Shtyrja e ligjit/ Basha: Konsensusi u qëllua për vdekje në mënyrë arbitrare dhe anti-kushtetuese

0
100

 

Florenc Drizari

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha: Riciklohet konflikti politik, opozita gati për hapat e nevojshëm

 

basha pd_1Një ditë pas vendimit të qeverisë për të shtyrë afatet e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi Kryeministrin Rama për prishje të konsensusit. Sipas z. Basha, vendimi i qeverisë rrëzoi marrëveshjen mes palëve në Kuvendin e Shqipërisë të miratuar më 30 maj të këtij viti.

Duke e quajtur konsensusin një çështje vlerash dhe jo thjesht numrash, kreu i PD-së tha një ditë më parë se me vendimin e qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të afateve të hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk përcaktoi se cilët do të jenë këta hapa, por deklaroi se qeveria me këtë vendim ricikloi konfliktin politik. Një natë para se ligji për nëpunësin civil të hynte në fuqi më datën 1 tetor, mazhoranca e majtë, me anë të një akti normativ, miratoi shtyrjen e afateve vepruese të tij deri më datën 1 prill të vitit të ardhshëm. Në vendim, Këshilli i Ministrave argumenton se gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, është i domosdoshëm miratimi i akteve nënligjore që ligji të jetë i plotësuar dhe funksional.

Lulzim Basha

“Mbrëmë, me një akt të njëanshëm antikushtetues dhe në mungesë totale transparence, Edi Rama shpalli shfuqizimin gjashtëmujor të ligjit “Për nëpunësin civil”, i miratuar me konsensus dhe unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë, në maj të këtij viti. Ky është një nga tre ligjet, mosmiratimi i të cilëve me konsensus vitin e kaluar, u bë shkak që Shqipëria të mos përfitonte statusin e vendit kandidat.

Ky është një nga tri ligjet, për të cilat Brukseli zyrtar u shpreh se nuk mjaftonte as miratimi me referendum, por duhej patjetër konsensus, konsensus që u dha më në fund në 30 maj, pasi Rama u sigurua se ishte tepër vonë për të përfituar statusin në pranverën që shkoi.

Mbrëmë, ky konsensus u qëllua për vdekje me koburen arbitrare dhe antikushtetuese të aktit normativ. Duke vënë mbi interesat madhore të vendit, interesa egoiste dhe meskine, Rama hodhi poshtë mbrëmë me një firmë të vetme, konsensusin unanim të mbarë Kuvendit. Kjo nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë në vendet që mbështeten në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo ndodh vetëm në banana-republikat që mbështeten në ligjin e xhunglës. Duke zhbërë me një firmë të vetme një ligj konsensual, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si banana-Kuvend dhe partnerët tanë që aq shumë këmbëngulën në vlerat e konsensusit, si manekinë”, – deklaroi kreu i PD-së.

Z. Basha iu drejtua Kryetarit të Kuvendit për të mbajtur qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e qeverisë, duke vënë theksin tek pavarësia që duhet të tregojë Kuvendi i Shqipërisë si pushteti legjislativ në vend.

“Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është banana-Kuvend dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës, për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se konsensusi nuk është çështje numrash por vlerash.

Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë, që rrezikon aspiratën tonë integruese në Evropë dhe riciklon konfliktualitetin politik në vend”, – deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

BE, Peter Stano: Qeveria mori hapa për të shmangur boshllëkun ligjor

“Qeveria ndërmori dje hapa për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të pandryshuar”. Ishte ky komenti i Peter Stanos, zëdhënës i komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, lidhur me vendimin e qeverisë për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin civil.

“Siç e kuptojmë qeveria ndërmori dje hapa për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të pandryshuar. Pra, amendimi teknik që u mor dje është thjesht teknik dhe nga pikëpamja jonë këtu nuk ka ndonjë çështje. Rëndësia e këtij ligji mbetet e njëjtë dhe ai do të zbatohet pasi të kenë hyrë në fuqi aktet nënligjore. Ky problem teknik u zgjidh nga vendimi i djeshëm teknik i qeverisë”, – deklaroi Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule.

Komisioni mirëpret përdorimin e ligjit të vitit 1999 për shmangien e boshllëkut ligjor në ato pjesë të ligjit ku pritet të bëhen ndryshimet e nevojshme, ndërsa në lidhje me konsensusin që nevojitet për ndryshimet e radhës, KE thotë se pret një proces të qetë përderisa ndryshimet që kërkohen janë thjesht teknike.

 

PD për shkarkimet në administratë: Rama e ka nisur punën me një proces shkatërrimi

Pas vendimeve të dyve ditë më parë të qeverisë, ish-ministri i Ekonomisë, Florion Mima, ka denoncuar vendimin për anulimin e koncesioneve në hidroenergjetikë.

“Zoti Rama, me këtë akt, konfirmoi se, për të, 23 qershori është data 0 dhe se, pas kësaj date, gjithçka e miratuar, pavarësisht se me procedura ligjore e transparence të plote, do të ç’bëhet. i vetmi qëllim është që subjektet të cilat u prekën dje, por edhe të tjerë që do të preken në ditët në vijim, të fillojnë të vendosin kontakte me zyrat speciale a me persona të caktuar afër qeverisë. Ligjshmëria do të fitojë mbi çdo përpjekje për të nënshtruar ligjin me akte të pastra korruptive e abuzive dhe te nxjerra në shpërdorim të pastër të detyrës zyrtare”, – deklaroi Mima. Pak ditë më parë Partia Demokratike hapi në faqen e saj të internetit një dritare të veçantë për të denoncuar të gjithë largimet nga radhët e administratës publike.

 

Shkarkimi i 6 konsujve, reagon opozita: Po prishet imazhi i Shqipërisë në botë

Partia Demokratike reagon edhe pas lëvizjeve të fundit në trupin diplomatik nga qeverisja e majtë.

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi reagoi për shkarkimin e 6 konsujve nga ana e qeverisë “Rama” një ditë më parë, duke thënë se ky është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë, në mënyrën se si qeveria e re po trajton shërbimin e jashtëm.

“Shërbimi i jashtëm në programin politik që u votua në Kuvend shërbimi i jashtëm cilësohej si pasqyra më e mirë e keqqeverisjes. Kjo është një deklaratë çnderuese, një deklaratë që është bërë nga kryeministri jashtë Shqipërisë gjatë vizitës në Nju Jork, një deklaratë që nuk është e denjë sepse shërbimi i jashtëm është bashkëbiseduesi jonë, interlokutori i Shqipërisë me partnerët tanë. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ka një kontribut për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit, propozimin për marrjen e statusit të vendit kandidat, ka një kontribut për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency