëri jo vetëm ata, por qeveritë. Rrjeti i Instituteve të Kujtesës Kombëtare të Gjermanisë ka qenë udhëhequr nga presidenti i sotëm gjerman. Jo për këtë rast, por shumë më përpara, ne kemi marrë pjesë në konferenca të përbashkëta. Instituti ka njohje, mbështetje ndërkombëtare, dhe tani jemi në bumin e këtyre marrëveshjeve. Por, gjithsesi më pëlqen të mendoj si njeri, si qytetar i ligjit në një vend demokratik si dhe të shikoj në përparësi, për të dhënë maksimumin brenda kohës që kam një mandate ligjor, me gjithë stafin tim.

Por në këtë histori, dua të them se kushdo që do të ndërpresë një mandat ligjor, mund t’ju them se Instituti ka status të dyfishtë: i pavarur dhe shtetëror, dhe ka një bord të zgjedhur nga parlamenti, me vota të të dyja palëve – kjo do të thotë se duhet të ekzistojë një arsye që të ndërpritet një mandat i ligjshëm me një bord parlamentar. Duhet të gjendet shkaku përse të thirret në seancë, ku të jetë në diskutim kjo?!

E shoh vetëm në aspektin ligjor një gjë të tillë, unë nuk parashikoj çfarë ka në mendje njëri apo tjetri. Ose duhet të rrish të deshifrosh hamendjet e njerëzve ose do të punosh. Unë di se me ligj kam një mandate deri më 2015, dhe po mundohem të arrij maksimumin tim të mundshëm me të gjithë stafin e Institutit.

 

Nuk ju drejtova për diçka që sillet si hamendje, por konkretisht që lidhet me programin e qeverisë, përballë së cilës mbetet vetëm hapi i zyrtarizmit…

 

Ajo ishte diçka që më nervozoi, sepse mendova që duhet të fshihet çdo lloj loje, rregulli demokratik për t’u bërë Fondacioni nr. 2 “Qemal Stafa”. E dyta, kur pashë pastaj personat që flisnin atëherë i mëshirova pasi mendova se këta nuk dinë nga lidhet gomari, s’ia kanë idenë se çfarë ndodh. Por, përderisa deri tani nuk kam njoftim konkret, zyrtar nuk mund të them gjë tjetër.

 

 

Vazhdimi i Fjalorit enciklopedik i viktimave të terrorit komunist…

Ja kjo më shqetëson mua, që më pyetët: vazhdimi! Nëse do të ndërpritet, vetëm për qëllimin për të formuar fondacionin “Qemal Stafa” nr. 2, atëherë ky projekt që është i vetmi dhe unikal në gjithë vendet komunistë të ndërpritet, atëherë më mirë të mos ja kishim nisur fare, sesa të mbetet përgjysmë. Kjo do ishte një nga gjërat që do të lëndonte këdo. Sikundër shumë projekte të tjera që po bëjmë për shpëtimin e kujtesës së të mbijetuarve që e kam unë dhe Luljeta Lleshanaku, regjistrim të bisedave të personave që kanë mbijetuar.

 

Çfarë përfshin konkretisht?

Fjalori përfshin tri kategori: të pushkatuarit, të burgosurit politikisht dhe të internuarit. Të internuarit zakonisht shënoheshin kryefamiljarët, por jo fëmijët. Kjo do të ishte një lloj ndërmarrje tjetër, specifikë tjetër.

Është tepër vështirë për të gjetur tani pas kaq e kaq vitesh, se sa fëmijë kanë qenë të internuar dhe pa pasqyruar në listat zyrtare. Megjithatë, ne do ta tentojmë dhe këtë, por pasi të mbarojmë këto zëra.

 

Pas dy volumeve të enciklopedisë keni parashikuar se sa do shkojë?

 

Po, kjo enciklopedi mund të shkojë deri në dhjetë volume. Jemi te germa G dhe do të na duhet të shkojmë deri te germa Zh, ka shumë punë.

 

 

 

 Rrudhet RTSH, kjo është formula e re!

Konkurrimi/ 16 këngë konkurrente në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH

 

 

16 këngë do të konkurrojnë për çmimin e parë të edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Pasi janë dëgjuar të gjitha këngët e paraqitura, mbi 40 të tilla, pranë redaksisë së festivalit, juria profesioniste e udhëhequr nga Departamenti Muzikor kanë përzgjedhur vetëm 16, të cilat do të interpretohen live në skenën e Pallatit të Kongreseve përgjatë tri netëve. Kjo ka qenë formula e festivalit të këtij viti, e aprovuar nga Bordi Drejtues i RTSH-së, i cili gjithashtu ka vendosur që ky edicion të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tiranës. Drejtorët Artistikë të festivalit do të jenë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, i cili të shtunën kthehet në Shqipëri, i gatshëm të fillojë punën. Ndërsa producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bida ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati.

Formula e këtij viti parashikon që natën e parë të festivalit të prezantohen tetë këngë konkurrente dhe tetë të tjerat natën e dytë. Përgjatë dy netëve të para në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, Big, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së çka do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi. Gjatë dy netëve të para nuk do të ketë seleksionim dhe në natën e tretë të 16 këngët konkurruese do të ngjiten në skenë duke i dhënë kështu mundësi publikut të njohë më mirë këngët dhe konkurrentët e këtij viti. Sigurisht festivalit nuk do t’i mungojnë elementët e spektaklit, por edhe diskutimi apo hapsira të përcaktuara të kritikës. Siç është bërë traditë e këtyre tre viteve të fundit secila prej këngëve konkurruese është e zbërthyer në partitura dhe interpretimi do të realizohet live, në shoqërinë e Orkestrës së RTSH-së.

Festivali i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij të 52-të. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë u afrohemi tri netëve kur do të dëgjohen këngët që garojnë për çmimin e madh. Në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor, në sallën e Pallatit të Kongreseve, këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit do të prezantojnë për publikun 16 këngë në konkurrim si vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë. Përtej kësaj, sfida e secilit syresh është trofeu i madh që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në biletën e artë për në Eurosong. Për të 11-ën herë, kënga fituese do të përfaqësoje Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të mbahet në Kopenhagen, në 6, 8 dhe 10 maj 2014.

Gjashtëmbëdhjetë është numri i këngëve që do të këndohen në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Pas datave të përcaktuar për pranimin e materialeve muzikore dhe pas seleksionimit nga një staf profesionistësh, janë kualifikuar në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës, këto këngë:

1. Natë e parë
Kompozitor: Endrit Shani
Këngëtar: Venera Lumani dhe Lindi Islami

2. Jam larg
Kompozitor: Vullnet Ibrahimi
Këngëtar: Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj

3. Vetëm për ty
Kompozitor: Edmond Mancaku
Këngëtar: Edmond Mancaku dhe Saviana Vierdha

4. Grua
Kompozitor: Endri Sina
Këngëtar: Saimir Braho

5. Me ty
Kompozitor: Klodian Qafoku
Këngëtar: Klodian Kacani

6. Kthehu
Kompozitor: Marjan Deda
Këngëtar: Luiz Ejlli

7. Ti mungon
Kompozitor: Lambert Jorganxhi
Këngëtar: Marjeta Billo

8. Zemërim i një nate
Kompozitor: Genti Lako
Poet: Jorgo Papingji
Orkestrues: Genti Lako
Këngëtar: Hersi Matmuja

9. Në zemër
Kompozitor: Sokol Marsi
Këngëtar: Rezarta Smaja

10. Nuk e di
Kompozitor: Renis Gjoka
Këngëtar: Renis Gjoka

11. Kur qielli qan
Kompozitor: Xhejn dhe Enxhi Kumrija
Këngëtar: Xhejn dhe Enxhi Kumrija

12. Ëndrrat janë ëndrra
Kompozitor: Xhejsi Jorgaqi
Këngëtar: Xhejsi Jorgaqi

13. Princesha
Kompozitor: Grupi LYNX
Këngëtar: Grupi LYNX

14. Mikja ime
Kompozitor: Gramoz Kozeli
Këngëtar: Blerina Braka

15. Një ditë shprese
Kompozitor: Frederik Ndoci
Këngëtar: Frederik Ndoci

16. Jeta në orën 4
Kompozitor: Orges Toçe
Këngëtar: Orges Toçe

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency