Nisen për piknik në det, zhduken për 16 orë të rinjtë nga Hamallaj

0
138

Elton Qyno

Rrymat detare i shtynë në thellësi, telefonuan 129 e policisë por nuk iu përgjigj askush

Varka me bedalona, doli në bregun e Porto Romanos në mëngjes. Katër të rinjtë shëndoshë e mirë

 

5970607587_c7759cf64d_mKatër të rinj e planifikuan të Dielën si një piknik mes ujërave të Adriatikut, por që udhëtimi ju është kthyer në një mankth i vërtetë për rreth 16 orë me rradhë. Oreld Nikolli, Florind Gjoka, Vilson Marku, Fatjon Prenga të moshës 16-17 vjeç, nga zona e Hamallaj në Durrës kanë marrë me qëra një bedalone në orët e drekës dhe janë nisur në lundrim. Plani ishte një shëtitje në det, ku me vehte kishin marrë pije freskuese, ujë të pijshëm si dhe disa ushqime. Mirëpo, plani nuk ka ecur sipas parashikimit të katër të rinjve, të cilët teksa lundronin herë pas herë hidheshin në det për tu freskuar.Sapo ka rënë pasditja, deti ka filluar të ketë dallgë dhe era të risë shpejtësinë. Si pasojë e rrymave detare, dallgët kanë shtyrë varkën bedalone, akoma dhe më në thellësi, duke bërë që katër të rinjtë të humbin kontaktin edhe me valët e telefonit celular. Nga larg, ata kanë mundur të shohin vetëm dritat e portit të Durrësit, dhe për rreth 16 orë kanë luftuar për derisa kanë mundur të dalin vetë në brigjet e Porto Romanos, ku dhe më pas kanë marrë në telefon prindërit e tyre, ku i kanë njoftuar se kishin dalë në breg shëndoshë e mirë. Dalja e katër të rinjve në breg është bërë në orët e mesnatës dhe se të rinjtë nuk kanë pasur dëmtime shëndetësore nga qëndrimi i gjatë në det të hapur.

129 nuk doli

Në përpjekje për tju larguar sa më parë dallgëve të detit dhe daljes në breg, njëri nga djemtë që ndodhej në varkën bedalone, ka telefonuar numrin 129 të policisë. Sipas tyre, një thirje e tillë është bërë dhjetëra herë, por që në fakt në asnjë rast nuk ka dalë njeri nëpërmjet telefonit. Të ndodhur në këtë situatë, djemtë nuk kanë humbur për asnjë çast shpresat e tyre, duke shtyrë me bedale varkën në drejtim të dritave të portit të Durrësit që sipas tyre dukeshin në horizont. Një gjë e tillë ka ndodhur për disa orë, derisa katër të rinjtë e kanë parë veten në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Pikërisht në këtë vend kanë pushuar për rreth 10 minuta, dhe më pas kanë telefonuar të afërmit e tyre duke i kërkuar ndihmë, pasi ndodheshin në breg. Në drejtim të tyre, kanë shkuar familjarët dhe forcat e policisë së Durrësit, të cilat ishin vënë në dijeni për humbjen e katër të rinjve në det, por skishin marrë guximin të dilnin në det të hapur për shkak edhe të dallgëzimit të madh të detit. Për vendodhjen e tyre, janë sinjalizuar dhe forcat ushtarake të bazës së Bisht Pallës, të cilat, kanë shkuar në vendgjarje nga ana detare. Katër të rinjtë janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit ku kanë treguar me detaje atë që u kishte ndodhur dhe më pas janë lënë të lirë, për të shkuar në banesat e tyre.

Denoncimi në polici

Rreth orës 23:00,njëri prej adoleshentëve ka njoftuar të afërmit e tij, duke i thënë se ndodheshin në det të hapur, pa përcaktuar dot se ku ndoheshin, kjo edhe për shkak të errësirës,largësisë të madhe nga toka dhe mos orientimit. Në këto kushte familjarët kanë vrapuar në drejtim të policisë së Durrësit ku dhe kanë bërë denoncimin për katër të rinjtë e ndodhur në det të hapur dhe që kërkonin ndihmë. Një motoskaf i policisë kufitare ka dalë në patrullim dhe Guardia Di Financia, por që në fakt operacioni i kërkim shpëtimit nuk ka zgjatur shumë për shkak të errësirës së madhe dhe dallgëve të mëdha të detit. Mjetet lundruese të policisë kufitare janë rikthyer sërisht në bazë, ndërkohë që ato u vunë në lëvizje, pasi kanë mësuar se katër të rinjtë ndodheshin në bregun e Porto Romanos. Pas rikthimit të adoleshentëve në banesë, familjarët e tyre shprehen të lehtësuar për djemtë e tyre që u kthyen shëndoshë e mirë, në banesë. “Kemi qënë në tension të madh, pasi vetëm një telefonatë arritëm të mernin rreth orës 23:00 dhe më tepër nuk dimin asnjë gjë për djemtë tanë. Fati ishte me ta, që në orët e para të mëngjesit i nxori sërisht në breg të detit”-shprehet xhaxhai i Vilson Markut nga Hamallaj i Durrësit.

 

Mjekët: Të aksidentuarin, me shumë plagë në trup

 

Rruga e kombit, më e përgjakshmja policia rregjistron shumë aksidente

Aksidentet rrugore, me pasojë humbjen e jetës së shtetasve apo plagosjen e tyre, vijojnë të jenë të pranishme në “Rrugën e Kombit”. Ndonëse duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, ato kanë shënuar ulje, sërish kjo rrugë përgjaket nga aksidentet, ku më i fundit solli vdekjen e një 49-vjeçari që po transportonte çimento me një automjet të tonazhit të rëndë. Mjekët e spitalit rajonal të Kukësit, thonë se aksidentet sjellin dëmtime të mëdha tek drejtuesit e automjeteve apo pasagjerëve ku në të shumtën e rasteve duhet ndërhyrja e helikopterit për dërgimin e tyre drejt Spitalit Ushtarak, pasi nga goditjet ata marrin plagë të rënda. Por, në qoftë se aksidentet kanë shënuar ulje në këtë kaos rrugor, krejt e kundërta vjen mbi rastet që shënohen për plagosje me armë të ftohta apo zjarri ku statistikat tregojnë rritje të ndjeshme të rasteve. Aksidentet automobilistike rriten më së shumti gjatë sezonit të verës, kur edhe qarkullimi i automjeteve është më i lartë, për shkak të sezonit turistik. Pikërisht në rrugën e kombit policitë e dy shteteve Shqipëri-Kosovë, kanë ndërmarë masa konkrete për të minimizuar aksidentet, ku që nga Morina e deri në Durrës, patrullojnë automjete policore të dy policive. Këto masa janë marrë edhe për shkak se ky aks rrugor gjatë sezonit turistik, përshkuhet shumë nga shtetas Kosovarë dhe Maqedonas, dhe për pasojë lëvizja e automjeteve në rrugë është më e madhe.

 

 

  

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency