Emërimet e reja, Dritan Ylli te Inspektorati i Punës, Stojku kreu i ARSH

0
214

dritan ylliVazhdojnë emërimet e reja.  Edmond Stojku është emëruar në postin e drejtorit të Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës,  në vend të Liljana Ramasaços. Stojku, ka qenë zyrtar i ministrisë së  Shëndetësisë. Viron Bezhani, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar është emëruar në postin e drejtorit të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve nr 2, godinat që ndodhen tek Inxhinieria e Ndërtimit. Ndërkohë që në krye të inspektoriatit të Punës do të vihet Dritan Ylli, i cili zëvendëson në këtë post Polikron Maze. Maze u shkarkua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj me propozim të Inspektoriatit Shtetëror të Punës pak ditë më parë. Polikron Maze akuzohet për “shkelje në detyrë, mos respektim të ligjit dhe teljakilim të kompetencave”. Tre emërimet e reja në administratë vijnë nga LSI-ja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency