Nis aplikimi i kredisë për bizneset, garanci Bashkia e Tiranës

0
41

Nga dita e djeshme aplikime për kredi bankare, nismë e Bashkisë Tiranë

 

bashkiaDuke nisur nga dita e djeshme, çdo i ri, biznese juridike dhe persona juridikë të liçencuar dhe ata të paliçencuar mund të paraqiten pranë degëve të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), për të aplikuar për kredi, me garancinë e Bashkisë së Tiranës. Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik, Ilir Dervishi ka bërë të ditur se aplikuesi duhet të jetë patjetër banor i Tiranës. Interesat e kredive, me garancinë e Bashkisë së Tiranës, të cilat aplikohen për herë të parë variojnë nga 5 në 5.5%.

“Në momentin që personat paraqiten pranë zyrave të BKT ose mund të sjellin një kërkesë në Bashkinë e Tiranës e cila referon personat përgjegjës, të kalojnë për të aplikuar më tej në BKT, duhet që minimumi për bizneset ekzistues, të kenë dy vjet operim në qytetin e Tiranës dhe të kenë një vazhdimësi të pagesave të taksave, të mos ketë kredi të këqija etj, ndërsa për bizneset e reja, çdo gjë fillon nga e para. Ato mund të licencohen, pasi të licencohen mund të aplikojnë në BKT ose të sjellin edhe një kërkesë që Bashkia ta ndihmojë. Do ngrihet edhe një komitet i kredisë që është i përbashkët midis BKT dhe Bashkisë së Tiranës. Kush është risia e këtij programi? Është për bizneset e paliçencuara të cilat mund të aplikojnë pranë BKT por deri në momentin e aprovimit të kredisë, mund të ndjekin të gjithë procedurat e nevojshme dhe pasi të jetë aprovuar kredia, nuk mund të disbursohet kredia në rast se ato nuk liçencohen ose regjistrohen pranë zyrave tona të Tatimeve dhe QKL. Kredia zgjat 36 muaj, nga momenti i disbursimit, çka do të thotë që çdo muaj do të paguhet kësti dhe ka një përqindje prej rreth 5 %, në varësi të kolateralit ose biznesit apo individit që ka përballë dhe në momentin që këta persona nuk mund të paguajnë dot kredinë, banka ka mënyrat e veta“ – u shpreh Dervishi.

Aplikimi

Në momentin që personat paraqiten pranë zyrave të BKT ose mund të sjellin një kërkesë në Bashkinë e Tiranës e cila referon personat përgjegjës, të kalojnë për të aplikuar më tej në BKT, duhet që minimumi për bizneset ekzistues, të kenë dy vjet operim në qytetin e Tiranës dhe të kenë një vazhdimësi të pagesave të taksave, të mos ketë kredi të këqija etj, ndërsa për bizneset e reja, çdo gjë fillon nga e para. Ato mund të licencohen, pasi të licencohen mund të aplikojnë në BKT ose të sjellin edhe një kërkesë që Bashkia ta ndihmojë.

 

Korrik, rriten 24% eksportet, ulet deficiti tregtar 15%

Në korrik 2013 u eksportuan 24.2 miliardë lekë mallra, me rritje 16.8 përqind në krahasim me qershorin 2013 dhe rritje me 23.9 përqind në krahasim me korrikun 2012, njoftoi INSTAT. U importuan 48.3 miliardë mln lekë mallra me rritje 16.4 përqind në krahasim me qershorin 2013 dhe rritje 1.2 përqind në krahasim me korrikun 2012. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, duke  shënuar një ulje prej 14.6 përqind krahasuar me korrikun 2012.  Tregtia me vendet e BE është 69.5 përqind. Partnerët  kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

Tregtia me Italinë është 38.7 përqind, ndërsa me Greqinë  është 7.2 përqind.

Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe  importi është rritur, janë për eksportin, Gjermani, Itali, Kinë,  Kosovë, Turqi, etj, dhe për importin, Gjjermani, Greqi, Itali,  Kosovë, Spanjë, etj.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat  tregon që: Eksporti i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit 66.4 përqind”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 40.6 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 24.4 përqind, etj. E

ksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 11.3 përqind, etj. Importi i grupit“ Prodhime druri dhe letre” u rrit 36.7 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 27.3 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 23.2 përqind, etj. Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 11.1 përqind.