Aftësi e kufizuar, invalidët dhe të verbërit, rriten përfitimet, ja sa do të paguhen

0
356

Invalidët, të verbërit, tetraplegjikët dhe paraplegjikët, personat me aftsi të kufizuar për shkak të punës apo rrthanave të tjera nga muaji shtator do të përfitojnë një rritje të lethtë të pagesave mujore

 

shtrsa ne nevojePublikohet vendimi për rritjen e përfitimeve për shtresat në nevojë. Invalidët, të verbërit, tetraplegjikët dhe paraplegjikët, personat me aftsi të kufizuar për shkak të punës apo rrthanave të tjera nga muaji shtator do të përfitojnë një rritje të lethtë të pagesave mujore. Vendimi i miratuar në qeveria është botuar ditën e djeshme dhe hyn automatikisht në fuqi. Kjo do të thotë se pagesat për shtresat në nevojë do të ndryshojnë duke filluar pas datës 31 gusht.

Pagesat

-Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, është 9.750 lekë në muaj

-Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, është 10.250 lekë

-Masa e përfitimit të personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, është 9.750. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar.

-Masa e përfitimit  për personat, paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha,  është 9.750 dhe 10.250 lekë në muaj për kujdestarin.

-Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, është 11.100 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit

 

Si përfitohet pensioni

Personat, që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/komunës, dokumentacionin e mëposhtëm:

-Certifikatën e gjendjes familjare
– Certifikatën personale me fotografi
– Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it, i cili vërteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit;
– Fletëdrejtimin për në KMCAP, kur personi komisionohet për herë të parë;
– Epikrizën përcjellëse, sa herë rikomisionohet.

Kur personi me aftësi të kufizuara, i cili, me vendim të komisionit mjekësor, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë:

-Certifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar;
– Deklaratën/vendimin gjyqësor, për kujdestarin e zgjedhur nga
personi me aftësi të kufizuara
– Raportin mjekoligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë,
fizikisht dhe mendërisht.

Personat me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, përveç duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:

a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen:
-Emri i personit, që ndjek shkollën;
– Lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor normal ose i përsëritur;
– Vitin shkollor

b) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj)
c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit
ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna

 

Somario

Masa e përfitimit të personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, është 9.750. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar

 

 

Shkurte

Euro drejt kuotës 141 lekë

Monedha vendase nuk po e ndal zhvlerësimin e saj ne tregun e këmbimit valutor. Këtë te marte euro këmbehet me 140. 23  lek duke forcuar nivelin prej 140 lekësh qe ka mbajtur kjo monedhe gjate kësaj kohe. Parashikimet e eksperteve janë se euro do te vijoje me tej  forcimin. Gjate ditës se sotme leku është vlerësuar ne monedhën amerikane, e cila ka pësuar një dobësim te shpejte ne raport me ditën e djeshme. Sot një dollarë është këmbyer me 104. 75 leke.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency