Mbledhja e qeverisë / Rama, ministrave: Brenda javës, reformën strukturore të çdo dikasteri

0
146

Përcaktohet fondi për çdo ministri. Sot Kryeministri niset për në Nju Jork

 

 

qeveria-rama-mbledhje-300x200

Kryeministri Edi Rama kërkon që në mbledhjen e javës tjetër të qeverisë, të gjithë ministrat e
kabinetit të paraqesin planet për reformën që do të aplikojnë në çdo dikaster. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat dhe zgjati për më shumë se 60 minuta, u diskutuan çështje të karakterit organizativ të ministrive. Një vendim i rëndësishëm i mbledhjes ishte edhe përcaktimi i fondit për ministritë.

Mbledhja

Pas përcaktimit të detyrave që duhet të përmbushin në 300 ditët e para, ministrat e kabinetit “Rama” duhet të bëjnë gati deri në mbledhjen e ardhshme të qeverisë planet e reformës për dikasterin përkatës. “Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme, u ka kërkuar ministrave paraqitjen brenda një jave të planeve për reformën strukturore në çdo ministri”, – thuhej në faqen online të Kryeministrisë, e cila është edhe i vetmi burim informacioni zyrtar lidhur me përmbajtjen e punimeve të Këshillit të Ministrave. Reforma strukturore, e cila pritet të përfshijë ndryshime të shumta si edhe shkurtime në dikasteret e qeverisë, u bë e ditur nga Kryeministri Rama gjatë prezantimit të strukturës së kabinetit. Po ashtu pjesë e mbledhjes së djeshme të qeverisë ishte edhe përcaktimi i përgjegjësive shtetërore për ministrinë e Energjisë, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrit për marrëdhënien me Parlamentin si edhe përcaktimi i Fondit për funksionimin e ministrive të reja. Në mbledhjen e parë të qeverisë, u morën 3 vendime të cilat vetëm ditën e djeshme u zbardhën në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. “Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali;Miratimi i Kodit Etik Ministror dhe vendimi i tretë; Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”, – ishin tri vendimet e para të qeverisë Rama. Ndërkohë ditën e sotme, Kryeministri i vendit do të udhëtojë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit.

 

 

Takimi në Kryeministri

Rama: Besnikëri pa kushte ndaj SHBA-së. Arvizu: Mbështetje Shqipërisë për statusin

“Vitet e këtij mandati do të jenë vitet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA”

Shqipëria do të mbetet besnike pa kushte ndaj aleatit të madh të saj strategjik, Shteteve të bashkuara të Amerikës. Kështu deklaroi dje Kryeministri i vendit Edi Rama në takimin e zhvilluar me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, duke theksuar se në qeverisjes e majtë do të forcohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy shteteve. “I garantova ambasadorit Arvizu përkatësinë tonë të plotë ndaj parimeve dhe vlerave që SHBA mishërojnë. Besnikërinë tonë pa kushte ndaj SHBA si aleati ynë i madh strategjik dhe padyshim edhe ndjenjat e thella të miqësisë sonë për popullin amerikan, me të cilin ndjehemi pranë. Gjithashtu e garantova ambasadorin se vitet e këtij mandati do të jenë vitet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA”, – u shpreh Kryeministri. Rama.

Arvizu

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu pohoi se në takimin me Kryeministrin Rama, përcolli urimet e Presidentit amerikan Barack Obama, duke theksuar se SHBA-të janë të gatshëm të japin ndihmën e tyre në përmbushjen e reformave. “Ishte kënaqësi dhe nder që pata mundësi ta përgëzoja dhe njëherë Kryeministrin Edi Rama në emër te presidentit Obama për qeverinë e re. Zoti Kryeministër e shprehu në mënyrë me elokuente afërsinë e marrëdhënieve tona dhe marrëdhënien tonë strategjike. I kam shprehur zotit Kryeministër mbështetjen tonë të plotë, për të asistuar administratën e tij me këtë axhendë. Pritjet janë shumë të larta. Ne jemi gati të gatshëm të japin ndihmën tonë në përmbushjen e reformave në interes të marrjes së statusit dhe të integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Mirënjohës gjithashtu për kontributin dhe ndarjen e pikëpamjeve siç është dhe çështja e Sirisë. Dhe kemi besim të plotë që qeveria e drejtuar nga Kryeministri Rama do jetë faktor stabiliteti për paqen në rajon”, – deklaroi kryediplomati amerikan në vend Aleksandër Arvizu. Takimi Rama-Arvizu u zhvilluar vetëm një ditë pas vizitës së Kryeministrit shqiptar në Bruksel, ku ai theksoi se integrimi evropian i vendit është prioritet kyç i qeverisë së re.


Darka në Durrës

Rama mbledh kryesinë e PS-së me krerët e bashkive të majta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ka mbledhur mbrëmjen e djeshme në Durrës kryesinë e Partisë Socialiste dhe disa nga krerët e bashkive të majta në vend. Takimi i nisur rreth orës 21:00, pa praninë e medieve, u zhvillua në një hotel privat tek “Shkëmbi i Kavajës”, ku pjesë e tij ishte edhe një darkë mes anëtarëve të Kkryesisë dhe kryebashkiakëve. Në takimin e djeshëm ishin të pranishëm, zv.kryeministri Niko Peleshi, deputetët socialistë Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Mimi Kodheli dhe Taulant Balla, si dhe kryebashkiakët e Durrësit dhe Elbasanit, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency