Tërhiqet administrata e Kosovës, rikthehet tregtia normale me Shqipërinë

0
139

Protesta triditore e bizneseve nga dy vendet ka arritur sukses; hiqet detyrimi për të tranzituar në parkimin privat ku të kërkonin 40 euro për natë për një kamion

 

67_bigKa përfunduar dje protesta e përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria. Përfaqësuesi i bizneseve, Hyzer Gashi, pas takimit me ushtruesin e detyrës së shefit të Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna, tha se është arritur marrëveshje të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Tani ka filluar zhdoganimi i maunave të grumbulluara në pikën kufitarë në Morinë, njoftojnë mediet.

Përfaqësuesi i bizneseve të cilat kanë protestuar në pikën kufitare në Morinë, Hyzer Gashi, ka takuar ushtruesin e detyrës së shefit të Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna, me të cilin njoftohet se ka arritur marrëveshje që të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore që janë në fuqi, dhe që nga arritja e marrëveshjes ka filluar zhdoganimi i maunave, të cilat janë grumbulluar në pikën kufitarë në Morinë. Rafuna ka thënë se do të vazhdohet të veprohet në përputhje jo vetëm me  Kodin doganor, por edhe  ligjet e tjera në fuqi, që i zbaton Dogana e Kosovës.
“Edhe u pajtuam që të gjithë ata që i kanë autorizimet për procedurat të thjeshtësuara, valide, do të vazhdojnë sipas autorizimeve që i kanë pasur, të gjithë ata të cilëve iu kanë skaduar afatet ose i kanë të anuluara të aplikojnë sipas dispozitave ligjore të Kodit të doganave dhe akcizës. Dogana do t’i shqyrtojë  të gjitha ato kërkesa për autorizime se a i plotësojnë kushtet sipas Kodit. Në rast se i plotësojnë kushtet do të autorizohen, në rast se nuk i plotësojnë kushtet, do të procedohet sipas dispozitave ligjore të mëtutjeshme, mirëpo ne u pajtuam që malli të fillojë të zhdoganohet”, ka deklaruar Rafuna.
Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i bizneseve, Hysen Gashi, duke thënë se procedurat e thjeshtuara që kanë qenë në fuqi të zgjasin deri në afatin ligjor, kurse atyre që u kanë skaduar, duhet t’u nënshtrohen riformulimit ose rivlerësimit me kërkesat e tyre.
“Kështu që sot procedura e lëvizjes së mallrave do të lëvizë siç ka lëvizë deri më sot në rregullshmërinë e arsyeshme ligjore. Do të thotë, në këtë moment kur juve po ju drejtohemi, do të fillojë edhe zhdoganimi i maunave të cilat janë grumbullu në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Gashi.
Protesta ishte zhvilluar mbi motivet se Doganat e Kosovës po i detyrojnë kamionët dhe automjetet e bizneseve të dy vendeve të futen në terminale private për të paguar taksa enorme të larta dhe të jashtëligjshme. Protestuesit kanë kërkuar që të hiqen barrierat artificiale që i kanë ngritur dhe njëkohësisht të hiqet taksa prej 40 eurove.

 

 Kush merr kredi bankare në Shqipëri?

Shpërpjesëtim skandaloz në shpërndarjen e kredisë në vend, Shkodra, Korça dhe Lezha si qarqe marrin nga 2 për qind të gjithë sasisë së huasë së dhënë nga bankat; Elbasani, Vlora e Fieri nga 3 për qind

 

Në dhënien e kredive duket se ka patur dhe vazhdon të ketë një shpërpjesëtim të patolerueshëm lokal. Open Data Albania ka kryer njё hulumtim mbi nivelin e kredimarrjeve nё Republikën e Shqipёrisё pёr harkun kohor 2008-2012. Kredi konsiderohet njё sasi e caktuar parash qё njё person fizik apo juridik merr hua nga njё institucion financiar pёr t’ja kthyer nё njё moment tё dytё kohor me pagesa tё ndara nё kёste dhe me njё normё tё caktuar interesi nё formёn e kostos sё mbajtjes sё parasё. Burimi kryesor qё jep informacion mbi kredinё nё Republikën e Shqipёrisё ёshtё Banka e Shqipёrisё si organi qё ndёr tё tjera shërben si Bankë Qendrore pёr bankat e nivelit tё dytë.

Në vitin 2008 niveli i kredimarrjes nё Republikën e Shqipёrisё rezultonte 388 miliardë e 326 milionë lekё dhe ka pasur njё rritje konstante pёr tre vitet nё vazhdim. Nё vitin 2011 kjo vlerё arriti shifrën e 531 miliardëve. Niveli i kredimarrjes ёshtё rritur me 37% brenda harkut kohor prej 3 vitesh 2008 – 2011. Rritja e kredive tё marra nga personat fizik apo juridik nё vitin 2012 ka qenë më e ulët. Kredia ka shkuar nё gati 544 miliardë lekё nё vitin 2012.
Në vitin 2012 rezulton se kredidhёnia nё Republikën e Shqipёrisё ka qenë më së shumti në monedhën Euro. Kreditë në Euro kanë shënuar vlerën 300 miliardë e 596 milionë lekё, qё pёrbёn 55% tё kredive nё total. Kёto kredi pasohen nga ato nё monedhёn tonё kombëtare me 38% dhe ato në dollar amerikan 7%.

Nivelin maksimal tё kredive e pёrbёn Tirana si rrethi më i populluar nё vendin tonё. Nё vitin 2012 kreditë e marra nё rrethin e Tiranës zinin 72% tё tё gjitha kredive nё total me 390 253 000 000 lekё, duke patur peshёn kryesore tё kredive. Pjesa tjetër prej 28% ndahet mes rretheve tё tjera ku renditen Durrësi me 8%; Elbasani, Vlora dhe Fieri me 3%; Shkodra, Korça dhe Lezha me 2% dhe gjashtë pёrqindёshin e mbetur e zёnё gjithë rrethet e tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency