Tjetër ribashkim i Stewart dhe Pattinson?

0
139

 

stewart-dhe-pattinsonKristen Stewart ka qëndruar për tri orë në shtëpinë e ish-të dashurit Robert Pattinson në Beverli Hills duke përhapur spekulime për ribashkimin mes tyre. Aktorja amerikane dhe aktori anglez përfunduan lidhjen e tyre katërvjeçare në muajin maj, pasi 23-vjeçarja bëri tradhti me e regjisorin 41-vjeçar, Rupert Sanders. Megjithatë, vazhdimisht ka pasur thashetheme se yjet e “Twilight” mund të ribashkohen. Burime të “UsMagazine.com” kanë thënë se pas tre orëve që kaluan së bashku, ata kanë shkuar në drejtime të ndryshme kur e kuptuan se janë identifikuar nga fotografët. Ndryshe, kohët e fundit është spekuluar për lidhjen e Pattinson me vajzën e Sean Penn, Dylan Penn, si dhe ai ka pasur një romancë të shkurtër me Riley Keough. Nga ana tjetër, Kristen është thënë të ketë pasur një romancë me bashkaktorin nga filmi “Camp X-Ray”, Lane Garrison.

 

Macja Nicole Scherzinger

Këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger kishte zgjedhur një kostum të veçantë për të festuar Halloween-in këtë vit. Ajo ishte veshur si një mace me një veshje lëkure të zezë dhe dukej superseksi. 35-vjeçarja ekspozoi format e saj joshëse dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e së enjtes. Aktualisht, Nicole është anëtare jurie në edicionin e “X-Factor” ku e kemi parë të shfaqet mjaft e kuruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency