Fantazma e Hugo Chavez “në metronë e Karakasit”

0
130

 

fantazmaPresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shpreh se fytyra e ish-presidentit të ndjerë, Hugo Chavez, u ishte shfaqur disa punëtorëve në një tunel të metrosë së Karakasit duke e mbështetur dëshminë edhe me një foto. “Shikojeni këtë formë, është një fytyrë. Kjo foto u bë nga disa punëtorë. Kë shohim në këtë fytyrë? Një shikim, shikimin e atdheut që është kudo. Punëtorëve iu shfaq një imazh mbi mur, që u zhduk menjëherë. Chavez ndodhet kudo”, deklaroi Maduro duke buzëqeshur gjatë një mbledhjeje në Karakas.  Në prill, në pikun e fushatës elektorale për caktimin e pasardhësit të Hugo Chavez që vdiq më 5 mars, Nicolas Maduro tha se ish-presidenti i ishte shfaqur në formën e një zogu të vogël.  Pas kësaj, ai e ka imituar disa herë këngën e këtij zogu të vogël gjatë fjalimeve të tij, për të sugjeruar praninë e Chavez.  Përballë kritikave dhe talljeve të kundërshtarëve të tij, ai u bëri thirrje të gjithë venezuelasve të jenë zogjtë e vegjël të qeverisë së tij. Në qershor, ai u shpreh gjithashtu se Chavez i ishte shfaqur në malet që mbizotërojnë kryeqytetin.

Një banor i Texas-it i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë
Në shtetin amerikan të Texas-it një burrë i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë. Casey Ëagner dhe miqtë e tij i zuri një stuhi e fortë në rrugë që i detyroi të strehoheshin nën një pemë.Atje atë e goditi rrufeja e parë. Kur ra në tokë nga goditja e marrë, atë e goditi një tjetër rrufe. Në ato vende ku ai u godit nga rrufeja lëkura e tij humbi pigmentin natyror. Ai u diagnostikua me aritmi, humbje të ndjesisë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë dhe të krahut të majtë. Vetë Ëagner i krahasoi këto ndjesi me momentin e zgjimit nga gjumi – sipas mendimit të tij, këto ndjesi janë të ngjashme me atë çka ndjen njeriu në gjymtyrët e tij në momentin kur sapo zgjohet nga një gjumë i thellë. Mjekët thanë se ndjesia e shpimit të një gjilpëre në gjymtyrët e tij do të ndihet për rreth një javë.

Hitlerit i hiqet statusi i qytetarit të nderit në Goslar
Autoritetet e qytetit Goslar në Gjermani privuan Adolf Hitler nga statusi i qytetarit të nderit, që i është dhënë atij 72 vite më parë.Siç njoftoi përfaqësuesi i administratës së qytetit, vendimi u mor pa asnjë kundërshtim.
Autoritetet e qytetit ishin të mendimit se ky problem u zgjidh vetvetiu pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe rënies së regjimit nazist. Megjithatë nën presionin e Partisë së majtë u vendos të ndërmerreshin hapa konkretë. Sido që të jetë, në Goslar janë të bindur se ky akt ka karakter “simbolik dhe formal”. Që nga ardhja në pushtet Hitleri u bë qytetar nderi i rreth 4000 mijë qyteteve.

Në Indi nis ndërtimi i statujës më të lartë në botë
Lideri i Partisë Popullore të Indisë, Narendra Modi, i cili vitin e ardhshëm synon të luftojë për postin e kryeministrit të vendit, njoftoi zyrtarisht fillimin e ndërtimit të statujës më të lartë në botë.Statuja e Sardar Patel – heroit kombëtar indian, njërit prej autorëve të Kushtetutës, do të vendoset në ishull në shtetin e Gujarat, ku Modi është ministri kryesor. Lartësia e parashikuar e monumentit – 182 metra, katër herë më e lartë se sa Statuja e Lirisë në Neë York.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency