“Qeveria e re” zhvendoset sot në Durrës, pritet miratimi i programit për 100 ditët e para

0
114

Florenc Drizari

Ashtu si në Vlorë, mbledhja dy ditore pritet të mbahet në hotel

 

Rama-me-qeverine-e-re.jpg-largeKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në cilësinë e Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, referuar zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, pritet të mbledhë këtë të hënë në qytetin e Durrësit kabinetin e tij qeverisës.

Mbledhja pritet të zhvillohet në harkun kohor prej dy ditësh, ndërkohë që në fokus të saj pritet të jetë konkretizimi i pikave të qeverisjes për 100 ditët e para të mandatit. Më herët Rama mblodhi kabinetin e “ministrave të rinj” në qytetin e Vlorës, mbledhje në të cilën u diskutua për harmonizimin e programit me LSI-në dhe përafrimit të pikave për 300 ditët e para të qeverisjes.

Pas takimit të Vlorës, të gjithë ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e 10 ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune.

Ashtu si edhe në mbledhjen e kaluar, edhe në këtë takim, kabineti qeveritar dhe stafi mbështetës do të akomodohen në hotel , ”Coloseu” pranë Shkëmbit të Kavajës, ndërsa axhenda e këtij takimi është ndryshuar vetëm ditët e fundit. Kryeministri i zgjedhur, Rama, kishte menduar që takimin e dytë me ministrat e emëruar prej tij ta zhvillonte në qytetin e Shkodrës, i cili ashtu si Vlora mbarte një tjetër simbolikë, por ditët e fundit u vendos për në Durrës, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme në Komunën Rrethina.

MBLEDHJA NË VLORË

kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama zhvilloi rreth 10 ditë më parë mbledhjen e parë të kabinetit të tij me 19 ministrat e majtë.

Mbledhja e parë zgjati për më tepër se 6 orë, ndërkohë që ajo u zhvillua pa praninë e medias. Edhe pse vetë kryesocialisti e quajti një mbledhje informale takimin me kabinetin e tij qeverisës, takimi sipas tij ishte shumë pozitiv. “Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të ministrave dhe diskutimi i ideve në grup”, bënte të ditur Rama në rrjetin social “tëitter”, i vetmi brumi informacioni zyrtar nga e ana e së majtës për mbledhjen e djeshme.

Mësohet se në atë takim në qendër të diskutimit mes kryeministrit të ardhshëm dhe ministrave të rinj ishte programi qeverisës për 300 ditët e para. Dy bashkëhartuesit e këtij programi Ilir Beqja, dhe Edmond Haxhinasto kanë qenë të parët ndër ministrat që kanë marrë fjalën në mbledhje, duke bërë të ditur edhe detajet. Të gjithë ministrat e kabinetit të ri kanë paraqitur para Ramës strategjinë e tyre për dikasteret që do të drejtojnë në qeverinë e re. Nga ana e tij, kreu i PS-së i ka dhënë detyrat e para ministrave të tij, ku pjesë e këtij diskutimi ishin edhe propozimet e idetë e vetë ministrave.

REAGIMI I PD

Mbledhja e kabineti të ri qeveritar në qytetin e Vlorës përbën një takim privat me qëllim ndarjen e pushtetit dhe përfitimeve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu e cilësoi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledhjen e qeverisjes së majtë, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe përgjegjshmërisë, referuar formës së organizimit të mbledhjes së të kabinetit të ri qeveritar, i zhvilluar pa praninë e medias, përbëjnë stilin e qeverisjes së kryesocialistit Rama. “Kjo është mbledhja e vërtetë dhe arsyeja e vërtetë e këtyre takimeve të z.Rama. Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t’iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t’i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike”, shkruante Basha në rrjetin social facebook.

 

 

Malaj: Qeverisja e re nuk rrezikohet nga senatorët, por nga sekserët

Rreziku i ndërhyrjes së sekserëve në vendimet e qeverisë në tendera, koncesione etj, pritet të jëtë shqetësimi më i madh për qeverisjen e re, sesa ia që pritet të vijë nga senatorët e PS-së, tha një ditë më parë ish – ministri i Financave në kohën e qeverisjes së majtë, Arben Malaj. Deklarata e tij u bë gjatë një interviste në Oranews, ndërkohë që një ditë më parë, revista prestigjioze britanike “The Economist”, në një analizë të qeverisë së majtë dhe sfidave të saj, paralajmëroi Kryeministrin e ardhshëm të vendit, Edi Rama, që të zgjidhë problematikën brenda Partisë Socialiste me deputetët tradicionalë të kësaj force. Sipas revistës britanike, përjashtimi i senatorëve socialistë nga kabineti i ri qeveritar ka sjellë pakënaqësi të mëdha në kampin e PS-së dhe në këtë situatë është e domosdoshme, theksohej në shkrim, ndërhyrja sa më e shpejtë e kryesocialistit. Po ashtu, revista nënvizonte se mbështetja e aleatit kryesor të PS-së, kreut të LSI-së, Ilir Meta, ashtu si edhe e senatorëve, për momentin do të vazhdojë, por, sipas saj, nëse ndonjë nga palët do të shfaqë dobësi, atëherë pritet të rishfaqen “thikat” e së kaluarës. “Z. Rama do të duhet të lëvizë shpejt. Të mëdhenjtë e partisë janë të pakënaqur: ata pritet të shpërblehen me punë pas zgjedhjeve. Ata do të luajnë së bashku tani për tani, si edhe Ilir Meta, partneri i tij të koalicionit dhe në realitet, bashkë-kryeministër, thonë disa. Partia Socialiste e tij e rrëzoi qeverinë e mëparshme. Por nëse shfaqen shqisat e dobësisë, thika do të dalë sërish”, – thuhej në artikullin e “The Economist”.

 

 

 

Kryeministri publikon dhuratën e skulptorit holandez

Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook dhuratën që skulptori holandez Jaap van’t Vër i bëri atij gjatë takimit një ditë më parë. Dhurata ishte një skulpture të gdhendur në një gur të marrë nga Bjeshkët e Namuna. “Në këtë vepër ai ka gdhendur historinë e ngjitjes së kombit tonë në kohën e Skendërbeut, rrezeimin e tij gjatë pushtimit osman, diktaturës hoxhiste dhe ringritjen e tij në maja më të larta pas përmbysjes së diktaturës komuniste”- shkruan Berisha në FB, duke e cilësuar atë dhuratën më të bukur të jetës. Ai tregon me tej se diskutuan për Alpet e veriut, Bjeshket e Namuna, banorët e të cilave Rose Ëilder Lane në bestsellerin e saj “Majat e Shales” shkruan se janë në fëmijërinë e racës ariane, kurse siluetat e majave të tyre i përshkruan si silueta perëndimore. “Miku im Jaap jetonte prej dhjete vitesh në Alpe, ku unë kam kaluar atje 27 vera të fëmijërisë dhe rinisë sime duke u ngjitur në majat e tyre. Mësuam mjaft gjëra nga njëri – tjeri për Alpet. Ai i njihte më mire se unë Bjeshkët e Namuna. E informova se tani së fundi një ekip amerikan ka zbuluar tre akullnaja shekullore në këto Bjeshkë. Zoti Jaap van’t Vër më kërkoi t’i quajmë Bjeshkët e Bekuara. Unë jam dakord me të. Ato nuk janë të mallkuara por epike deri në legjende, hijerënda, mistike, madhështore, të përjetshme ndaj dhe shtypi europian po i quan gjithnjë e më shumë Himalajat e Europës! sb”- përfundon Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency