Të jemi të sinqertë, është e vështirë për të pasur një martesë apo lidhje pa mangësi, pas një mllefi apo zemërimi.
Dikur, pritej që ndarja nga bashkëshortët të krijojë një armiqësi deri në fund të jetës. Shumica dëshirojnë të kenë një ndarje shoqërore, por emocionet si mllefi, pikëllimi, frika dhe humbja e besimit ndarjen mund ta bëjnë më të vështirë.
Nëse nuk ballafaqoheni me këto, mund të ketë probleme më të mëdha e njëri prej tyre është qasja jonormale në pjesëmarrjen dhe bashkërritjen e fëmijëve. Falja mund të duket si gjëja e fundit, të cilën do të dëshironit ta konsideroni me ish-partnerin, por këtu ju paraqesim disa nga arsyet pse do të duhej ta bëni një gjë të tillë, pra ta falni partnerin tuaj!
-Falja ju shkon ju në dobi, e kurrsesi partnerit tuaj. Madje, edhe atëherë kur nuk ia dilni ta bëni një gjë të tillë, nuk është nevoja t’ia thoni me fjalë, por këtë ta shprehni dhe ta tregoni me veprimet tuaja.
-Falja nuk do të thotë se ju po miratoni sjelljen jo të mirë, e po ashtu kjo kurrsesi se nuk do të thotë se ju do ta harroni atë që tashmë ju ka ndodhur. Kjo do të thotë se ju tashmë jeni pajtuar me situatën aktuale dhe se jeni aq të pjekur dhe të aftë saqë të kaluarën ta lini pas shpinës.
-Procesi i faljes mund ta eliminojë ndjenjën e të qenit të pafuqishëm. Nëse ndiheni si viktimë, në momentin kur ta keni falur ju do të dilni fitues.
-Falja ju mundëson që të liroheni nga emocionet, përfshirë ndjenjën e fajit, mllefit dhe pikëllimit. Falja ju ofron mënyrën që t’i pranoni gabimet, të shëroheni prej tyre dhe të vazhdoni tutje.
-Mllefi dhe indinjata janë helmuese, si për ju po ashtu edhe për personat të cilët ju rrethojnë. Pa marrë parasysh se sa e arsyeshme mund të jetë, konfrontimet nuk shkojnë në dobi të askujt. Me mijëra studime dhe hulumtime e kanë vërtetuar se mllefi dhe indinjata janë të dëmshme si për lumturinë po ashtu edhe për shëndetin tuaj.
-Hulumtimet e shumta për shkurorëzimet e kanë vërtetuar se ai mund të jetë njëri nga ndikimet më të vështira te fëmijët. Mënyra më me pak dhimbje është që ta tejkaloni konfrontimin dhe kështu do t’i mbroni ata.
-Hakmarrja më e mirë është jeta e lumtur. Oskar Uajlld dikur thoshte: “Gjithnjë i fal armiqtë, sepse asgjë më shumë nuk i lëndon sesa vetë falja”.
Shenjat e kontrollit në dashuri
Lidhja tepër e shpejtë dhe shprehja e dashurisë, xhelozia dhe pasiguria në ndjenjat tuaja, kontrolli dhe kërcënimet për ndarje janë shenja se kjo nuk është një marrëdhënie e shëndoshë.
Dy të tretat e studentëve, të të dyja gjinive, e pranojnë se ishin në një lidhje në të cilin partneri i tyre ishte i dhunshëm.
Fizikisht dhe psiqikisht. Studime të shumta tregojnë faktin se dhuna sa vjen e rritet në marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në marrëdhëniet e tjera, ndërsa psikologët theksojnë se kjo shifër mund të zvogëlohet nëse njerëzit me kohë vërejnë shenjat e mundshme të dhunës te partneri potencial.
Në lidhjet e dashurisë, partnerët e dhunshëm ia dalin që ta shkatërrojnë vetëbesimin dhe sa më gjatë që të zgjasë një marrëdhënie e tillë aq më shumë do të mbeten pasoja tek personi që i ekspozohet dhunës.
Lidhja e shpejtë
Partneri, i cili sapo ju ka njohur fillon të flasë se sa shumë ju dashuron, se si planifikon të ardhmen me juve është shenja e parë për alarm. Edhe pse shprehje e tillë e ndjenjave me siguri se do t’i shkojnë për shtati egos tuaj, kujtojeni se kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Provoni të largoheni pakëz nga një lidhje si kjo dhe pas pak kohe do ta kuptoni nëse e keni tepruar apo ishit në rrugë të duhur të lidheni me një partner të dhunshëm.
Xhelozia
Posesiviteti dhe xhelozia janë dy kushte të cilat shpeshherë përzihen në dashuri, por në fakt janë edhe forma të sjelljes, të cilat vrasin dashurinë duke formuar bazën nën të cilën partneri i dhunshëm do të arsyetohet se gjithë këtë e bën për t’ju “mbrojtur” ju, duke mbrojtur dashurinë tuaj dhe nga frika se mos po ju humb juve. “Xhelozia është shkasi më i shpeshtë i sjelljes në një marrëdhënie të dhunshme”, shpjegojnë psikologët. Shenja të qarta të xhelozisë janë akuzat shkaku i bisedës me të tjerët, veshjes provokuese, kohës së pakët që kaloni me partnerin dhe akuzat për tradhti.
Kontrolli
Nëse partneri posesiv dëshiron që mbi juve të ketë kontroll, shpeshherë do t’jua thotë se si nuk guxoni të jeni të afërt me të tjerët, të cilët ai i konsideron si të “këqij”, nuk i dëshiron në praninë apo afërsinë tuaj dhe insiston që në çdo moment ta dijë se ku ndodheni.
Kërcënimet
Fjalitë si “Do të vetëvritem nëse më braktis” apo “Do të vras nëse më braktis” janë deklarata dhe episode që shfaqen tek personat e tillë porsa ta keni përmendur ndarjen.
Njeriu dashurohet sinqerisht vetëm 4 herë gjatë jetës!
Fluturat në bark me të vërtetë vijnë si vetëtimë nga qielli. Këtë e kanë vërtetuar edhe studimet.
Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin në të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikojmë pse, kur dhe në kë do të dashurohemi, apo jo?
Nganjëherë dashurohemi kalimthi, e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar.
Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë. Por, sipas studimeve më të reja, as ndjenja e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht.
Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2 000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij. Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora.
Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohet në personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej, e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme. Në listën e “dashurisë së ndaluar” ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë, e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.
Ndiz flirtin me shikim të parë
Ekspertët për lidhje ju këshillojnë t’i përdorni këto këshilla sa më parë, duke ju garantuar më shumë shanse për të njohur meshkuj të rinj.
1. Një mashkull në momentin kur ju sheh mesatarisht kalon më pak se një sekondë, duke shikuar në sytë tuaj, por mu për këtë arsye ai kalon shtatë sekonda në buzët tuaja.
Për të qenë të sigurta se shikimi juaj në buzë do të zgjasë edhe më shumë, përkujdesuni që të zgjidhni nuanca të kuqe, që përfundimisht ngjitet për shikimin e meshkujve.
2. Në një studim është përllogaritur se më së shumti sukses kanë ata persona që dërgojnë rreth 35 shenja të flirtit brenda një ore. Nuk ju këshillojmë që të merreni fort me numra, por përkujdesuni që të bëni një ekuilibër me prekjet e ‘rastësishme’ që me siguri do t’jua bëjë me dije se e dëshironi, por duhet pasur kujdes të mos dukeni sulmues.
3. Mesatarisht, një mashkull i afrohet një vajze, pasi shikimet e tyre të jenë takuar tri herë, prandaj nëse dëshironi ta vëreni se kush ju pëlqen, atëherë përkujdesuni ta plotësoni këtë kuotë. Kontakti me sy, më i shkurtër se tre sekonda, është shenjë se jeni të gatshëm të kaloni në një nivel tjetër, pos vëzhgimit.
4. Kontakti i tepërt me sy mendohet si njëri ndër gabimet më të rënda të flirtit, prandaj porsa ta vëreni se ju kanë vërejtur, qetësoni shikimin duke shikuar vërdallë.
5. Femrat janë më tërheqëse për meshkujt, kur mbajnë kokën lart dhe ju vështrojnë derisa komunikoni. Gjatë asaj kohe ato duken më seksi dhe më femërore.
6. Me siguri se takimi juaj i parë nuk do ta lejojë të shikojë më shumë nga lëkura juaj, prandaj pikërisht për këtë fakt lejoni vetes dhe atij që të kënaqet me shikimin tuaj. Kjo do ta bëjë më kureshtar më shumë dhe do të dëshirojë t’ju takojë përsëri.
6. Nëse keni menduar se dekolteja e thellë është kyçe, nuk keni të drejtë. Femrat me duar më të gjata konsiderohen të jenë më atraktive, prandaj vishni një fustan pa mëngë që në mënyrë vizuale do t’i bëjë duart tuaja të duken më të gjata.
8. Buzëqeshja më simpatike dhe më e këndshme është ajo që ju formon rrudhat përreth syve, sepse duket më natyrale dhe më spontane. (marrë nga keshilla.net)