Konfindustria, qeverisë: Borxhi ka kosto shtesë, të shlyhen edhe interesat

0
178

Gjergj BuxhukuDuke marrë shkas nga premtimi i kryeministrit Rama për shlyerjen e të gjitha detyrimeve ndaj biznesit, ky i fundit kërkon edhe pagesën e detyrimeve shtesë që rrjedhin nga ky borxh. Konfindustria bëri të ditur dje se do të kërkojë zyrtarisht nga ekzekutivi shqiptar, që të zbatojë plotësisht në mënyrë të njëjtë, sikurse i kërkohet biznesit në detyrimet financiare të ndërsjella. Sipas Konfindustrisë shlyerja e shumëpritur e faturave të prapambetura të punëve publike nga ana e shtetit duhet të shoqërohet edhe me detyrimet financiare shtesë mbështetur në fitimin e munguar dhe interesin bankar, që rrjedhin nga vonesa në kohë e pagesës dhe që ka prodhuar kosto shtesë për biznesin. “Duhet të kujtojmë se biznesi për vonesa kohore të shlyerjes së detyrimeve ngarkohet me gjoba tepër të larta” theksoni kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku. Po ashtu i vlerësoi gjithashtu se  zbatimi i praktikave të njëjta në detyrimet shtet-biznes do të jetë hap shumë i rëndësishëm në rritjen e përgjegjësisë së përbashkët. “Kjo do të jetë shprehje e seriozitetit të shtetit shqiptar dhe një kusht mjaft i rëndësishëm për investitorët e brendshëm dhe sidomos të huaj”. Sipas vlerësimeve të FMN-së dhe qeverisë së re, fatura e detyrimeve të pashlyera ndaj biznesit vlerësohet në rreth 400 milionë dollarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency