Flori dhe Elvana ‘djegin’ Tiranën

0
158

elvanafloriFlori Mumajesi dhe Elvana Gjata kanë ‘djegur’ Tiranën. Shumë selektivë në përzgjedhjen e vendeve ku këndojnë, ata këtë herë vendosën të kënaqin fansat e kryeqytetit, që janë vërtet të shumtë. Ashtu siç pritej, dyshja Flori – Elvana realizuan një performancë të rrallë, duke bërë që publiku i pranishëm në ‘Lollipop Summer’ të kalonte në ekstazë. Show filloi me performancën e grupit kosovar “Kaos”, me të cilët Elvana dhe Flori kanë bashkëpunuar së fundmi. Djemtë ia dolën të çonin pluhur me këngët e tyre, duke e çuar publikun të kërcejë. Më pas skenën e zaptoi Elvana, e veshur me të bardha, një veshje që ia ekspozonte format e trupit dhe që e bënte të dukej shumë seksi. Këngëtarja e suksesshme kishte zgjedhur hitin “Kudo që jam” si performancë të parë, për të treguar se, edhe pse në kryeqytet ku këndon rrallë, ajo ishte e sigurt në suksesin që do të merrte e që në fakt e mori. Një vullkan i vërtetë, Elvana Gjata, nën shoqërinë e instrumentistëve dhe DJ Andy Gramm, ia doli të ngrinte peshë publikun e pranishëm me performancën ‘live’. Pas Elvanës, publiku priti me ovacione dhe shumë duartrokitje Flori Mumajesin, i cili tashmë është ndër emrat më të dashur e më të kërkuar të muzikës shqiptare. Kantautori fantastik, që nuk njeh dështim, tregoi vlera shumë të mira vokale. Edhe pse hyrja për të parë Elvanën dhe Florin kërkonte një pagesë ‘të shtrenjtë’ krahasuar me koncertet e tjera të organizuara në Tiranë, ambientet e “Lollipop Summer” në Tiranë nuk ishin mbushur kurrë asnjëherë aq sa natën e së enjtes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency