Vrasja e Lafetës,kontrolle në servisë për gjetjen e motorit

0
164

Elton Qyno

Policia: Mjeti që u përdor në vrasje, mund të jetë çmontuar. Identifikimi i autorëve i pamundur

 

eltion_lafeta-216x300Dyshime se motori që është përdorur në vrasjen e 37-vjeçarit Eliton Lafeta, mund të jetë shitur në ndonjë prej serviseve të zonës ku ndodhi vrasja, kanë bërë që disa nga agjentët e policisë të kryerjnë kontrolle në disa pika. Verifikimet e kryera kanë rezultuar pa asnjë  gjurmë të motorit, që sipas dëshmisë të personave që kanë mundur të shohin siluetën e tij, mjeti me të cilin janë larguar dy autorët, ka qënë motor i madh dhe jo i vogël. Asnjë nga motorët e gjetur në këto servise, nuk ka pasur karakteristikat e motorit që është përdorur në vrasje. Ndërkohë pas këtij dështimi, oficerët e hetimit tregojnë se mjeti ka shumë gjasa që të jetë shitur dhe më pas është çmontuar në disa pjesë, duke mos i dhënë asnjë mundësi policisë të gjejë prova bindëse. Një praktikë e tillë është bërë dhe në raste të tjera kriminale, ku autorëte krimit kanë shitur motorin menjëherë pas kanë kryer krimin. Vrasja e Eliton Lafetës, ka shtuar numrin e ekzekutimeve të pa zbardhura në Tiranë, kjo dhe për shkak se viktima kishte një të kaluar me precedentë penalë, dhe disa konflikteve të hapura me persona të ndryshëm në Shqipëri dhe Itali.

Konfliktet në Itali

Eliton Lafetaj, kishte zgjedhur të ndryshonte dhe emrin si pasojë e problemeve që ka pasur me drejtësinë Italiane, por edhe me shqiptarë të ndryshëm rezidentë në këtë shtet. Për shkak të tregtisë me drogën dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, Lafeta kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë Italiane dhe më pas ka gjetur strehim në Shqipëri. Mirëpo gjatë këtyre dy viteve qëndrim, Lafetaj, është implikuar në disa ngjarje kriminale, ku në një rast është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për plagosjen e një biznesmeni. Veç kësaj, Lafetaj është përplasur dhe me disa persona të tjerë, me precedentë penalë, që kanë lidhje me grupe të rrezikshme që veprojnë në Tiranë. Nisur nga kjo situatë, policia e Tiranës, nuk ka qënë në gjëndje ti verë një emër vrasjes së tij, kjo për shkak edhe të mungesës së provave materiale që autorët kanë arritur të mos lënë në vendin e krimit. Në momentin e vrasjes Lafetaj ka qënë nën shoqërinë e një vajze 20-vjeçare, e cila ka marrë një plumb në këmbë, por ka mundur të shpëtojë dhe ndodhet e shtruar në spitalin Ushtarak jashtë rrezikut pëë jetën. Krimi i rëndë ka ndodhur në hyerje të shtëpisë të Lafetës, ku dy persona i janë afruar me motor dhe nga shumë afër kanë qëlluar me armë zjari, duke e lënë të vdekur në vend.

Rëfimi i vajzës

Aty ku policia shpresonte të mësonte diçka më shumë dhe të qartë rreth autorëve të krimit, nuk ka mundur të marrë asnjë të dhënë që mund të ndihmonte hetimet për zbardhjen e krimit. Dy ditë më parë në spitalin Ushtarak, ku qëndron e shtruar shtetësja Amarilda Halili, janë paraqitur dy oficerë të hetimit të krimeve, të cilët kanë marrë dëshminë e 20-vjeçares. Nën shoqërinë e dy prindërve të saj, Halili ka pohuar se nuk kishte asnjë lidhje intime me viktimën dhe se e dinte që ai ishte i martuar. Halili, ka treguar se mes saj dhe Elio Bendos allias Eliton Lafetaj, kishte vetëm një marrëdhënie shoqërore. Për sa i përket karakteristikave të personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës ku ndodheshin, dëshmitarja nuk ka qënë në gjëndje të tregojë shumë të dhëna, pasi sipas saj, jo vetëm nga errësira por edhe nga paniku që e zuri në ato momente, nuk ka qënë e përqëndruar. “Jam befasuar kur kam parë, Eltionin të përgjakur mbi timonin e makinës. Ka ndodhur shumë shpejt, punë sekondash dhe menjëherë dy personat janë larguar me motor. Di që ata kaluan shumë afër nesh dhe nuk qëndruan fare, por qëlluan menjëherë. Unë nuk kam dëgjuar krisma, por jam tmeruar nga gjaku. Personi që ndodhej prapa në motor ka qëlluar, ndërsa tjetri, drejtoi motorin, duke u larguar në rrugicat e pallateve”-ka rrëfyer para policisë Amarilda Halili nga qyteti i Elbasanit. Kjo e fundit nuk ka qënë në gjëndje të japë asnjë të dhënë rreth karakteristikave të personave, duke vështirësuar akoma dhe më tepër punën e policisë së Tiranës, për identifikimin e personave që kanë kryer vrasjen. Sipas policisë ekzekutimi i Eltion Lafetaj, është bërë nga një dorë profesioniste që në dukje i ngjason dhe shumë atëntateve të tjerë, që janë kryer nga persona të hipur mbi motor dhe që sot e kësaj dite ende nuk janë zbardhur nga policia e kryeqytetit dhe prokuroria.

 

Situata në kufi

Rikthehen rradhët në doganën e Kakavijës

Rikthehet fluksi në pikën kufitare të Kakavijës. Drejtoria e kalimit kufitar bën të ditur se deri tani kanë kanë dalë 5400 persona. Ndërkohë, që pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje, autoritetet kufitare greke po punojnë me 4 të tilla. Fluksi i personave që kthehen, në vendet e tyre të punës vijon të mbetet i pandërprerë. Pak ditë më parë pati kthime masive në Kakavijë dhe Kapshticë, për shkak të incidentit që ndodhi në Kishën e Përmetit. Sitata e rradhëve të gjata ka vijuar deri në orët e vona të mesnatës dhe se pritet që në ditët e sotme, kjo gjëndje të përmirëoshet. Shumë nga shtetasit Shqiptarë që jetojnë në Greqi, kanë qënë me familjet e tyre, duke pohuar se kjo situatë vijon çdo vit dhe se një gjëndje e tillë ka më shumë se 20 vite që ende nuk ka gjetur përmirësim.

 

Ngjarja në Kavajë

Digjet kuzhina e lokalit dhe 4 makina

Një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka nisur në kuzhinën e hotelit, për tu zhvendosur më tej në ambjentet e tjera. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale, ndër të cilat edhe 4 automjete të pushuesve që gjendeshin të parkuara në parkingun e hotelit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrëfikës, të cilët  kanë neutralizuar vatrën e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që sipas policië dyshimet flasin për një rjedhje gazi në lokal. Fatmirëisht nga ky zjar nuk ka pasur asnjë person të lënduar, duke bërë që flakët të shkaktojnë vetëm dëme materiale.

 

Biznesmenit të gurores, i vidhen 2 milion lekë dhe bizhuteri floriri

Vidhet në mesditë banesa e një biznesmeni në qytetin e Korçës, nga persona ende të pa njohur. Behar Lëngu, pronar i një firme private të nxjerrjes së gurëve, ka denoncuar rreth mesditës të së dielës vjedhjen e banesës së tij, ku ka konstatuar se i mungonin një shumë parash dhe bizhuteri e sende me vlerë. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ku në apartamentin e katit të pestë të biznesmenit Behar Lëngu janë vjedhur një shumë prej afro 2 milion lekë dhe bizhuteri floriri të gruas dhe vajzës së tij. Të paktën këtë dëmtim ka deklaruar vetë biznesmeni Lëngu për policinë. Ai i ka sqaruar policisë se reth mesditës kishin mbylluar derën e apartamentit dhe ishin larguar familjarisht nga shtëpia. Por,pjestarët e familjet lëngu nuk kanë vonuar shumë dhe janë kthyer në banesën e tyre, ku ndërkaq ishte kryer vjedhja. Me thyerje të derës të jashtëme, keqbërësit kanë aritur të depërtojnë dhe të kenë kohën të kontrollojnë në banesë, derisa kanë shtënë në dorë një shumë lekëshh dhe disa bizhuteri dhe janë larguar. Ka të dhëna të pakonfirmuara se personat që mendohet se kanë qënë të paktën dy vetë kanë qënë me maska kur kryen këtë vjedhje, por burime të policisë pranë grupit hetimor të ngjarjes thanë se askush nuk ka aritur të shikojë  njerëz të dyshimtë dhe për më tepër me maska që të ngjiten deri në katin e pestë të pallatit ku u krye grabitja. Sidoqoftë, në rast se kjo vjedhje është kryer nga persona të maskuar, shënon brenda pak ditëve rastin e dytë  të vjedhjeve me maska në Korçë dhe rethinat e saj. Sepse pak ditë më parë, dy tregtarë të shitblerjes së bagëtive u sulmuan nga dy vëllezër të armatosur dhe me maska në afërsi të fshatit Panarit, duke rikthyer kështu pas shumë kohësh këto ngjarje të rrezikshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency