Konkurset, kandidatët që kanë të drejtë për të hyrë në provim

0
151

Datat për zhvillimin e konkurseve

 

MASH-Universiteti-i-Arteve-shpall-rezultatet-për-vitin-e-ri-akademik-kriteret-për-transferimin-nëpër-universitete-300x225Ditën e nesërme do të nisin konkurset në Universitetin e Arteve dhe në Universitetin Politeknik. Sipas zyrtarëve të të dyja universiteteve, është çdo gjë gati për të pritur kandidatët dhe për të mësuar emrat e të rinjve që do të studiojnë te Artet dhe te Arkitektura. Konkurset do të zgjasin deri në 6 shtator. “Në universitet ne konkurrojmë në 33 programe studimi në të tria fakultetet dhe konkursi zhvillohet në bazë të listave të aplikantëve nga formulari A2. Sivjet, ndryshe nga vitet e tjera, në muzikë, në të gjitha programet e studimit kemi konkurrentë, duke ditur se kemi të bëjmë me një informacion më të kompletuar, gjë që e kërkon zhanri i muzikës. Në të gjitha programet e tjera numri i aplikantëve është goxha i madh”, – thotë Erald Bakalli, zv.rektor i Universitetit të Arteve. Drejtuesit e Universitetit të Arteve thonë se kriteret përzgjedhëse do të selektojnë më të mirët. Ata që nuk e kalojnë me sukses këtë fazë, pavarësisht rezultateve të maturës, nuk e fitojnë të drejtën e studimit. “Jo çdokush që del fitues në Universitetin e Arteve mund të jetë fitues patjetër i shkollës sepse është edhe ai 30% ndonjëherë që ndreq ose prish punë për ndonjë konkurrent. Megjithatë duke pasur si kriter bazë krijimtarinë, talentin, ne nuk kemi pasur ndonjëherë një problematikë të tillë”, – thotë Bakalli. Ndërkohë, konkurse do të zhvillohen edhe në Universitetin e Sporteve në Tiranë por edhe në disa rrethe. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në programin e studimit “Edukim fizik dhe Sporte” rezultatet e shkollës së mesme zënë rreth 50% të pikëve dhe po kaq edhe rezultatet e konkursit.

 

Datat e konkurseve

Universiteti i Arteve, Tiranë

-Fakulteti i Muzikës                                        2-6 shtator

-Fakulteti i Artit Skenik                                  2-6 shtator

-Fakulteti i Arteve Figurative                       2-6 shtator

 

Universiteti i Sporteve, Tiranë

-Shkenca të Lëvizjes                     2-4 shtator

-Fusha e Veprimtarisë Fizike të Shëndetit        2-4 shtator

 

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

-Edukim Fizik dhe Sporte                         2-4 shtator

 

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

-Edukim Fizik dhe Sporte                         2-4 shtator

 

Universiteti Politeknik i Tiranës

-Arkitekturë                                        2-4 shtator

-Arkitekturë (Urbanis)                       2-4 shtator

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (FASTIP)

-Menaxhim i Bankave                      2-4 shtator

-Menaxhim Hoteleri-Turizëm                      2-4 shtator

-Menaxhim i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme   2-4 shtator

-Multimedia dhe Teknologji Informacioni        2-4 shtator

 

Akademia e Arteve, Shkodër

-Fakulteti i Muzikës                                    2-6 shtator

-Fakulteti i Arteve Figurative               2-6 shtator

 

Listën e plotë e gjeni në brëndësi të gazetës “Standard”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency