Çfarë ngjyre duhet t’i mbani flokët që të përshtaten me lëkurën?

0
190

bjondeNgjyrën e flokëve mund ta ndryshoni pa problem. Flokët mund t’i bëni nga bionde platin në gështenjë të errët. Por, duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni zgjedhjen e duhur sipas lëkurës, moshës dhe modelit të flokëve tuaj. Kur lyeni flokët, nuk duhet të gaboni. Një gabim mund t’ju kushtojë që të detyroheni të mbani kapuç në kokë derisa të ndryshoni sërish ngjyrën e flokëve. Ngjyra e flokëve duhet të jetë në harmoni me lëkurën dhe personalitetin tuaj. Ajo duhet të shkrihet me ngjyrën e syve dhe lëkurës suaj.

Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, veneciane, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në pah ngjyrën e syve. Ato që duan të krijojnë më shumë efekt, mund të përdorin ngjyra më të ngrohta, si gështenjat e errëta apo ngjyrat karamele/mjaltë, të cilat i japin intensitet ngjyrës dhe japin theks. Në rastin e lëkurave të zbehta mund të përdoren ngjyrat bionde të ftohta apo të bardhat suedeze.

Ngjyrat e kuqe krijojnë kontrast me lëkurën e bardhë dhe nxjerrin në pah sytë. E bakërta/e kuqja shkon shumë me sytë e errët. Mund të përdoren më shumë edhe bojëkafe e ngrohta apo ngjyra e lajthisë.

Nëse keni lëkurë me ngjyrë mat dhe sy të errët, përdorni ngjyra më të ftohta për flokët. Rekomandohen gështenjat e errëta dhe e zeza e ftohtë. Përdorni nuancat e çokollatës apo lajthisë, me qëllim që t’i jepet intensitet ngjyrës. Megjithatë, ngjyra bionde e praruar shkon për mrekulli me lëkurën e errët.

Nëse jeni bionde me sy të çelët dhe pika të kuqe, nuk përdoret ngjyra e kuqe për flokët, pasi atë e keni në fytyrë. Zgjidhen ngjyra neutrale dhe natyrale. Përdoret bojëkafeja disi në të bakërt ose bojëkafeja në gjysmë bionde. Rekomandohen ngjyrat gështenjë të ngrohtë, por kujdes: mos përdorni të kuqen apo portokallien!

Nëse jeni flokë-kuqe me sy të çelët ruhet ngjyra natyrale. Zgjidhen të kuqet, biondet apo të bakërtat. Për më shumë efekt, zgjidhni ngjyrën e kuqe! Gjithçka varet edhe nga stina. Në verë, preferohen të praruarat, ndërsa në dimër, bojëkafe më të ngrohta.

 

Ngjyra e flokëve: 2014 është viti i të kuqes

“Red power!”, mund të jete slogani i vjeshtës, edhe për ta mbajtur atë duhet te keni një ngjyre te bukur. Pak kapricioze dhe pak te turpshme, femrat me flokë te kuqe mund te komunikojnë personalitete te ndryshme. Ngjyre me karakteristike te forte dhe te vendosur, e kuqja është nuanca ideale për ato qe kane lëkurë dhe sy te çelur, edhe pse kjo karakteristike nuk është e domosdoshme. Flokë kuqet natyrale te cilat janë ne ngjyrën e ndryshkut, janë krenare qe kane një ngjyre te tille dhe e tregojnë këtë nga mënyra e stilimit të flokëve, ngjyre e cila do te jete ne tendence. Sigurisht, qe tonet e te kuqes janë te shumta, midis te cilave mund te zgjidhni te preferuarën tuaj, por duhet te bëni kujdes te zgjidhni ngjyrën qe ju përshtatet me shume, pa synuar ne ngjyra te cilat mund te japin rezultatin e kundërt.

Modelet për flokë të kuqe për 2014-ën

Si do ti mbani flokët e kuqe këtë sezon? Mes tendencave më “cool” të propozuara nga hairstylist-ët është ajo e flokëve të lëshuar, me onde natyrale. Për ato që dëshirojnë një pamje më romantike mund të synoni për një shkallëzim natyral. Nuk këshillohet përdorimi i piastrës për këtë sezon, e cila ju preferon të lira, për të treguar më krenari bukurinë natyrale, edhe pse për këtë keni nevojë për një ngjyrë të bukur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency