Zbulohen letrat personale / Çështja e vajzës së Sulit, pse Ali Pasha i shkruante diplomatit britanik?!

0
136

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

250px-Ali_pasasLetërkëmbimet e N/kolonelit Hudson Loëe me Ali Pashën (1810-1812)

 

Dokumentet e meposhtme jane nje pjese e leterkembimeve te realizuar mes N/ Kolonelit britanik, Hudson Loëe dhe Pashait te Janines, Ali Pashes.

Kjo korrespondence ka interes te veçante per historine e Pashallekut, te vete Pashait, shqiptareve dhe grekeve, pasi ajo eshte e mbushur me zhvillime te rendesishme dhe ngjarje me interes te veçante politik dhe ushtarak per keto subjekte dhe per keto ane gjeografike te Ballkanit. Leterkembimi ben te njohur dhe nxjerr ne pah mjaft evenimente dhe te verteta qe nuk kemi mundur t’i gjenim ne burime apo dokumente te tjera historike me pare. Ne keto rrethana, ato jo vetem publikohen per here te pare, por edhe plotesojne jo pak peizazhin e zhvillimeve politiko ushtarake ne keto ane te Ballkanit, sqarojne mjaft çeshtje te raporteve diplomatike mes dy paleve dhe ndriçojne te verteta qe gjer me tash kane qene te mbuluara nga keqinterpretime, subjektivizma apo pasaktesi per figuren e Ali Pashes.

Nga materiali qe serviret, del qarte se çfare marredhenie intensive kane pasur te dy palet, britaniket me Ali Pashen dhe anasjellas me njeri-tjetrin. Cilat kane qene interesat politike dhe ato ushtarake te britanikeve ndaj territoreve ishullore joniane dhe kontinentale ballkanase dhe anasjellas, cilat kane qene interesat e Pashait te Janines ndaj britanikeve ne fushen politike apo ushtarake etj. Do te kuptohet nese marredheniet e tyre dominoheshin nga miqesia e sinqerte apo nga interesat pragmatiste te kohes. Doreshkrimet personale te Loëes na bejne evidente gjithashtu se sa te sinqerta kane qene marredheniet e Ali Pashes me britaniket dhe cila ka qene “restua” e tyre ne kembim te ketij sinqeriteti.

Sa ndihma ka ofruar tepelenasi per garnizonet britanike dhe Komandantin e tyre Hudson Loëe, ne Ishujt Joniane, duke filluar nga nevojat e tyre per furnizime me ushqime, per trafiqet dhe trafikantet ne ndihme te francezeve, per levizjet dhe pranine e hajduteve dhe gjer kerkesat per informacion te karakterit ushtarak, ekonomik dhe politik, etj, sa ne te gjitha tekstet e letrave te derguara nga britaniku, Pashait tepelenas, lexohet fare qarte entuziazmi, kenaqesia dhe mirenjohja per gatishmerine, ndihmen dhe mbeshtetjen qe Ali Pasha u ka dhene ne menyre periodike atyre. Falenderimet dhe mirenjohja eshte evidente ne çdo leter te kesaj korrespondence.

Po a i jane pergjigjur britaniket kesaj gatishmerie dhe dispozicioni te plote te Ali Pashes me te njejten “monedhe”!? Sikunder kane rrjedhur ngjarjet dhe cfare kane treguar zhvillimet e mevona, britaniket ne situata me interes per ta, jo vetem e kane mbeshtetur, por edhe e kane ndihmuar ushtarakisht Ali Pashen, ndersa ne kohe dhe situate te tjera, kane qene jo konseguente ne marredheniet dhe raportet e tyre. Ata i kane ndertuar raportet e tyre me tepelenasin mbeshtetur ne interesat politike dhe ushtarake te kohes. Sa here qe keto interesa kane diktuar nevoje per aleance dhe nevoje, ata jane afruar ne Pashallek dhe tek Pashai, por kur keto interesa kane perfunduar apo nuk kane dikruar vazhdimin e metejme, ata jane larguar, pa marre ne konsiderate nese Pashai ka pasur nevoje per ta apo mbeshtetjen e tyre, nese ai ndodhej i kercenuar apo gjendej ne situata kritike.

Periudha e viteve 1810-1812, per te cilat flet ne kete dokument, eshte kohe e raporteve te ngrohta mes Britanise dhe Ali Pashes, e tensioneve dhe acarimit te skajshem te marredhenieve me fuqine tjeter kercenuese, Francen. N/ Koloneli britanik, Hudson Loëe e ka shprehur qarte, qofte edhe ne pikepamje formale, ne letrat e tij, mirenjohjen institucionale dhe personale per ndihmen e ofruar nga Ali Pasha dhe raportet miqesore mes dy paleve.

Natyrisht, ky ushtarak britanik nuk ishte nje funksionar i rendesishem politik apo i hierarkise se larte militare, as misionar i ngarkuar me porosi speciale nga qeveria britanike sikunder ishin koleget e tij pararendes Xhon Morieri apo Ëilliam Martin Liku. Ai ishte ushtarak i nje rangu te mesem, i cili ishte ngarkuar me detyren ekomandatit te garnizonit ne fortesen e nje ishulli te vogel jonian sikunder ishte Santa Maura, nje ishull ky megjithse ne dukje i parendesishem, per shkak te pozicionit te tij gjeografik, fare prane territoreve kontinentale te Pashallekut te Janines, por qe luante nje rol mjaft te rendesishem strategjik ne zhvillimet ushtarake kunder forcave franceze.

Ne kete kuptim, ky ushtarak, megjithese nuk kishte detyren e rendesishnme te ndonje misionari te drejtperdrejte te qeverise britanike, per shkak te kontakteve dhe fqinjesise me territoret e Pashallekut, ndertoi raporte te aferta dhe korrekte me Pashain e Janines. Ai ngriti dhe levroi nje korrespondence teper intensive me Ali Pashen, pothuaj per te gjitha problematikat qe shfaqeshin ne Pashallek apo ne Ishujt Joniane, ne marredheniet me francezet apo kolaboracionistetne Pashallekun e Janines apo ne pashalleqet fqinje.

Te gjitha keto problematika shfaqen apo nxjerrin krye direkt e indirekt ne kete korrespondence, sqarojne mjaft enigma apo hamendesi e dilema te panjohura, te interpretuara keq apo te servirura pasaktesisht.

Ne mjaft nga keto letra vertetohen qendrimet apo vleresimet e gabuara qe jane mbajtur per ceshtje te caktuara nga historiane apo historiografi te huaja ndaj Pashait te Janines. Keto fakte te panjohura dhe me interes dalin ne menyre te natyrshme, apo krejt rastesisht nga kjo korrespondence, duke na sherbyer si prova indirekte per ceshtje apo dilema te keqinterpretuara dikur. Por, jo rralle ne historiografi, sikunder ne drejtesi, provat indirekte nganjehere kane rendesi me te medha sesa pohimet direkte te aktoreve te ngjarjeve. Ato, provat indirekte, jo ralle kane bere te rishikohen e pse jo edhe te rivleresohen ngjarje dhe individe dikur te stigmatizuar apo akuzuar.

Megjithate, Loëe ka patur nje karriere mjaft te ndritur dhe te perfolur ushtarake, nje eksperience funksionesh, misionesh dhe detyrash si rralle ndonje ushtarak tjeter. Figura e tij, pergjate shekullit XIX, por edhe me pas ka mbetur nje nder me evidentet, sa ne kronikat ushtarake, aq edhe ato historike dhe politike. Per te eshte shkruar shume ne shtypin e kohes nga politologe, historiane, gazetare apo autore te ndryshem monografish, qe jane marre me zhvillimet e rendesishme ushtarake dhe kryesisht me figuren e Napoleon Bonapartit. Ndoshta ai mbetet nje nga ushtaraket britanike me evidente ne shkrimet politike, publicistike dhe gazetareske te shekullit XIX. Per te sqaruar edhe me tej lexuesin se cfare perfaqeson N/Koloneli britanik, autor i ketyre letrave, po parashtrojme me poshte nje biografi permbledhese te tij.

Letrat e N/ kolonelit britanik Hudson Loëe, qe ruhen ne “British Library”, jane te shkruara ne italisht. Nuk perjashtohet qe vete Loëe t’i kete shkruar ato ne gjuhen e tij, anglisht, por per nevoja te komunkimit me Ali Pashen, ose ai vete, ose sekretari i tij t’i kete shkruar ato ne italisht. Kjo gje nuk perjashtohet te kete qene nje kerkese e Ali Pashes, pasi ai e njihte italishten dhe lexonte periodikisht ne kete gjuhe.

 

 

 

Letërkëmbimi i vitit 1810

Dokumenti i meposhtem eshte nje leter e ushtarakut britanik H. Loëe derguar Ali Pashes, me date 7 prill 1810, permes se ciles ai e ve ne dijeni per marrjen e letrave te tij dhe veçmas te nje letre te derguar nga Pashai per kolonelin e njohur britanik, Uilliam Martin Lik, per te cilin ne kete kohe nuk dime se ku ndodhej konkretisht. Do te ishte me mjaft interes te dinim se cfare i shkruante Ali Pasha Likut, kur ai ishte acaruar me francezet, kur kishte pushtuar Beratin, kishte arrestuar dhe burgosur krushkun, Ibrahim Pashen; kur merrte mesazhe te ashpra nga Porta e Larte per veprime te kryera hinder ketij territori pa miratimin e Sulltanit, si dhe e betejes se ashper per marrjen dhe ndeshkimin e pergjakshem te Kardhiqit. Ne pjesen e dyte te letres, behet fjale per porosine qe Ali Pasha i kishte dhene Hudson Loëit “per vajzen nga Suli”, e cila, mesa duket, ndodhej ne ishullin e Qefalonise, territori i te cilit ishte nen administrimin e britanikeve. Loëe e vinte ne dijeni tepelenasin se per plotesimin e kesaj porosie e tij, kishte njoftuar komandantin britanik te ketij vendi, pasi ai vete, sikunder nenvizohet ne leter, ishte i impenjuar ne rrethimin e forteses se Santa Maures.

Kjo fortese, ne nje pike dhe pozicion me interes te veçante strategjik, ishte ne duart dhe zoterimin e francezeve, por pas luftimeve te ashpra mes tyre dhe britanikeve te ndihmuara nga Ali Pasha, fortesa dhe vete ishulli kishte rene ne duart e anglezeve. Per shkak te deshtimit dhe demeve te renda qe pesuan francezet, perfaqesuesit e ketyre te fundit protestuan me ashpersi per qendrimin pro britanik te Ali Pashes prane Portes se Larte. Njeriu, i cili inicioi tere sulmet gjer edhe shtremberime dhe shpifje kunder Pashait ne Stamboll, ishte se pari Konsulli francez ne Janine, Fransua Pukevili. Ne fondin e dokumenteve te “Arkivit te Ali Pashes”, gjendet nje numer i madh informacionesh qe tregojne per keto prapaskena te konsullit francez si dhe shpifje te tjera te paqena kunder Ali Pashes.

 

 

Santa Maura, 7 Prill, 1810

 

Madheri,

 

Ne pergjigje te letres, qe pata nderin te marr nga Madheria Juaj, se bashku me nje per kapitenin Lik, per te cilen kam nderin tju siguroj qe do ti dergohet ne rastin me te pare, duke ju prure se bashku me te edhe vertetimin e marrjes ne dorezim te tyre nga vete ai.

Per çeshtjen e vajzes se re nga Suli, per te cilen flet Madheria Juaj, ne letren Tuaj te mepareshme, kam derguar korrierin, me nje leter rekomandimi per oficerin britanik, i cili kryen detyrat e komandes sime ne Qefaloni, nderkohe qe une jam ketu, i impenjuar ne rrethimin e forteses se Santa Maures, dhe do te zbatohet me saktesi gjithçka qe Madheria Juaj kerkon dhe mbetem i gatshem per te gjitha urdherat e tjera Tuajat.

 

Kam nderin tejem Sher. Juaj Bes.

 

(firmosur) H. Loëe

 

(Ne fund te letres shenimi:)

 Vezirit Ali Pasha

te Janines

 

 

 

Box gri

 

 

Kush ishte Sir Hudson Loëe

Lindi me 1769 ne Galëay ne Irlande. Ishte djali i ushtarakut Xhon Loëe, ndersa nena ishte nje fshatare e thjeshte, shtepiake. Femijerine e tij Loëe e kaloi ne garnizone te ndryshme ushtarake, ku sherbente i ati i tij, kryesisht ne Ëest Indies. U shkollua ne “Solisbury Grammar”. Me 1787 hyri ne regjimentin e te atit dhe ne vitin 1791 mori graden e lejtnantit. Po keto kohe ai udhetoi drejt Frances ku kishte shperthyer revolucioni. Me 1793 mori pjese ne betejat mes Britanise dhe Frances dhe konkretisht ne frontin per mbrojtjen e Tulonit, ne aleance me ruajalistet franceze. Ne vitin 1797 u dergua me sherbime drejt Korsikes, ndersa tre vite me pas, ne vitin 1803 mori graden e N/ Kolonelit dhe me kete fuksion u therrit te komandonte Batalionin e Korsikes dhe te mbeshteste trupat e tjera ushtarake per mbrojtjen e Sicilise nga Franca.

Ne vitin 1809 i mbeshtetur nga reparte korsikanesh, ai pushtoi Iskian dhe Prociden, mandej ne beteja te ashpra detare mori tre prej ishujve joniane, Zaqinthon, Qefalonine dhe Cerigon. Pak muaj me vone ai u emerua Guveraator i Qefalonise, Itakes dhe Santa Maures.

Ne kujtimet e tij te mevona, ky ushtarak me nje kariere brilante, per vitet qe do te kalonte ne ishujt e Jonit, Qefaloni, Zaqintho dhe Santa Maura, do t’i kujtonte keshtu kontaktet e tij me Ali Pashen:

“Veziri Ali Pasha, ishte padyshim nje njeri i shquar per talentin dhe aftesite e tij, por jo i tille per ashpersine dhe huqet. Ato vite ai ishte ne apogjeun e fuqise se pushtetit dhe dispozitat e tij miqesore ndaj Anglise ishin maksimale. Aktet, qendrimet dhe levizjet e tij demonstronin ne menyre te dukshme kete kurs.”

U kthye ne Angli me 1812.

Me 1813 u perfshi ne fushatat ushtarake ne rreth 30 fronte betejash hinder trupave franceze te Bonapartit. Per meritat e treguara dhe sukeset e arritura me repartet e tij ne keto beteja, me 1814 ai u therrit ne Londer e u gradua me funksionin e Gjeneral-Leitnantit. Nje vit me vone, me 1815, u ngarkua te komandonte trupat britanike drejt frontit te Xhenoves dhe me 1 gusht 1815 mberriti lajmi i emerimit te tij si Guvernator te Ishujve te Shen Helenes dhe Pergjegjes per administrimin e te burgosurit Napoleon Bonapartit, i cili mbahej ne kete Ishull.

Marredheniet dhe kontaktet e te dy burrave, Hudson Loëes dhe Napoleonit, qene te kufizuara dhe te limituara. Gjenerali Britanik qendroi ne kete detyre gjer ne vdekjen e Perandorit Francez, me 1821.

Pikerisht, per kete hark kohor, gati gjashte vjecar, si per Bonapartin ashtu edhe Guvernatorin e ketij ishulli, jane shkruar mjaft vepra te gjinive te ndryshme, kujtime, ese, analiza etj. Ne mjaft prej tyre Loëe eshte akuzuar se “funksioni i tij ishte perzgjedhur per te luajtur rolin e ekzekutorit” Autore te tjere e karakterizojne britanikun si nje natyre intolerante. Duka i Ëellingtonit, ne kujtimet e tij duke iu referuar kesaj figure shkruan: “Ai (H. Loëe) ishte zgjedhja me e keqe, ai ishte njeri me mungesa te dukshme edukate dhe gjykimi…, ai nuk njihte asgje nga kjo bote, si te gjithe burrat qe nuk njohin asgje nga bota, ishte dyshues dhe xheloz…”

Pas vdekjes se Napoleonit, u ngarkua me detyra te tjera, mes te cilave te komandonte forcat britanike ne Cejlon prej vitit 1825 gjer ne vitin 1830. Pas kesaj kohe, u kthye ne Angli. Vdiq ne vitin 1844, ne moshen 75 vjecare.

 

** *

Ne kohen qe N/ Koloneli britanik, Hudson Loëe realizoi korrespondencen e meposhtme me Ali Pashen, prej viteve 1810-1812, ai ishte me detyren e Guvernatorit te tre ishujve te Jonit, Qefalonis, Zaqinthos, Cerigos duke patur nen komanden e tij ushtarake fortesen e Santa Maures.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency