Ahmetaj: Ulja në klasifikim, pasojë e mospagimit të faturave të biznesit

0
135

 Ervin Kaduku

 

 Raporti i Bankës Botërore “Të bësh biznes” do të shqyrtohet me kujdes, në mënyrë që të fillohet menjëherë puna për të përmirësuar marrëdhënien me komunitetin e biznesit, duke shlyer detyrimet

 

ahmetajDuke mos paguar kontratat dhe shërbimet e kontraktuara, shteti shqiptar jo vetëm që u ka lënë shqiptarëve mbi 600 milionë dollarë borxhe të fshehta mbi kokë, por, siç duket nga raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bësh biznes 2014”, një gjë e tillë mund të ketë ndikuar edhe në largimin e investitorëve potencialë. Ka deklaruar kështu dje ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka komentuar raportin e Bankës Botërore “Doing Business”.

“Ashtu siç e prisnin të gjithë, Shqipëria përsëri ka humbur vende në klasifikimin botëror të këtij publikimi prestigjioz. Në sajë të të dhënave që janë mbledhur deri në maj të vitit 2013, ekipi i “Doing Business” e ka klasifikuar Shqipërinë në vendin e 90 nga 189 vendet që janë vlerësuar në këtë raport. Kjo është një humbje prej 5 vendesh krahasuar me një vit më pare,”tha ai.
Sipas tij, shqetësues nuk është vetëm fakti që Shqipëria ka pasur përsëri rënie. Ajo çka është e rëndësishme është se nga 10 treguesit e raportit “Doing Business” – Shqipëria është përkeqësuar në 6 prej tyre. Ndër këto gjashtë tregues mund të përmendim lehtësinë e marrjes së lejeve të ndërtimit, ku renditemi të fundit nga 189 shtete të botës, apo në kriterin e sigurimit të furnizimit me energji elektrike, ku Shqipëria renditet e 158 në botë.
Tejet shqetësues është përkeqësimi në treguesin e respektimit të kontratave, një përkeqësim me 28 vende (nga vendi i 96 në të 128), çka ka lidhje me mospagesën e faturave për punë të kryera nga bizneset private. Duke mos paguar kontratat dhe shërbimet e kontraktuara, shteti ka cenuar thellë raportin e besimit me komunitetin e biznesit, tha ministri.

“Dua t’ju siguroj se ky raport dhe të gjithë raportet e tjera ndërkombëtare do të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që të fillojmë menjëherë nga puna për të përmirësuar imazhin e vendit dhe marrëdhënien me komunitetin e biznesit”, deklaroi Ahmetaj.

Mbetet të shikohet në se do të realizohet me të vërtetë dhe sa më shpejt ky premtim.

 

 

Info/ekonomi

 

BE ndan 15 milionë euro për komunat serbe në veri

 

Bashkimi Evropian ka themeluar një fond të veçantë për zhvillimin e komunave serbe bë Kosovë e kësti i parë është 15 milionë euro, ka kumtuar sot Komisionin Evropian. “Ky program para anëtarësimit u dedikohet komunave me shumicë serbe nëpër gjithë Kosovën, në veçanti atyre në veri”, – shkruan kumtesa. Ky financim do të fokusohet në infrastrukturën komunale, administratën publike, zhvillimin rural dhe rajonal, punësim dhe mbrojtje të mjedisit.

Fonde të mundshme shtesë do të përcaktohen në bazë të vlerësimeve të vazhdueshme për nevoja. Këto para do të alokohen për Kosovën si shtesë e buxhetit të saj vjetor prej 65-70 milionë eurosh në kuadër të programit IPA për këtë vit të BE-së.

 

Bota po përballet me deficitin e verës

Bota po përballet me deficitin e verës, dhe kërkesa për këtë pije tashmë është më e madhe sesa oferta, paralajmëron korporata amerikane Morgan Stanley. Gjatë vitit të kaluar kërkesa për furnizim nga verë e tejkaloi me 300 milionë kuti ofertën, çka përbën treguesin më të lartë në 40 vite monitorim, flitet në studimin e kryer nga korporata.

Prodhimi i verës në vitin 2012 gjithashtu ra në nivelin më të ulët në 40 vjet. Në mbarë botën ka pak më shumë se 1 milion prodhues të verës.

 

Spanja del nga recesioni

 

Spanja i ka dhënë fund recesionit të saj dy-vjeçar me rritjen e pare ekonomike tremujore që prej 2011-tës. Në periudhën korrik-shtator vendi shënoi një hop të ekonomisë me 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pas tkurrjeve të njëpasnjëshme që kishte njohur për 9 tremujore radhazi.

Të dhënat e Institutit Spanjoll të Statistikave, INE, konfirmojnë parashikimet e Bankës së Spanjës dhe tregojnë se zyrtarisht, ky shtet mund të konsiderohet i dale nga recesioni. “Jemi optimistë për Spanjën në veçanti dhe në përgjithësi për periferitë e zonës së euros. Vendi ka bërë ndryshime të mëdha strukturore, është angazhuar fuqimisht në reduktimin e deficitit, ndjesia e të bërit biznes është përmirësuar dhe papunësia, me të gjithë gjasat e arriti pikën kulmore e tani do te vijë në rënie”, – deklaroi Robert Wood, ekonomist i “Berenberg Bank”. Spanja ishte një prej vendeve më të goditura nga kriza e ekonomisë globale, e përveç një papunësie në rritje, u përball edhe me një valë masive protestash, që shpesh degjeneruan në përleshje me policinë.

Ekspertët paralajmërojnë, megjithatë, se më e keqja nuk ka kaluar ende dhe me kërkesën e brendshme serish në kontraktim, është e vështirë te flitet për një rimëkëmbje të fuqishme dhe afatgjate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency