Ekzekutohet 43-vjeçari, dyshohet për hakmarrje

0
138

Sonja Caka

Policia: Identifikohen autorët, pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes. Lulzim Shera, një vit i liruar nga burgu, ishte dënuar 20 vjet për vrasje

 

vrasje-numratNjë vit pas daljes nga burgu, ekzekutohet një 43-vjeçar në qendër të Fushë Krujës. Policia e Krujës bën me dije se ka identifikuar autorët e krimit, por që për arsye heitmi nuk bën të ditur identitetet e tyre. Nga hetimet e para rezulton se viktima e mëngjesit të djeshëm kishte një vit i liruar nga burgu, dhe në momentin e vrasjes ka qenë duke u furnizuar me bukë në një furrë-buke në qendër të qytetit të Fushë Krujës. Mësohet se 43-vjeçari Lulzim Shera ishte nga Nikla dhe prej disa kohësh punonte si shpërndarës buke. Pulmbat ndaj tij mësohet të jenë zbrazur ndërsa ai po futej në furrin e bukës për të marrë ngarkesën e zakonshme për ta shpërndarë në dyqane. Nga të dhënat paraprake dyshohet qe ekzekutimi i tij të ketë ndodhur për hakmarrje, por nuk përjashtohet dhe ajo e konflikteve të tjera të nisura gjatë kohës që Shera ndodhej në burg.

Ngjarja

Vrasja me armë zjarri në qendër të qytetit të Fushë Krujës ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 6:30 në vendin e quajtur “Ish -klubi i gjuetarëve”, vetëm 50 metra larg rajonit të policisë së këtij qytetijës. Sipas policisë, viktima është Lulzim Shera, 43 vjeç, nga komuna Nikël, dhe kishte rreth 1 vit që kishte lënë qelinë e burgut, nga ku kishte vuajtur dënimin për më shumë se 20 vjet për vrasje. Mësohet se 43-vjeçari punonte si shpërndarës buke në dyqanet e qytetit të Fushë Krujës. Ai u qëllua me breshëri automatiku kur sapo kishte zbritur nga makina e tij, dhe po futej në një furrë buke, duke mbetur i vdekur në vend. Pavarësisht tentativës për t’I dhënë ndihmën e parë, mësohet se Shera kishte mbetur i vdekur në vend prej plumbave të marrë. Mësohet se Shera njihej si person problematik në ambientet e burgjeve, pasi ishte përfshirë në disa konflikte me të dënuarit e tjerë. Policia, e cila ka kryer akt-ekspertimin e vendngjarjes, shprehet se po heton lidhur me motivin e vrasjes, i cili paraprakisht, mendohet të kete lidhje me precedentët e mëparshëm të viktimës. Pasditen e djeshme, policia e Krujës bëri me dije se kishte identifikuar autorët e dyshuar të këtij krimi, ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

Lirimi

Lulzim Shera prej një viti kishte fituar lirinë prej burgut të Fushë-Krujës. 43-vjeçari nga fshati Zezë i komunës së Niklës ishte shpallur fajtor si autor i një vrasjeje të ndodhur rreth viteve ‘90. Gjykata e kishte dënuar Sherën me 20 vjet heqje lirie. Ndërkohë që në vitin 2008, viktima kishte paraqitur tri kërkesa në Gjyaktën e Tiranës në periudha të ndryshme. Bashkim dënimesh dhe ulje dënimi janë dy kërkesat për të cilët togat e zeza kishin vendosur pushimin e procedimit. Kjo e nisur edhe nga vetë viktima, i cili në atë kohë ishte tërhequr dy herë nga shqyrtimi gjyqësor i pretendimeve. “Kërkuesi Lulzim Shera ka paraqitur para gjykatës një kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga kërkesa me objekt bashkim dënimesh, me bazë ligjore nenin 55 të Kodit Kenal. Në rrethanat e mësiperme në bazë të nenit 387/2 të K.Pr.Penale kur mungon ekzistenca e një kushti procedimi duhet vendosur pushimi i çështjes”, thuhet në vendimin e togave të zeza të datës 9 dhjetor 2008. Në të njëjtën formë i ajnë pushuar edhe dy kërkesat e tjera viktimës. Nga ana e bluve po vijon hetimi për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të detajeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Pukë

Kthehet nga Franca për të shuar konfliktin, mbetet i vdekur 22-vjeçari

Ka rezultuar tragjike ndërhyrja për shuarjen e një konflikti mes kushëririt dhe një tjetër personi për një 22-vjeçar nga një fshat i Pukës, i cili prej 2 vitesh ishte emigrant me azil politik në Francë. Gjatë debatit me autorin e dyshuar të këtij krimi, ky i fundit ka përdorur armë zjarri, duke e plagosur rëndë dhe më pas duke i shkaktuar vdekjen të riut. Një 22 vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e djeshme në fshatin “Gojan i Vogël”,  Komuna Gjegjan, rrethi Pukë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 kur Bardhok  Përndreca, 22 vjeç, banues në këtë fshat është qëlluar disa herë me pistoletë duke marrë plagë të rënda. Mësohet se ai ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Policia nuk ka identifikuar akoma autorin e ngjarjes ndërsa sipas burime jo zyrtare të saj, dyshohet se autori është 30 vjeçari Festjon (Santiljan ) Luka, edhe ky banor i këtij fshati. Nga të dhënat e para policore mësohet se viktima ka pak ditë që ka ardhur nga Franca ku së bashku me familjen kishin shkuar para rreth dy vitesh dhe kishin aplikuar për azil politik për shkak të problemeve që kanë patur me gjakmarrjen. Në Gojan janë vetëm dy vëllezër të viktimës me familjet e tyre. Sipas banorëve të fshatit, ka qenë një grindje e kushëririt të parë të viktimës, djalit të xhaxhait me autorin e dyshuar, që e ka shtyrë 22-vjeçarin të vijë nga Franca, pikërisht që të ndikonte në shuarjen e konfliktit. Ky dyshohet të ketë qenë shkak i debatit të nisur mes tij dhe autorit, i cili degjeneroi në plagosjen e rëndë dhe më pas vdekjen e Bardhok Përndrecës. Autori i dyshuar mësohet se njihet si njeri problematik, i dënuar më 2005 për “tentativë vrasjeje”. Policia akoma nuk e ka konfirmuar zyrtarisht autorësinë e kësaj vrasjeje.

 

Tiranë

Gjendet i pajetë kopshtari në bodrumin e maternitetit

Për tri ditë me radhë i vdekur në bodrumin e maternitetit ku punonte dhe jetonte prej disa kohësh. Askujt nuk ia ran ë sy mungesa e tij deri pasaditen e djeshme, kur viktima kishte nisur të dekompozohej dhe era nisi të dilte jastë bodrumit. Sipas burimeve të policisë, viktima i identifikuar si Xhemal Lohja 55 vjeç u gjet rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, i pajetë në ambientin ku jetonte në bodrumin e Maternitetit të Ri, në kryeqytet. Mësohet se Xhemal Lohja, i divorcuar dhe babai i dy fëmijëve, kishte gjetur një punë si mirëmbajtes për gjelbërimin pranë Maternitetit të Ri, për të fituar ca të holla për mbijetesë pasi kishte jetuar prej një periudhe kohore si një endacak, stafi i maternitetit i ka ofruar një ambient për të jetuar në bodrum. Mendohet se vdekja i ka ardhur pas problemeve me zemrën. Viktima sipas policisë mund te ketë mbi tre ditë që ka ndërruar jetë dhe kjo pasi në trup kishin nisur dhe shenjat e para të dekompozimit. Mësohet se drejtoria e maternitetit i kishte ofruar një strehë kopshtarit, duke qenë se ishte i pastrehë.

 

Tiranë

Shpejtësia e madhe, dy të rinj me motor përfundonnë brenda një dyqani

Aksident në rrugën “Egnatia” e njohur si rruga mbrapa kishës së “Don Boskos”, ku dy të rinj 20-vjeçarë kanë përfunduar brenda një dyqani ushqimoresh. Sipas policisë, dy të rinjët, kanë hipur në një motorr sportiv dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe nuk kanë arritur të manovrojnë në kthesë, duke përfunduar brenda ushqimores. Si pasojë e aksidentit, njëri prej dy të rinjve tashmë ndodhet i shtruar në Spitalin Qendror të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime në kokë, ndërsa tjetri ka përfunduar me disa të gërvishtura. Njëri nga 20-vjeçarët është duke iu nënshtruar operacionit, për shkak të goditjeve të marra si pasojë e përplasjes. Ndërkohë që, ndihmë mjekësore ka marrë edhe njëra nga dy gratë që ndodhej në dyqan, e cila ka pësuar tronditje kur ka parë motorrin të përfundojë brenda dyqanit të saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency