BURGU I RROGOZHINËS Denoncimi: Më vodhën pajisjet, më mbajnë në observim

0
309

Anxhela Tato

 

 

Flet i dënuari Sokrat Delijorgji: Më bënë të çmendur që t’më heqin të drejtën për t’u ankuar

 Institucionet i kanë kërkuar burgut që të sistemojë të dënuarin në një qeli

 

 

rrogozhineBurgjet, institucionet e vuajtjes së dënimit, por ende problematikë në lidhje me kushtet dhe mundësitë e sistemit dhe jetesës për të dënuarit. Sokrat Delijorgji, i dënuar për veprën penale të vrasjes, tregon historinë e tij dhe vështirësitë me të cilat i duhet të përballet çdo ditë të vuajtjes së dënimit prej 12 vjetësh. Në një bisedë telefonike 37-vjeçari, i cili po vuan dënimin për krimin në burgun e Rrogozhinës, rrëfen se mbahet pa të drejtë në qelinë e observimit, ndërsa gjithë pajisjet i janë grabitur nga një i burgosur tjetër, i lidhur ngushtë me shefin e policisë së burgut. Ndonëse letrave të dërguar në institucionet e drejtësisë ende asnjë masë nuk është marrë për Sokratin, i cili pohon se për t’i mbyllur gojën e kanë shtruar disa herë në spital me pretendimet se vuan nga çrregullimi i personalitetit. Ai sqaron se nga ana e institucioneve i është kërkuar burgut që ta sistemojnë në një qeli normale, por situata vijon të mbetet e njëjtë për 37-vjeçarin. “Unë u ankova dhe ata më çuan në Spitalin e Durrësit, dhe më dhanë diagnozën e çrregullimit të karakterit. E gjithë kjo bëhet që mua të më izolojnë në spital dhe që vuaj mendërisht, në mënyrë që ato që ato që u shkruaj institucioneve, nuk janë të vërteta dhe se ankesat bëhen nga një i çmendur. Kam shumë letra këtu në dhomë, kam dosjen time që u kamë bërë institucioneve, Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Prokuroria, SHKB dhe të gjithë më kanë kthyer përgjigje. Përgjigjet janë në zgjidhjen e  ankesave të mia, të cilët u kërkojnë drejtuesve të burgut që të marrin masa për mua. Por ata përveç fakti që nuk zgjidhin asgjë, kërkojnë që të më bëjnë edhe të çmendur me letra”, tregon 37-vjeçari. Ndërsa shton se në qeli me të ndodhen edhe disa të burgosur të tjerë, të cilët tentuan që me anë të grevës së urisë t’i jepni fund qëndrimit në observim.

Intervista

Për çfarë jeni dënuar?

Jam dënuar për një vrasje në vitin 1997 dhe jam dënuar me 12 vjet burg. Disa persona të bandës së Zani Çaushit më ranë në qafë dhe unë kreva vrasjen. Më kanë  mbetur edhe tre vjet nga masa e dënimit. Jam 37 vjeç. Që në 4 gusht të 2010 jam akomoduar në burgun e Rrogozhinës.

Pse iu shtruan në spital?

Më vdiq nëna dhe nuk më dhanë leje që ta varrosja. Unë u ankova dhe ata më çuan në Spitalin e Durrësit, dhe më dhanë diagnozën e çrregullimit të karakterit. Më thanë që diagnoza më është lëshuar nga QSUT-ja e Tiranës. Ma kanë vënë që në 2009. Më kanë thënë, sikur nëna ime ka vdekur nga sëmundja e çmendurisë. Ndërsa ajo ka vdekur nga ataku në zemër, i erdhi ora dhe vdiq. Ajo ka qenë e arsimuar, me shkollë. Ndërsa unë kam përfunduar gjimnazin dhe kam bërë një shkollë 4-vjeçare për kuzhinën në Greqi. Kam bërë 16 vjeç arsim dhe habitem se si më kanë dhënë atë lloj diagnoze. E gjithë kjo bëhet që mua të më izolojnë në spital dhe që vuaj mendërisht, në mënyrë që ato që ato që u shkruaj institucioneve, nuk janë të vërteta dhe se ankesat bëhen nga një i çmendur.

Çfarë ndodhi kur u kthyet nga spitali?

Kur  u ktheva nga Spitali i Durrësit nuk gjeta asgjë. I kërkova pajisjet e mia, por gardianët më thanë se nuk lejohet që unë t’i mbaj brenda nw qeli. Nëse nuk më lejohet, u thashë që të mi kthenin që t’i çoja në shtëpi, pastaj ata më thanë se nuk e dinë se ku ndodhen. Tallen me mua. Grupi i gatshëm këtu në burg më mori me forcë dhe më çoi në Spital të Durrësit edhe pse unë nuk vuaja nga asgjë. Për këtë që më bënë iu drejtova edhe Ambasadës Amerikane, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Më mbajnë në Durrës 30 ditë në spitalin e burgut, edhe pse unë nuk kam asnjë lloj sëmundje. E gjithë koj bëhet ngaqë jam ankuar unë për kushtet në burg dhe më thanë se nëse bëj telefonata, do të më dërgojnë në një vend tjetër. Ua kam frikën se ata çfarë nuk janë të aftë që të bëjnë.

Në spital të Durrësit çfarë ndodhi?

Atje më bënin shumë presion, më provokonin që të acarohesha dhe më pas që të humbja kontrollin, por unë e ruajta qetësinë se pastaj do më rrihnin.

Përse sillen keq me ty?

Sillen keq, sepse unë ankohem nëpër institucione. Situata është tensionuar edhe më shumë pas vjedhjes së qelisë sime. Unë i dua gjerat e mia personale, pasi jetoj këtu dhe kam nevojë për ato.

Kush t’i ka marrë pajisjet?

Mi ka marrë një i dënuar këtu me 25 vjet heqje lirie. Ai i ka në dhomë. Nuk kam guxim që të shkojë për t’ia marrë. Unë nuk dua të konfrontohem. Të shkojë policia që t’ia marrë dhe jo unë. Ai është lidhur me shefin e policisë së burgjeve këtu dhe ai e lejon që të bëjë të tilla gjëra. Ai më tha që i dënuari tjetër nuk ka gjë në dhomë, ndërsa unë ia kam parë. Më gënjen sy për sy.

 

I dënuari Delijorgji kërkesë për t’u transferuar në një burg tjetër

“Kam shumë letra këtu në dhomë, kam dosjen time që u kamë bërë institucioneve, Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Prokurorisë, SHKB-së dhe të gjithë më kanë kthyer përgjigje. Përgjigjet janë në zgjidhjen e ankesave të mia, të cilët u kërkojnë drejtuesve të burgut që të marrin masa për mua. Por ata përveç fakti që nuk zgjidhin asgjë, kërkojnë që të më bëjnë edhe të çmendur me letra. Më çojnë me forcë në spitalin e Durrësit. Para një jave drejtori aktuali i burgut më tha se do më kthejë pajisjet e qelisë, por më gënjeu, nuk më zgjidhi asgjë, ndonëse i mbajti të gjitha shënim. As ngrohësen, as frigoriferin, as aparatin Digitalb, asgjë. Nëse nuk më japin një rrugëzgjidhjeje do kërkoj që të transferohem në një burg tjetër, por jo në Spital Burgjesh, ata kërkojnë të më fundosin. Nuk e kuptoj. Ata i bënë dokumentet sikur unë merrja ilaç dhe nuk isha mirë mendërisht, Besim Rama, më është qepur shumë keq. Nuk më ka lënë rehat që kur kam ardhur në burgun e Rrogozhinës”.

 

Rasti Sokrat Delijorgji, Drejtoria e Burgjeve: Është person konfliktual

Drejtoria e Burgjeve përgjigjet në lidhje me ankesën e bërë nga ana e të dënuarit Sokrat Delijorgji. Institucioni pohon faktin që i dënuari po mbahet në dhomë observimi dhe jo në një qeli, ku të ketë kushtet minimale të jetesës. Por sipas Drejtorisë së Burgjeve i dënuari Sokrat Delijorgji është një person konfliktual, i cili ka pasur debate me pjesën më të madhe të të dënuarve që po vuajnë dënimin në burgun e Rrogozhinës. Mungesa e qelive dhe parandalimi i ndonjë ngjarjeje të rëndë kanë detyruar stafin e burgut që të vendosë momentalisht 37-vjeçarin Delijorgji në dhomën e observimit. Burgu i Rrogozhinës ka një numër të caktuar qelisë dhe nuk ka mundësinë që një i dënuar të lihet vetëm në qeli, për shkak të numrit të madh të të burgosurve që po ekzekutojnë masat e dënimit të gjykatave për krimet e kryera. Në këto rrethana sipas Drejtorisë së Burgjeve e vetmja zgjidhje ka qenë vendosja e Delijorgjit në dhomën e observimit. Ndërkohë që vetëm para pak javësh u bë publik lajmi për disa të burgosur, të cilët ndodheshin në grevë urie për shkak të kushteve ku po mbaheshin. Në lidhje me këtë ngjarje nga ana e Drejtorisë së Burgjeve erdhi përgjigja e transferimit në një burg tjetër, por tre të dënuarit ndodhen ende në qelinë e observimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency