Kisha e Shen Nikolles ne Kurjan apo kisha e kyr Joanit.

0
660

Nga Ilirjan Gjika

 

09-kult-Rrezikohen_nga_shembja_kambanoret_e_kishave_te_Voskopojes1 Kurjani eshte nje fshat i cili ben pjese ne Komunen me te njejtin emer dhe qe ndodhet ne pjesen juglindore te rrethit te Fieri, aty ku ndahet kufiri me rrethet e Beratit dhe Mallakastres. I permendur per kultivimin e ullinjve dhe vreshtarise, ai eshte i njohur edhe per liqenin artificial te ndertuar rreth 40 vjet me pare. Pikerisht ne Kurjan ne kodren me te larte te tij, aty ku syri te kap gjithe rrafshinen e Myzeqese, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastres, ndodhet nje nga kishat Bizantine me te vjetra ne Shqiperi. Aty e vetme, e rrethuar nga kurorat e ullinjve, kisha e Shen Kollit, me harqet e saj rrethore duket sikur ”deshmon” se, ketu eshte shkrire ne nje stil te vetem arkitektura kishtare e Lindjes me Perendimin.

2

Ne periferi te Kurjanit, gjendet mbi nje koder te vetmuar kisha e Shen Nikolles. E ndertuar me murature me tulla te kuqe dhe gure te skuadruar tek qoshet, (A.Meksi, Arkitektura mesjetare ne Shqiperi, Tirane 1983, fq.176), kjo faltore e ndertuar diku ne shekullin e XIV, i perket kryesisht stilin arkitektonik bizantin. E perbere nga naosi (salla) dhe narteksi (parasalla), kisha trekonkeshe e Shen Kollit dikur mbulohej nga nje qemer cilindrik tipik per kishat bizantine. Gjate shekujve kupola eshte shembur dhe sot eshte zevendesuar nga nje çati prej druri dhe tjegullash. Po keshtu, kishes i mungon edhe portiku i dikurshem qe ndodhej ne anen perendimore te saj, si dhe dy portike te tjere te vegjel qe mbulonin portat veriore dhe jugore te naosit. Nga ato kane mbetur vetem bazamentet dhe disa kapitele antike te stilit dorik (A.Meksi, po aty).

Ashtu si ne te gjitha kishat mesjetare qe ndodhen ne rajonin e Fierit edhe tek kisha e Kurjanit gjejme gure, kolona dhe mbishkrime te marra nga Apolonia ose qytetet e tjera antike aty prane. Pjese te tjera te kesaj faltoreje jane edhe tre absidat, ku ato ne murin verior dhe jugor jane me te vogla se ajo ne murin e anes lindore, kurse dyshemeja eshte shtruar me pllaka guri. Ne kete kishe shihet edhe ndikimi i stilit romanik qe e gjejme tek harku i portes jugore. Ky stil perendimor erdhi ne Shqiperi me pushtimet e mbreterise se Napolit gjate shekujve XI-XIV. Ne kete pike mund te themi se shtesat arkitektonike me ndikim perendimor, mund te jene bere nga ndikimi i Shen Nikolles, emrin e te cilit mban kjo kishe.

 

3

Shen Nikolla eshte nje nga te vetmit shenjtore qe nderohet njelloj nga te dyja kishat, si ajo katolike perendimore ashtu edhe nga ajo ortodokse lindore. (Kliti Kallamata, Ikona, Athine 1998 fq.112-113). Edhe kishat protestante e respektojne Shen Nikollen duke e imagjinuar ate ne imazhin e plakut te vitit te ri, Santa Klausit. Perpara se te shnderrohet ne shenjt dhe idhull i krishterimit, Nikolla ishte nje prift i perkushtuar ne provincen romake te Lidias ne Azine e Vogel. Shume shpejt ne saje te cilesive dhe aftesive qe zoteronte ai u be peshkop i Mires dhe u shnderrua ne nje figure autoritare te kishes. Me nje personalitet te tille Shen Nikollai mori pjese ne keshillin ekumenik te Nikese ne vitin 325, qe ishte forumi i pare i autoriteteve me te larta te kishes. Ne kete koncil ai ju kundervu doktrines se priftit Arius, duke u rreshtuar ne krahun e autoriteteve me te larta kristiane.

Nikolla vdiq ne vitin 343 ne Patara, ne qytetin e lindjes dhe u varros ne Mira, ne kishen ku sherbeu, e cila mori emrin e tij. Shume shpejt varri i Shen Nikolles u be vend pelegrinazhi, pasi figura e tij nisi te konsiderohej si mbrojtes i marinareve, tregtareve dhe udhetareve (K.Kallamata, po aty). Ne kete forme kulti i Shen NIkolles si demostrues i padrejtesive, mbrojtes i njerezve ne nevoje dhe i perkushtuar ndaj atyre qe e therrisnin per ndihme, u perhap krahas lindjes edhe ne Europen Perendimore. Ne fillim te shekullit te XI, pikërisht ne vitin 809 Mira u pushtua nga kalifi arab Harun Al Rashidi. Ne vitin 1034 Arabet e shkaterruan kishen e Shen Nikolles duke rrezikuar te prishnin edhe varrin e tij. Gjate periudhes se kryqezatave, ne vitin 1089 me iniciativen e Peshkopit te Barit Urso, u be transferimi i eshtrave te tij, ku ne pranine e Papa Urbanit te II-te, eshtrat e Shen Nikolles u rivarrosen ne Bari. Ketu ai u shpall mbrojtes i qytetit dhe per nder te tij u ndertua edhe Bazilika e e Shen nikolles, qe eshte sot nje nga kishat me te famshme dhe me te njohura te Barit.

Pikerisht adhurimi ndaj figures se tij mund te kete qene shtysa qe Normanet e Napolit te kene meremetuar kishen e Kurjanit.

Nderkohe qe, njihet fakti qe gjate periudhes se pushtimeve te tyre ne Shqiperi, Normanet moren nen mbrojtje shume kisha dhe manastire, duke u kujdesur per mirembajtjen dhe meremetimin e tyre. Shembulli me tipik eshte kisha e Shen Merise se Apolonise. E ndodhur vetem 20 km ne perendim te Kurjanit ajo ka si pjese te saj nje portik te bukur romanik te ndertuar nga normanet, ndoshta siç aludohet ne kohen e pushtimeve te Robert Guiskardit, në vitet 1081-1085.

 

4

Ne vitin 1956 nje ekspedite studimore e Universitetit te Tiranes dhe Institutit te Historise beri nje nga zbulimet me interesante dhe me te rendesishme ne brendine e kesaj kishe, sic ishte fakti se afresket e saj ishin pikturuar ne vitin 1578 nga piktori ikonograf Nikolla, biri i Onufrit dhe ndihmesi i tij Joani. Mbishkrimi qe vertetoi kete fakt u publikua nga studjuesi i ikonografise bizantine Theofan Popa, ne librin e tij ”Mbishkrime te kishave te Shqiperise”

Pikerisht teksti i ketij mbishkrimi te shkruar ne greqishten bizantine ishte nje thirrje ne forme lutjeje qe i drejtohej famulltarit. Ja se cthuhej ne te: “Kur te ngresh duart para perendise o meshtar, me permend edhe mua me -katarin dhe te paditurin Joanin me Nikollen…

Pas ketij zbulimi, afresket e kishes se Kurjanit u bene objekt studimesh nga ana e Institutit te Monumenteve te Kultures, i cili e shpalli ate ne vitin 1963 monument kulture.

Pikerisht per pikturat murale te kesaj kishe, dy studjueset e njohura Viktori Puzanova dhe Dhorka Dhamo ne nje artikull studimor per pikturen monumentale, te botuar ne revisten ”Studime Historike” II, ne vitin 1967, theksojne se: Afresket e hershme te kishes se Kurjanit i perkasin stilit bizantin me tendenca te tradites vendase. Kjo shihet ne disa skema si psh: tek kungimi i Marias prej Zosimese. Gjithashtu sipas tyre afresket e Kurjanit paraqesin figura me perpjestime te vogla dhe motive ornamentale.

Por vitet e fundit eshte hedhur nje teze interesante rreth toponimit Kurjan. ne librin e tij ”Nga paleologet tek Muzakajt”, Prof. Pellumb Xhufi aludon per fshatin Kurjan-kyr Jani, ku ndodhet edhe nje kishe e vjeter bizantine ( P. Xhufi. Nga Paleologet tek Muzakajt. Shtepia Botuese 55. Tirane 2009.fq 215). Keshtu kemi nje hipoteze e cila na ndihmon ta ”lidhim” ndertimin ose restaurimin e kesaj kishe me kyr Janin apo te perkthyer ne shqip zotin Joan, i cili mund te kete qene nje nga nepunesit e larte te administrates bizantine. Po tek i njejti liber, Pellumb Xhufi na tregon se Qefali i Beratit, pra kapiten apo mekembes te perandorit bizantin kane qene dy persona me emrin Joan. I pari ne vitin 1277 ka qene Joan Paleologu, vella i perandorit Mihal VIII Paleolog, ndersa i dyti ka qen ne vitin 1314 Joan Pinkerni ( P Xhufi. Po aty. fq 53-57 ). Ndoshta periudha e qeverisjes se Joan Pinkernit daton edhe me mendimin e specialisteve se kisha e Kurjanit eshte ndertuar ne shekullin e XIV ( Aleksander Meksi. Arkitektura Mesjetare ne Shqiperi. Shtepia Botuese 8 Nentori. Tirane 1983. fq 178 ). Pra, fshati mund te kete marre emrin nga kisha e shen Nikolles, qe ngriti apo meremetoi aty kyr-Joani apo kyr-Jani. Po keshtu nje tjeter fakt interesant na vjen perseri nga Apolonia fqinje. Ne murin verior te kishes se Shen Marise se manastirit te Apolonise, ne nje mur qe lidh kete faltore me paraklisin e Shen Mitrit, ndodhet nje fragment pikture me nje mbishkrim qe flet per Kalien dhe Sebastokratorin Joan, ku jepet dhe viti 1292. Ndoshta studimet me te plota do te na tregojne per te njejtin njeri, qe kreu punime ndertuese ne Apoloni dhe Kurjan. Sipas ketyre gjasave ai ka qene Joan Paleologu, vellai i perandorit MIhal VIII, i cili qendroi ne krye te despotatit te Beratit ne vitet 1282-1294.

Nderkohe qe dihet kujdesi ndaj institucioneve kishtare dhe veprimtaria ndertuese e kishave te reja nga perandoret dhe zyrtaret e larte bizantine. Keshtu beni edhe perandori Andronik II Paleolog me rindertimet e tij tashme te dokumentuara ne territorin e Beratit pas fitores mbi anzhuinet ne vitin 1282, ne manastiret e Perondise ( Berat ), Ardenices ( Lushnje ) dhe Apolonise ( Fier ). Sidoqofte enigmat e kishes se Kurjanit tashme mund te intrigojne çdo studjues te fushes dhe te apsionuarit pas disiplines se historise.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency