Falimenti modern, si dështuan financat e Greqisë dhe Detroitit

0
131

Nëse veprimet e gabuara në këta 4 vjet riparohen nga ekonomia greke, atëherë parashikohen rreth 6 vjet përpara që vendi të dalë nga recesioni. Ndërsa shkatërrimi i Detroitit tregon degradimin e dukshëm të një qyteti industrial

 

fallimento_frusinateNë vitin e fundit viktima e radhës e krizës ekonomike dhe menaxhimit të dobët të aseteve apo potencialeve financiare dhe njerëzore ishte qyteti i Detroitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ashtu si raportojnë analistët e masmediave më të mëdha, Detroiti po përjeton momentin e plakjes ku rreth 40% e territorit është e pabanuar dhe e mbushur me mbeturina. Çështja nuk qëndron nëse Detroiti po i ngjan përherë e më shumë Greqisë antike, por nëse vetë Greqia moderne ka marrë drejtimin e Detroitit të sotëm. Pra, a është e mundur që edhe shteti me hua të shumta të përshkallëzohet në rrugën e vështirë të degradimit të vazhdueshëm ekonomik?

Sigurisht ekspertët theksojnë diferencat ndërmjet ekonomisë së një qyteti dhe të një shteti. Por gjithsesi ekzistojnë paralele të pamohueshme, veçanërisht kur shteti ndodhet në një bashkim monetar i ndërtuar sipas sistemit të Eurozonës.

Për as u përket pikave të përbashkëta, mund të themi se të dy bashkësitë ekonomike, si Greqia edhe Detroiti, kanë falimentuar si pasojë e borxhit të lartë. Në përgjigje Greqia ka ristrukturuar borxhin, ndërsa qyteti i Detroitit ka aplikuar procedura të udhëheqjes së mbrojtur të falimentit bashkiak sipas ligjeve amerikane.
Së dyti

Mund të themi se Greqia dhe Detroiti nuk arritën të përfitonin nga procesi i transfertave financiare. Në shtetin helen përfshihen fonde strukturore nga buxheti i Bashkimit Evropian, ndërsa në Detroit funksionet ekonomike si papunësia, sigurimet apo edukimi mbulohen nga shteti dhe nga qeveritë federale. Por deri më sot këto transferta nuk kanë arritur të jenë të mjaftueshme për të përmbysur rrënimin ekonomik. Arsyeja është se me largimin e qytetarëve dhe kompanive, qyteti humb kontribute të konsiderueshme nga të ardhurat nga taksat.
Së treti

Ekspertët nënvizojnë se efekt të rëndësishëm ka pasur edhe emigrimi në të dyja bashkësitë ekonomike. Sipas analistëve amerikanë, migrimi, pra lëvizja e punëtorëve nëpër zona të ndryshme brenda të njëjtës bashkësi federale, rezulton si instrument i rëndësishëm i stabilitetit social dhe ekonomik. Pra tek sa rritet papunësia, forca punëtore zhvendoset drejt vendeve të tjera. Kjo së fundmi po manifestohet dhe në eurozonë ku në Irlandë flukset emigrante janë në nivelin më të lartë që nga vitet ‘80. Por nëse talenti profesional largohet, si ka ndodhur në Detroit dhe po ndodh në Irlandë apo Greqi, shanset për rikthim në rritje ekonomike zvogëlohen ndjeshëm, sidomos nëse mungojnë stimujt fiskalë.
Së katërti

Mund të përmendet reduktimi i pagave si element i kundërt ndaj ekuilibrit ekonomik. Edhe pse papunësia është e lartë, rreth 25% në Detroit dhe afërsisht në të njëjtin nivel në Greqi, përsëri pagat janë ulur si pasojë e reformave strukturore dhe dobësisë së transfertave.

E fundit

E përbashkëta ndërmjet dy bashkësive ekonomike është pritshmëria pozitive për rimëkëmbje të shpejtë. Por ndryshe nga parashikimet e gabuara të deritanishme të Komisionit Evropian, eksperienca e Detroitit tregon se ekonomitë pa instrumente politike eficente e kanë të pamundur vetë-stabilizimin.
Sipas ekspertëve rrënimi i qëndrueshëm ekonomik dhe financiar i Detroit apo Greqisë është i pashmangshëm. Qyteti amerikan po përjeton çmime aq të ulëta banesash sa njerëzit po kthehen për të nisur biznese. Gjithashtu disa kompani kanë investuar në qendrën e qytetit si dhe po zhvillohet tregu i artit në zona të caktuara. Me rritje të incentivave, pastrim të mbetjeve ndërtimore si dhe me luftë kundër krimit, Detroit do të mund t’i rikthehet mirëqenies vetëm pas 30 vjetësh. Ndërsa shteti grek ka ende mundësi të përfitoj nga disa lehtësi mbi borxhin si dhe investime nga Eurozona. Nëse veprimet e gabuara në këto 4 vjet riparohen nga ekonomia greke, atëherë parashikohen rreth 6 vjet përpara se vendi të dalë nga recesioni.
Monumenti i Akropolit është dëshmia e qartë e rrënimit të një qytetërimi si ai antik grek. Ndërsa shkatërrimi i Detroitit tregon degradimin e dukshëm të një qyteti industrial. Nuk ka asnjë pengesë për të menduar se falimenti mund të ndodhë përsëri, edhe në rastin e një shteti modern sovran.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency