Basha pret presidentin grek Papoulias

0
166

 

Basha: “Traktati i ’96, bazë shumë e mirë për të zgjidhur çdo problem të mbetur mes dy vendeve”

 Papoulias: “Do t’ju mbështesim që procesi i integrimit europian i Shqipërisë të ecë përpara, gjatë presidencës greke”

basha ppKryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh lideri i opozitës, Lulzim Basha priti në një takim presidentin e Greqisë, Karolos Papoulias. Gjatë takimit u vunë në dukje arritjet në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona gjatë viteve të fundit, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, mbështetja që Greqia i ka dhënë integrimit europian dhe euro-atlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimit strategjik, për suksesin e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP.

Zoti Basha ka kërkuar mbështetjen e Greqisë e cila merr presidencën e radhës së BE-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014,  për hapjen e negociatave, duke shprehur angazhimin e  opozitës, për të dhënë kontributin e saj për marrjen e statusit në dhjetor dhe për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Presidenti grek, Papulias ka theksuar se viti 2014 është mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi Greqia dhe Italia marrin njëra pas tjetrës presidencën e BE. “Ne do t’ju mbështesim, me shpresën që procesi i integrimit europian i Shqipërisë të ecë përpara, gjatë presidencës sonë” – theksoi presidenti grek Papulias.

Zoti Basha vlerësoi si bazë shumë të mirë dhe solide, traktatin e vitit 1996, të “miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë” mes dy vendeve,  për të zgjidhur çdo problem të mbetur dhe për të nxitur dhe forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Duke vlerësuar hapat e marra nga Greqia, në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetin e ri të Kosovës, z. Basha theksoi rëndësinë e veçantë që ka për çdo qytetar shqiptar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency