Ish- kryeministri feston 69-vjetorin e lindjes mes të rinjve Berisha: Mirënjohje Zotit që festoj me shëndet të plotë

0
122

 

Në shenjë falënderimi Berisha ftoi të rinjtë për të bërë gëzuar në një prej lokaleve më me emër në kryeqytet

berisha me familjenIsh-kryeministri Sali Berisha festoi dje ditëlindjen e tij të 69-të mes të rinjve të Forumit Rinor të PD-së. Me një komunikim në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se falënderon Zotin që datën e lindjes në shëndet të plotë si dhe familjen që e ka mbështetur në çdo arritje të tij.

“Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen. Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më të përzemërt dhe mirënjohjes më të thellë:

– para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë;

– për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj;

– për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, vajza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike”, – shkruan Berisha në “Facebook”.

Festa me të rinjtë

Mëngjesi i 15 tetorit e gjeti më të mbushur se kurrë zyrën e re të ish-kryeministrit. Të rinjtë demokratë u mblodhën bashkë për t’i organizuar ish-liderit një festë surprizë. Personi që qëndronte në krye të këtij organizimi ishte mbesa e doktorit, Dasara Malltezi, e cila ndihmoi grupin e Forumit Rinor të udhëhequr nga Greta Koçi, për të realizuar me sukses idenë e tyre. Mes urimeve të shumta në këtë ditë të veçantë, zunë vend edhe dhuratat simbolike të të rinjve. Kjo surprizë duket se e gëzoi pa masë ish-kryeministrin Berisha, i cili në shenjë falënderimi i ftoi të rinjtë për të bërë gëzuar në një prej lokaleve më me emër në kryeqytet.

Urimet për miqtë

Po në rrjetin social “Facebook”, Berisha uroi çdo mik në këtë faqe që ka ditëlindjen në të njëjtën ditë me të.

“Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen. Le t’u urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. GËZUAR!! SB”

Ditëlindja e Berishës përkoi dhe me festën e Kurban Bajramit. Në këtë ditë të shënuar të besimtarëve myslimanë nuk mungoi urimi i ish-kryeministrit.

“Gëzuar Bajramin, ditën e madhe të sakrificës së njeriut për Zotin, për të mirën! Uroj që Zoti të pranojë e të shndërrojë sakrificën tonë në mirësi, shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre! SB”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency