“Qyteti Studenti” / Plan për rritjen e tarifave të strehimit

0
53

“Kemi parasysh që ka një konsumim shumë të madh të energjisë elektrike dhe të ujit. Të mos harrojmë që dushet janë falas, ngrohja bëhet me anë të rrymës elektrike. Mendoj që edhe tarifa nuk do të jetë ajo që ka qenë vitet e kaluara akademike”

 

 

61Studentët që do të streohen në godinat e “Qytetit Studenti” do të paguajnë më shumë se nëj vit më parë. Ka qënë Drejtoi i  QS-s, Bujar Brovina, i  cili ka përmendur se ka një propozim për rritjen e tarifës së strehimit. Çmimi aktual që duhet të paguajë një student është 40 mijë lekë, por sipas Brovinës për këtë vit do të propozohet një çmim edhe më i  lartë, pasi shpenzimet për energjinë dhe ujin e pijshëm janë rritur. Megjithatë ai thotë se ende nuk është mbledhur Këshilli Mbikqyrës pasi është ky i  fundit që vendos. “Ka tre vjet që çmimi është 40 mijë lekë në vit. Kemi parasysh që ka një konsumim shumë të madh të energjisë elektrike dhe të ujit. Të mos harrojmë që dushet janë falas, ngrohja bëhet me anë të rrymës elektrike. Mendoj që edhe tarifa nuk do të jetë ajo që ka qenë vitet e kaluara akademike, mendoj që do të rritet. Pritet të jetë diçka simbolike, jo ndonjë çmim i  madh”- thotë Brovina.

Më shumë studentë

Këtë vit akademik në Qyteti Studenti në Tiranë do të akomodohen 1800 studentë të rinj, ndërkohë që ai do të vazhdojë të strehojë edhe mbi 4000 të rinj që i  përkasin viteve të tjera të arsimit të lartë. Aktualisht kanë përfunduar përgatitjen në rreth 70% të godinave me lyerjen, dezifektimin si dhe pajisjen me dritare e dyer. Brovina thotë se edhe këtë vit, studentët do të akomodohen në dhoma me 3 persona. “Kapaciteti është 4200 studentë nga vitet e dyta e deri në  vitet e larta, ndërsa kapaciteti jonë për prurjet e reja është 1800 studentë të viteve të para. Nëqoftëse kemi dhoma me dy vende do t’i bëjme me tre. Aktualisht kemi 72% të dhomave me 3 veta, ndërsa 32% tjetër ngel me dy veta”- thekëson Brovina.

 

Ndrëtimet te ekonomiku

Universiteti i  Tiranës: Do të bojkotojmë provimet vjeshtës

Ndërtimet në ambjentet e fakultetit ekonomik po kthehen në një problem serjoz. Një problem i  cili mund të përfshijë dhe mijëra studentë. Ditën e djeshme nëpërmjet një proteste në ambjentet e këtij fakulteti, është kërcënuar nga ana e UT-s se do të merren masa drastike, deri në bojkotimin e sezonit të vjeshtës. “Universiteti i  Tiranës është i  vendosur që të mbrojë i nteresat e tij deri në bojkotimin e sezonit të provimeve të vjeshtës gjatë muajit shtator dhe proçesin mësimor, nëse kjo e drejtë vazhdon të shkelet”-thekësojnë drejtuesit e këtij fakulteti. Ky bojkot do të “djegë” studentët të cilët nuk do të munden të japin provimet e shtatorit. Problematika e godinës së Fakultetit të Ekonomisë është ngritur disa herë në media. Edhe në konferencën e shtypit me datë 16 Qershor, me rastin e përfundimit të vitit akademik që ka mbajtur Rektori i  Universitetit të Tiranës ka kërkuar zgjidhjen e çështjes. Kërkesa e fakultetit ekonomik është “Të zbatohet vendimi nr.6075 datë 30.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për:

  • Shfuqizimin e lejes së ndërtimit nr.131 dt.13.04.2004 të KRRT Bashkia Tiranë
  • Shfuqizimin e vendimit nr.456 dt.06.08.2003 “ Për rikonfirmimin e lejes së ndërtimit në favor të Shoqërisë “Emi” SH.P.K.
  • Shfuqizimin e vendimit nr.33 datë 17.03.2004 të KRRT të Bashkisë Tiranë “për rikonfirmimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit në favor të Shoqërisë “Emi” SH.P.K.)”

 

 

 

23 gushti

Bektashinjtë, përfundojn peligrinazhin në malin e Tomorit
Dita e djeshme i shte dita e përkujtimit për një nga figurat e nderuara të këtij besimi i slam, Abas Aliut.  Gjatë gjithë javës, peligrinë të shumtë kanë mbushur faqen e malit, duke u gdhirë në këtë zonë, pavarësisht vështirësive të shumta. Mijëra pelegrinë e kanë quajtur pjesë të detyrimit moral këtë sakrificë, duke qëndruar një javë në këtë vend, i  cili quhet i  shenjtë për besimtarët bektashinj.  Ceremonia, në këtë vend të shenjtë është përshëndetur edhe nga kryegjyshi Baba Mondi, i  cili ka uruar pjesëmarrësit për festën, ndërsa ka folur mbi rëndësinë e saj.  Besimtarët dhe peligrinët kishin ardhur nga të gjitha trevat e Shqiperisë dhe jashtë saj.  Kjo festë ka 23 vite që është kthyer në një ritual, ndërkohë që është bërë emergjente riparimi i  rrugës për në këtë vend të shenjtë dhe krijimi i  kushteve të nevojshme për jetesën e mijëra personave për disa ditë gjatë pelegrinazhit. Besohet se mbarësia e familjeve të tyre shtohet me këto vizita të vazhdueshme në malin e shenjtë të Tomorrit dhe duke marrë prej tij si suvenir copa gurësh, dheu dhe shenja të kurbanëve për t’i ruajtur në shtëpi.

 

 

CEZ: Në Pogradec nuk do të ketë më ndërpreje dritash

Qytetarët e Pogradecit nuk do të vuajnë më mungesën e energjisë elektrike. Sipas kompanisë CEZ Shpërndarje zëvendëismi i  një transformatori tek nënstacioni elektrik do të sjellë përmirësimin e nevojave të konsumatorëve. “Do të reduktohen ndërprerjet e energjisë me transformatorin 15 mega. Zgjidhja përfundimtare do të i shte transformatori 20 mega por ky është një projekt i  joni i  mëvonshëm. Transformatori i  ri do të arrijë të përballojë plotësisht kërkesën e qytetarit”,-thotë CEZ-i. Sakaq CEZ-it thekësoi se si pasojë e vendosjes së transformatorit të ri, qyteti i  Pogradecit dhe rrethinat do të qëndrojnë disa orë pa energji.