Java e parë e qeverisë / Të larguarit dhe ndryshimet e reja në dikastere

0
158

6Ministrat e rinj zëvendësojnë stafet e ngushta,`“respektojnë” Kodin Etik Ministror

Pas betimit pranë Presidentit të Republikës, qeveria e re nisi procedurat për zëvendësimin e personelit që do të bashkëpunojë ngushtë me ministrat në këtë mandat katër vjeçar. Të dielën e 15 shtatori qeveria e re filloi zyrtarisht punën, ku pas betimit të kabinetit pranë Presidentit të Republikës, Këshilli i Ministrave mori edhe tre vendimet e para; vendime si  ato për ndalimin e importit të mbetjeve, ndërrimin e fotos së Presidentit Nishani në institucione dhe miratimin e Kodit Etik Ministror. Një javë pas fillimit të punës së kabinetit të ri qeverisës “Rama”, ministrat kanë bërë edhe zëvendësimet e stafit të ngushtë, zëvendësime të cilat kanë prekur kryesisht pjesën e këshilltarëve.

Në këtë lëvizje të qeverisë u përfshinë edhe drejtorë që mbanin poste kyçe në ministri, gjatë kohës së qeverisjes së djathtë.

Emërimet e reja

Një ditë më parë u konstatuan lëvizje në rang drejtorësh, lëvizje të cilat prekin disa institucione.

Sipas zërave në media, ministrja e re e Integrimit, Klajda Gjosha, ka firmosur shkarkimin e sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni, Elda Kalaja, ndërkohë që sipas statusit të nëpunësit civil, pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm të një ministrie emërohet me konkurs dhe shkarkohet pas evidentimit të shkeljeve në punë. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit është njëkohësisht edhe koordinator për IPA në bashkëpunimin ndërkufitar.

Po kështu, dje u prezantuan edhe dy drejtorë të rinj, për Qytetin Studenti dhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.Në krye të Qytetit Studenti vjen Anila Shehu, e cila do të zëvendësojë në këtë detyrë Bujar Brovinën. Ky i fundit ka mbajtur prej shumë vitesh postin e drejtorit në këtë zonë. Ndërkohë që, në krye të Metrologjisë vjen Petrit Rama, i cili zëvendëson drejtoreshën aktuale, Kozeta Mesiti.

Në fakt, kjo e fundit do të mbahet mend për kontrollet e ushtruara në pikat e karburanteve e për publikimin e skandalit të vjedhjes së qytetarëve si pasojë e manipulimeve në këto pika. Ndërkaq, në krye të Agjencisë së Trafikut Ajror është emëruar Belinda Balluku, një tjetër drejtoreshë e rëndësishme në Bashkinë e Tiranës kur drejtohej nga Rama.

Vendimet e qeverisë

Që në mbledhjen e parë të qeverisë, kabineti i ri miratoi tri vendimeve. Tri vendimet e Këshillit të Ministrave ishin për zëvendësimin e fotos zyrtare të Presidentit të Republikës në institucionet e vendit, vendimi për ndalimin e importit të mbetjeve dhe miratimi i Kodit Etik Ministror. Në lidhje me vendimin e parë, debatet mes PD-së dhe PS-së pritet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, ku përfaqësues të lartë të së djathtës kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen në fjalë. Sipas tyre, kjo lëvizje e fundit e Ramës prek Kushtetutën, për faktin se kreu i shtetit përfaqëson unitetin e popullit. Lidhur me vendimin për ndalimin e importit të mbetjeve, shoqata e ricikluesve doli në një deklaratë kundër vendimit të qeverisë, ndërkohë që disa prej ambientalistëve përshëndetën lëvizjen e ekzekutivit, por pati edhe nga ata që folën për një vendim të nxituar, pasi më parë qeveria duhet të kishte zhvilluar një debat të hapur me grupet e interesit dhe qytetarët. Ndërkaq, në lidhje me miratimin e Kodit Etik Ministror, përfaqësues të së djathtës e quajtën atë kodin e heshtjes, ndërsa “kritika pati edhe nga disa zëra të së majtës.

 

 

BE, Corina Stratulat: Shqipëria meriton statusin e kandidatit

Komisioni Evropian të rekomandojë dhënien e statusit të vendit kandidat për vendin dhe shtetet anëtaret të vendosin unanimisht që Shqipërisë ti akordohet ky status. Kështu e shprehet analistja e EPC, Corina Stratulat, shpjegon, se s’ka vend për nxitim nga BE-ja për hapjen e negociatave të anëtarësimit pa përmbushur kushtet e tjera që priten të kristalizohen në dhjetor, ndërkohë që në një analizë të Qendrës së politikave europiane, thuhet se është koha që BE-ja t’i japi Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Nëse a është koha e duhur që Shqiprisë ti akordohet statusi vendit kandidat në muajin dhjetor, Corina Stratulat shprehet se: Ky përbën qëllimin e analizës tonë. Është koha e duhur për BE-ë që të hedhë hapin tjetër me Shqipërinë. Kjo do të thotë që Komisioni Europian të rekomandojë dhënien e statusit të vendit kandidat për vendin dhe që shtetet anëtaret të vendosin unanimisht që Shqipërisë ti akordohet ky status. Ky është një shpërblim që Shqipëria e meriton për progresin që ka bërë. Janë aprovuar 3 ligjet: Ai për Gjykatën e Lartë, Ligji për Nëpunësin Civil dhe rregullorja e Kuvendit dhe vendi ka zhvilluar me sukses zgjedhjet parlamentare të cilat u kthyen po ashtu në kusht duke pasur historikun problematik të proçeseve zgjedhore”, – tha ajo në një intervitë për abcnews.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e fundit të dhëna nga zyrtarë të lartë të BE-së, analistja Stratula shprehet se: “Është e ndershme që të kërkohet që ligjet që janë aprovuar të zbatohen. Shqipëria si vendet e tjera duhet të ofrojë gjurmë provash në fushat e reformave. Qeveria e re duhet të tregojë që është e zonja që të ketë bashkëpunim ndërpartiak me forcat e tjera politike dhe që dialogu me opozitën të jetë konstruktiv, sepse bazuar në përvojën e shkuar ne e dimë që kjo s’ka qenë gjithnjë e lehtë për liderët politikë. Pra, kërkesa e Komisionit është e justifikuar dhe është në koherencë me qëndrimin që Bashkimi Europian ka mbajtur dhe më parë”.

Në intervistën e saj ajo thotë se shpreson që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe që kjo të ndodhë në fund të vitit, ndërsa thekson se për këtë nevojiten që shtetet anëtare të aprovojnë statusin e kandidatit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency