Intervistë me gazetarin Roland Qafoku, drejtues i emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE”

0
185

Gazetari Qafoku: Ju rrëfej emisionet televizive dhe politikanët

Qafoku: Ja sekretet e emisionit “Debati në Channel One”

Qafoku:  “Debati ne Channel One” në raport me emisionet e tjera në televizione

 

Roland-Qafoku-noa.al_Për të cdo emision është një sfidë. Duke e cilësuar tepër të rëndësishme formimin e gazetarit në shtypin e shkruar, ai na thotë se gazeta është  formimi solid i një gazetari, ku më shumë se cdo gjë kultivohet e shkruara dhe e shkruara sipas tij është mbretëresha e fjalës që i ngjan të gdhendurës me daltë në shkëmb. Nuk nguron të na komentoj edhe krizën aktuale të medias shqitare, e cila, thekson ai do dalë nga kriza, kur politika të mos jetë ajo që e fut në krizë dhe që jep receta edhe se si dilet nga kriza. Po flasim për gazetarin e mirënjohur Roland Qafoku, i cili në një intervistë për “standard” rrëfen të fshehtat e profesionit të gazetarit, vështirësitë e drejtimit të një emisioni televiziv si edhe detaje nga “beteja” televizive si me të ftuarit ashtu edhe me konkurencën.

 

Zoti Qafoku, ju sapo keni nisur sezonin e ri televiziv me emisonin “Debati në Channel One”. Si ka qenë starti i këtij edicioni në aspektin profesional?

Është e vërtetë që unë prej datës 2 shtator kam nisur sezonin e ri të emisionit politiko-shoqëror “Debati në Channel One”.  Mendoj se starti ka qenë shumë I mirë po të kemi parasysh edhe atë që të gjithë në start synojnë nga gjërat më të mira. Prezeneca në studio e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili për herë të parë për një emision televiziv rrëfeu për dy orë gjithcka lidhur me aktivitetin 4-vjecar të ushtrisë dhe për atë që quhet skandal i SHQUP pati një impak të gjerë në publik e konfirmuar kjo me botimin në disa gazeta kryesore në vend por edhe agjensi lajmesh në web të kësaj interviste. Por edhe puntata e dytë për mendimin tim ishte nga më të vecantat që unë kam bërë. Duke botuar 33 kryeministrat e shtetit shqiptar që nga Ismail Qemali deri tek Edi Rama bëra të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të njihej me ata që na kanë qeverisur në këto 101 vjet. Interesante në këtë guidë kryeministrore është fakti se në një shekull kemi disa rekorde botërore të pathyeshme. Psh, kemi kryeministrin më jetë gjatë Mehmet Shehu me 27 vjet në detyrë por edhe Qazim Koculin me 12 orë në detyrë, duke shtuar edhe disa të tjerë që kanë qendruar në detyrë shumë pak, si Hasan Prishtina 5 ditë, Idhomeno Kosturi 12 ditë e të tjerë. Kjo tregon paqendrueshmërinë e shtetit shqiptar, një brishtësi që e reflekton edhe sot. Por më e rëndë dhe më e keqja se kjo është që nga 33 kryeminstra rezulton se 10 prej tyre janë vrarë, u është bërë atentat ose janë burgosur, duke vërtetuar atë shprehjen e famshme të At Zef Pllumit që të jesh në politikë në Shqipëri do të thotë që një këmbë ta kesh në varr dhe një në burg. Edhe një fakt tjetër, Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë me 8 vjet pas Shehut me 27 vjet, Carcanit me 11 vjet dhe Hoxhës me 10 vjet.


E kemi parë se në disa raste ju trajtoni tema të historisë, kemi parasysh sidmos dokumentarin e vitit të kaluar me fakte të panjohura për jetën e Ismail Qemalit. Historia është një pasion i juaji? 

Jo, unë mendoj se historia është pjesë e formimit të një gazetari. Babai i historisë, Herodoti, e quajti historinë si kuptim të fjalës investigim dhe investigimi është një nga zhanret më të rëndësishme të gazetarisë. Dhe të investigosh historinë mua më ngjan si arkeologët që në një farë mënyre janë ekspertë kriminalistë, me të vetmin ndryshim që shkojnë në vendngjarje 2 mijë-3 mijë apo më shumë vjet me vonesë. Dhe në këtë kontekst nëse një gazetar nuk njeh mirë historinë pa padyshim që ka shumë deficensa në profesionalizmin e tij të të bërit gazetari. Por vecse kjo kërkon një disiplinë spartane në të lexuar të librave e shtrirë në kohë dhe jo lexim disa ditë para emisionit. Gjithashhtu, kjo kërkon edhe një punë sistematike që unë personalisht mendoj se e kam armën time më të fortë. Unë kamë të skeduar në variant elektronik dhe fizik cdo personazh të historisë dhe ngjarje historike e shoqëruar kjo me fotogtrafi të rralla, me pamje filmime të rralla dhe dokumenta të rralla. Arkivi dhe biblioteka ime janë arma ime më e fortë në profesionin e gazetarit.

Si ka qenë në fakt sezoni që sapo kaluam?

Por është në natyrën time që unë të bëj shpesh herë bilancin e puëns time. Edhe statusin tim në facebook kam nxjerë disa të dhëna për sezonin. Në 55 puntata në sezonin që kaloi kisha në studio 302 të ftuar, një record ky për sa i përket numrin prezent në studio në një emision politiko-shoqëror dy herë në javë. Por më shumë se sasia mendoj se në shumë raste emisioni “Debati në Channel One” është bërë referencë në gazeta dhe televizione të tjera por edhe si një lajm I kometuar nga politikanët. Fjala vjen biseda më Skënder Shehun, djalin e Memet Shehut, është një nga emisionet më të mira në karrierën time duke qenë se ka mbi 30 vjet që flitet e shkruhet për këtë personazh por që askush nuk ia kishte parë fytyrën e jo më të dëgjonte me zë e figurë rrëfimin nga goja e tij lidhur me fejesën me Silva Turdiun dhe vdekjen e të atit. Por edhe biseda me Teuta Hoxhën, nusen e djalit të Enver Hoxhës, ka qenë nga më interesantet. Gjithashtu edhe rrëfimi i Irakli Kocollarit për shërbimin sekret dhe Ali Pashë Tepelenës ku disa media në Turqi i ishin referuar këtij emisioni. Ndërkohë dhe pjea e personazheve politikë për mua ka qenë sukses më vete. Kryetari I ri I partisë Demokratike, Lulzim Basha, në të rrallat intervista që ka dhënë, një prej tyre ka qenë në emisionin tim.  Po ashtu Profesori i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi, Namik Dokle dhe më interesante se këto kanë qenë përballjet e përfaqsuesvëve të PD e PS që i kanë dhënë studios dhe emisionit të justifikojnë mirë emrin që mban. Por më shumë se këto unë jam i kënaqur nga rezultatet e kompanive të specializuar për matjen e audiencës. Sipas grafiqeve që janë aty koha gjatë transmetimit të emisionit “Debati në Channel One”, është në shumë raste e barabartë dhe më me shumë shikueshmëri se televizione dhe emisone që kanë shumë e shumë vite në treg. Kjo është e mjaftueshme për mua me synimin që në një të ardhme kjo shikueshmëri të rritet edhe më shumë. Një tjeëtr matës është edhe shikimet në youtube. Video e Teuta Hoxhës ka shkuar 30 mijë, e Skënder Shehut 13 mijë, e Lulzim Bashës disa mijë, shifra që janë mëse të kënaqshme.

Ju kemi parë shpesh në studio me një natyrë tjetër që ju e aplikoni në biseda me pyetje shumë ngacmuese? Si e arrini këtë?

Pas një përvojë afro 15 vjetësh në gazetë duke nisur nga reporter e deri tek drejtimi i tre gazetave nga mëdhatë dhe më të mirat në vend, unë kalova në televizion në të cilin prej 4 vitesh realizoj emisionet e mia. Dhe ky  kalim ka qenë mëse i natyrshëm. Mënëyra hard talk e të bërit të emisionit nuk është një shpikje, por një model e stil si dhe natyrë e asaj që këkron por që merret gradualisht me karrierën që bën. Por shumë në këtë drejtim mua më ka ndihmuar gazeta. E kam thënë edhe herë të tjera, nëse një gazetar nuk formohet duke punuar në gazetë duke kaluar të gjitha ciklet e karrierës atje, atë përherë do ta shoqërojnë deficensa të dukshme në televizion. Gazeta është  formimi solid i një gazetari ku më shumë se cdo gjë kultivohet e shkruara dhe e shkruara është mbretëresha e fjalës që i ngjan të gdhendurës me daltë në shkëmb. Hard talk është në natyrën time duke e huazuar nga televzionet  amerikane dhe angleze të cilat janë preference  besnike ime dhe që I ndjek me endje. Emision për emision nuk vlen sepse cdo politiikan synon që të nxjerrë të tijën  në një emisiom, ai nuk kujdeset të dalë mirë gazetari por ato që thotë vetë. Dhe nëse ia arrin këtë, pas emisionit nuk është cudi të thotë: Ai gazetari ishte I dobët, nuk dinte të pyeste. Ndërsa në rastin kur gazetari ka bërë punën që duhet vërtetë politikani do dalë nga studio I mërzitur, do akuzojë gazetarin se “ka gjëra personale me të”, por kjo nuk është problem. Gjykues në jetën tonë është profesioni dhe Zoti.

Si ndjeheni në televizionin Channel One?

Unë kam teorinë time që cdo emision është sfidë, por kur këtë emision e realizon në një televizion të ri kjo sfidë merr vlerë edhe më reale. Nuk vihen në diskutim këtu vlerat e televizioneve sot më të mëdha në vend, por cdo gazetar duhet të peshojë mirë raportin e asaj që sa ijep atij televizioni ku punon me rëndësinë e asaj që sa i jep gazetari këtij televizoni. Nëse gazetari i merr më shumë televizionit ku punon se sa i jep, atëherë ky raport është i dështuar. Unë realisht ndjehem mirë në televizionin “Channel One” falë edhe komoditetit teknologjik dhe profesional që krijon pronari Ylli Ndroqi. Unë e falenderoj dhe  vlerësoj për atë që bënë zoti Ndroqi. Ka bërë një investim që rrallë e bëjnë pronarët e mediave të tjera dhe mbi të gjithë është korrekt me punonjësit. Synoj dhe besoj se e kam arritur që të jem në të njëjtën gjatësi vale me synimin e tij për cilësinë e emisionit.

Shumë analistë dhe komentatorë shprehen se media shqiptare është në krizë. Si do dalë media shqiptare nga kriza?

Po është e vërtetë, media shqiptare është në kaos e krizë. Në një kaos që vazhdon prej vitesh dhe që një Zot e di se si do dalë nga kjo gjendje. Po ndërsa kriza ekonomike ka ulje e ngjitjet herë i ngjajnë shkronjës U e herë shkronjës V, kjo kriza e medias shqiptare ka vite që i ngjan shkronjës I, por I-së së zgjatur, që i dihet fillimi, por jo fundi. Mendoj se media shqitare do dalë nga kriza kur politika të mos jetë ajo që e fut në krizë dhe që jep receta edhe se si dilet nga kriza. Në ekrane ka cdo gjë nga politika, edhe kur një politikan shkruan në facebook, por mungon lajmi te qytetari. Kur të ndodh ky ndryshim, atëherë kemi nisur të dalim nga kriza.

Ka shumë emisione të tipit që drejtoni edhe ju, si e përballoni atë që quhet konkurencë?

Nuk përbën fare problem kjo fjalë se e kam dëgjaur edhe në raste të tjera. Po e përsëris, ne kemi shumë emisione por  kemi pak konkurencë. Për mendimin tim nuk vlejnë emsione të tipit ftoj dikë përballë dhe e pyes se cfarë mendimi ka për këtë e atë dhe në fund gjithcka mbyllet me frazën “ky ishte emisoni ynë për sot”. Kjo nuk është gazetari por dilentatizëm dhe amatorizëm. Pa përgatitur emisionin, pa inserte që ti bësh teleshikuesit të të ndjekin me kërshëri, pa pyetje të thelluara dhe direkte që japin përgjigje direkte dhe pa këmbëngulur për atë që kërkon të arrish ti dhe jo intervistuesi, ky nuk është emision por kohë televizive e shpërdoruar. Duke i shtuar kësaj situate edhe një lloj kapardisje që bëjnë disa gazetarë në ekran, jo vetëm nuk është profesionale, por që të irriton. Ne gazetarët duhet të jemi shumë të përulur ndaj punës sonë, ndaj njerëzve që na shohin dhe ndaj atyre që kemi përballë. Vanitoziteti nuk ka vend për ne, ndryshe të gjithë e marrim notën që meritojmë.

Si janë marëdhëniet tuaja me politikanët?

Unë kam një raport të baraslarguar me poltikanët dhe përherë mbaj marrëdhënie korrekte me ta. Është shumë e rrallë që unë të kem miqësi, por edhe në këtë rast unë kurrë nuk bëj kompromis kur I kam në emision dhe pothuajse të gjithë e dinë këtë.

Shumë xhelozi ka në televizione mes kolegësh, besoj edhe ju nuk i shmangeni kësaj. Si i menaxhoni këto?

Nuk janë pjesë e shqetësimeve të mia kjo cilësi që mund të jetë njerëzore deri në një farë mase. Jam i bindur që cdokujt një ditë i kthehet ajo që bën si për mirë e si për keq. Unë kam një postulat në jetë time: Njerëzit e vegjël merren me fjalë, njerëzit e mesëm me njerëzit dhe të mëdhenjtë me ide. Secili është mirë të shikojë veten në pasqyrë dhe tia bëjë vetes këtë pyetje, ndërsa përgjigjen e jep ai atje lart.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency