Mënyrat për t’u bërë i pasur

0
162

Bota është e pakufishme dhe një pjesë e madhe e saj po rritet edhe më shpejt sesa SHBA-ja. “Të gjitha të dhënat tregojnë për mundësi fitimi në shtatë shtete: Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Meksikë dhe në Korenë e Jugut”, – thotë Pran Tiku, presidenti i Peak Financial Management në Ualtham Masaçusets

 

rue Color ImageTë bëhesh i pasur është e vështirë por të përpiqesh ta arrish është e lehtë. ka shumë mënyra për të tentuar t’i kesh të gjitha, por një detaj i vogël rrëzon gjithçka. Agjencitë e huaja sugjerojnë disa këshilla.

Merrni kredi

Një mënyrë e shpejtë është të marrësh para hua për investimin tënd. Në SHBA kjo zakonisht bëhet nëpërmjet një llogarie me përqindje nga një firmë ndërmjetëse, por vende të ndryshme kanë mënyra të ndryshme. Tim Filips nga Philips&Co, (një firmë që menaxhon pasuritë në Portland) sugjeron se një hua e arsyeshme është një mënyrë me të cilën klientët mund të rrisin fitimet e tyre. Por duhet të tregohen të kujdesshëm. Kredia të sjell fitim nga para të cilat nuk i kishe fare, por sjell me vete edhe një rrezik të madh. Përdoruesit e huave me përqindje duhet të dinë se një rënie në vlerë e investimit, do të ndikoje direkt tek përqindja e huasë, duke sjellë nevojën për më shumë kapital. Investuesit që nuk mund të paguajnë, mund të falimentojnë.

Vlerësoni okazionet

Ashtu si thuhet nga një shprehje amerikane: të duash më të dobëtin mund të duket e vështirë, por ndonjëherë nga kjo fiton më shumë. Për këtë arsye Filips rekomandon që investuesit të kenë parasysh rastet e obligacioneve të huamarrjes si p.sh., obligacionet e nxjerra nga kompani që janë në prag të falimentimit ose aksione në bankë që kanë vlerën e pronave të paluajtshme. “Përpiqemi të gjejmë raste që bazohen tek intuita e fortë dhe tek përgjigje emocionale ekstreme”. Kjo është e rrezikshme sepse duhet të ketë një arsye se pse një investim është kaq i lirë, dhe nëse çmimi i ulët është një funksion ndjenjash dhe jo parimesh bazë, atëherë shlyerja mund të jetë mjaft e madhe.

Çdo firmë

Shumë investues ndjehen më të sigurt me diçka të njohur. Por fakti që del në treg nën një emër të panjohur nuk do të thotë fare se investimi nuk ishte i mirë. Kimel rekomandon që investuesit të gjejnë kompani të cilat rrisin të ardhurat me 20% ose më tepër në vit duke rritur përqindjen e fitimit me 5% ose më shumë. Vetëm pak kompani mund t’i përmbushin këto kritere, – thotë ai dhe është e vështirë t’i gjesh. Duhet të pranosh të kesh edhe kompani që nuk janë shumë të njohura, thotë Kimel. Fitimi që ato sjellin sigurisht që të ngroh më tepër sesa emri i ndonjë firme të madhe. Në fund të fundit doni të bëni emër apo para?

Eksploroni tregjet

Bota është e pakufishme dhe një pjesë e madhe e saj po rritet dhe më shpejtë sesa SHBA-ja. “Të gjitha të dhënat tregojnë për mundësi fitimi në shtatë shtete Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Meksikë dhe në Korenë e Jugut”, – thotë Pran Tiku, presidenti i Peak Financial Management në Ualtham Masaçusets. Dihet që ekziston rreziku në të gjitha këto tregje teksa qytetarët e këtyre vendeve e kuptojnë se po bëhen pjesë e ekonomive të sotme, por siç thotë Tiku është rrezik që ia vlen të merret. Nëse investuesit duan të shënojnë fitime afatgjata në kapitalin e tyre, ata duhet të investojnë në tregje që janë në zhvillim e sipër”, thotë ai. Ai rekomandon që investuesit të shkëmbejnë fonde ne treg ose të blejnë aksione nga kompanitë më të mëdha në secilin treg.

Merrni parasysh mallrat e konsumit të gjerë
Me një ekonomi botërore gjithnjë e ne rritje, edhe kërkesa për mallrat e konsumit të gjerë si vaji, pambuku e misri, do të vijë në rritje. Investuesit e vegjël mund të përfshihen në kërkesën globale në rritje të këtyre mallrave duke shkëmbyer fonde që do përfshijnë këto mallra. “India dhe Kina do të jenë kombe që do konsumojnë”, – thotë Tiku. Ai flet për projekte masive në infrastrukturë në vendet në zhvillim dhe për përhapjen e tendencës për t’u pasuruar nga njerëz që kanë vuajtur gjatë në varfëri. “Gjithçka flet për një rritje marramendëse”, – thotë ai. E gjitha kjo lidhet me planet afatgjata. Çmimet e mallrave të konsumit mund të jenë të paqëndrueshme në planin afatshkurtër për shkak të kushteve të paparashikueshme atmosferike, luhatjeve të rritjes së tregtisë dhe shkëmbimeve. Investuesit në planin afatgjatë duhet të tregohen të duruar në kapërcimin e vështirësive.

Studioje tregun

Sa më shumë të rrezikosh, aq më shumë punë do të kesh. Pasi të jesh menduar mirë do të zbulosh më tepër mundësi për të shtuar rrezikun dhe gjithashtu edhe fitimin në kapitalin tuaj. Këshilla e bosit të çelikut, Andrew Carnegie, ishte se s’ka problem nëse i fut të gjitha vezët në një shportë për aq kohë sa e ruan shportën me mjaft kujdes. Kur mund ta ruash shportën vetë është mjaft mirë, po kur nuk mundesh? Në këtë rast Phillips u sugjeron këtyre investuesve të gjejnë menaxherë parash të cilët mund të studiojnë tregun e të zgjedhin investimet.

Grumbulloni të ardhurat

Nëse ju do të doni t’i shpëtoni taksave dhe detyrimeve bankare, atëherë grumbulloni të ardhurat tuaja, në kushtet e shtëpisë. Në këtë mënyrë nëse ju doni lek kesh, në dorë, atëherë do ta keni shumë të lehtë për t’i marrë sa herë ju nevojiten. Nëse ju i kurseni të ardhurat tuaja, atëherë do të jetë një ndjesi pozitive që do ta kuptoni me kalimin e viteve. Por nëse ju nuk doni që të keni lekë kesh, por do të doni t’i depozitoni ato, atëherë drejtohuni nëpër banka me interesa të leverdishme.

Kërkoni për një rritje rroge

Nëse puna juaj nuk ju stimulon atëherë ajo do të bëhej e mërzitshme për ju dhe si rrjedhim burim stresi. Shumë njerëz ndjejnë se paguhen më pak se ajo që bëjnë. Por a kanë kërkuar ata ndonjëherë ndonjë rritje në rrogë? Nëse edhe ju përfshiheni në këtë kategori, sigurohuni që ta kërkoni në mënyrën e duhur. Sa më shumë të kërkosh, aq më i lartë do të jetë rezultati i arritur.

Sigurimi i kujdesit mjekësor

Detajet janë të vështira për t’u parashikuar, por një drejtim i caktuar është pashmangshmërisht i konceptueshëm. Kujdesi mjekësor sigurisht që ka qenë dhe mbetet një ndër interesat kryesore të njerëzimit. Patjetër që edhe zhvillimet më të mëdha politike parashikohen të jenë në drejtim të intensifikim të kërkimeve në fushën e mjekësisë dhe luftimit të sëmundjeve të ndryshme që rrezikojnë qenien njerëzore.

Merrni një këshillues biznesi

Blerja e një këshilluesi biznesi përfshin blerjen e të drejtave dhe sistemeve mbështetëse për të pasur në pronësi dhe operuar një biznes që ka qenë i dizenjuar, nga dikush tjetër. Është një mënyrë e zakonshme për të vendosur një biznes. Çdo vend përdor të njëjtin emër kompanie, sistemi operativ, procedurat e blerjes dhe sistemin menaxhimi, dhe përfitime nga fushata të përgjithshme reklamuese. Secili treg franshizë merr nivele dhe tipe të ndryshme mbështetje franshizë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency